Log in
X

Company Name

“Trafiku Urban” Prishtinë

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Zyrtar/e për Auditim të Brendshëm

Zyrtar/e për Auditim të Brendshëm

Information

Publish Date

02.02.2019

End Date

18.02.2019

Categories

Ekonomi

Job Places

Prishtinë

Job Description

N.P.K “Trafiku Urban” SH.A., në bazë të nenin 25 paragrafi 2 pika (h) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Nr. 03/L-087, ndryshim plotësimin e Ligjit për NP-të Nr.04/L-111 neni 13, vendimin e Komisionit të Auditimit nr.319 të datës 01.02.2019 shpall këtë:

K  O  N  K  U  R  S

Pozita e punës: Zyrtar/e për Auditim të  Brendshëm (1 pozitë).
Kohëzgjatja e kontratës: 3 vite, me mundësi vazhdimi.
Orari i punës: I plotë.
Vendi: Prishtinë

Detyrat e përgjithshme:

Bartësi i vendit të punës mbikëqyre dhe koordinon aktivitetet e auditimit,  të buxhetit , të hyrave, shpenzimet, prokurimit, depos, stafit dhe aktiviteteve operative që njësitë menaxhuese të ndërmarrjes   i realizojnë gjatë aktiviteteve operative në menaxhimin e N.P.K “Trafiku Urban” SH.A.

Vlerëson efektivitetin e punës dhe zbatueshmërinë konform me procedurat dhe rregullat e Trafikut Urban .

Bartësi i vendit të punës i raporton Komisionit të Auditimit. 

Detyrat specifike dhe përgjegjësitë:

  • Aplikon sistemin e kontrollit-auditimit të brendshëm të pranueshëm dhe të efektshëm,
  • Të vëzhgojë dhe të kritikoj politikat dhe praktikat që kanë të bëjnë me kontabilitet, procedurat, administratën dhe ruajtjen e mjeteve dhe të pasurisë së TU.
  • Siguron që aktivitetet e TU të jenë në harmoni me Statutin dhe aktet tjera rregullative, ligjore dhe urdhëresat nga menaxhmenti.
  • Monitoron  dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të Aksionarëve, Bordit të Drejtorëve dhe Komitetit të Auditimit të TU-së në linjë me objektivat e Menaxhmentit.
  • Kryen kontrolla të brendshme sipas planit të Auditimit të Brendshëm të aprovuar  nga Komisioni i Auditimit.
  • Diskuton rezultatet e auditimit të kryer me personin përgjegjës të departamentit apo njësisë dhe jep këshilla-udhëzime rreth veprimeve që duhet ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes.
  • Përpilon raporte të shkruara dhe i’a paraqet për aprovim Komisionit të Auditimit të Trafikut Urban   me qëllim të përcjelljes së mëtutjeshme të tyre tek përgjegjësit e departamenteve apo njësive të audituara.
  • Përgatitë raport mujor, vjetor rreth punëve  operative të Auditimit të brendshëm të TU.
  • Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat nga fushat e ndryshme të veprimtarisë  më qëllim të arritjes së një vlerësimi objektiv
  • Analizon praktikat dhe procedurat e kontabilitetit të Trafikut Urban  si dhe propozon modifikimin apo përshtatjen e tyre sipas standardeve të kontabilitetit në vend.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Kryeshefi dhe Komisioni i Auditimit të Trafikut Urban.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Të përmbushë kriteret për zyrtarë të ndërmarrjes sipas nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Ndërmarrjet Publike;
  • ZAB duhet të posedojë diplomë universitare nga Fakulteti Ekonomik;
  •  Të jetë ekspert i certifikuar në kontabilitet sipas Ligjit;
  • Duhet të ketë përvojë të punës së paku 3 vite në pozita të larta udhëheqëse apo menaxhuese;
  • Njohja e mirë e ligjeve dhe rregulloreve ne fuqi, me theks në Ligjin për NP, Ligjin për Shoqëritë Tregtare si dhe ligjet të tjera që kanë të bëjmë me kontrollin e brendshëm dhe menaxhimin e financave;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohja e  gjuhës angleze në shkrim dhe në të folur;
  • Aftësi organizative dhe koordinuese;
  • Preferohet  të ketë certifikata të trajnimeve gjatë karrierës;

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidati, duhet t`i dorëzoj këto dokumente në formë të skanuar në email: punesimi@trafikurban-pr.com;

  1. Aplikacioni për punësim (shkarkohet nga web-faqja e TU-së http://www.trafikurban-pr.com/shq/job-aplikacioni-shq.html;
  2. Një deklaratë nën betim të nënshkruar nga kandidati se i plotëson kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.1 dhe nenit 17.2 (forma mund të shkarkohet nga ueb faqja e TRAFIKUT URBAN  http://www.trafikurban-pr.com/shq/job-deklarata-shq.html ;
  3. Letër motivuese;
  4. Dëshmi mbi shkollimi;
  5. Certifikatë si ekspert i kontabilitetit sipas ligjit;
  6. Dëshmi mbi përvojën e punës;
  7. Kopja e letërnjoftimit;
  8. Kandidati së bashku me aplikacionin duhet të dorëzojnë edhe vërtetimin nga gjykata kompetente se i njëjti nuk është nën hetime – jo më të vjetër se 6 muaj.

-Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.

Informata të përgjithshme:

  • Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët pa dallim.
  • Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.

Mënyra e Aplikimit:

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes e-mailit: punesimi@trafikurban-pr.com.

Konkursi është i hapur nga data 02.02.2019  dhe përfundon më datë 18.02.2019 në ora 24:00.

Vërejtje: Dokumentet e pa kompletuara, të pa skanuara dhe të pa nënshkruara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen.

Kryesuesi i Komisionit të Auditimit
Genc Broqi 
_______________________

Prishtinë, më 01.02.2019

Expired

Share

Advertising