Log in
X

Company Name

GROUPER

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Digital Marketing Specialist, Agjent I Shitjes, Web Administrator & Customer Support, Social Media Ads Manager, Graphic Designer

Digital Marketing Specialist, Agjent I Shitjes, Web Administrator & Customer Support, Social Media Ads Manager, Graphic Designer

Information

Publish Date

31.01.2019

End Date

14.02.2019

Categories

Programer | IT & Dizajn

Job Places

Prishtinë

Job Description

Informata të përgjithshme rreth GROUPER-it :

“GROUPER” është platforma e parë e blerjes grupore në rajon, e themeluar në janar të vitit 2011 e cila transformoi tregun e tregtisë elektronike dhe u bë i njohur si kreu i tregtisë elektronike në  Rajon. Dhe tani po vjen edhe në Kosovë, duke filluar operacionet e tij në gjysmën e dytë të vitit 2019. Aplikoni dhe bëhuni pjesë e një ekipi të pasionuar, i gatshëm të sjellë ofertat më të mira për: bukuri, restorante, palestër, koncerte, produkte, shëndetësi, udhëtime dhe shumë më tepër dhe të gjitha me çmime të parezistueshme.

Çfare ofrojme:

  • Kulturë kreative dhe të hapur për rritje dhe zhvillim
  • Trajnime për aftësi të reja dhe njohuri të përditësuara
  • Kompenzim solid

 Pozitat e hapura:

  1. Digital Marketing Specialist
  2. Agjent I Shitjes
  3. Web Administrator & Customer Support
  4. Social Media Ads Manager
  5. Graphic Designer

 

1. Pozita: Digital Marketing Specialist

Çfarë kërkohet nga ju:

  • Përvojë pune të dëshmuar si Specialist apo Menaxher në Marketing Digjital
  • Njohje e programeve të editimit
  • Përvojë me parimet e komunikimit visual
  • Njohje e sistemeve për dizajne dhe menaxhim të webfaqeve
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të menaxhimit të projekteve
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimint verbal dhe të shkruar
  • Diploma në Marketing, Media Digjitale apo fushë tjetër është plus

Punët që do të kryeni:

  • Dizajnoni kampanja për media digjitale në përputhje me qëllimet e kompanisë
  • Koordinoni dhe zbatoni krijimin e përmbajtjeve digjitale sikurse newsletters, blogjeve, njoftimeve për shtyp, reklama për rrjete sociale dhe podcaste)
  • Zhvilloni kampanja në përputhje me librim dhe udhëzimet e brendit Grouper
  • Menaxhoni projekte digjitale end-to-end
  • Përmirësoni të dhënat në webfaqen tonë që të rritni njohjen e brendit
  • Ruani ndikimin si kompani e fortë online përmes rrjeteve sociale
  • Sygjeroni dhe implementoni metoda të marketingu që të rritni profitet e kompanisë
  • Monitoroni ROI-të dhe KPI-të
  • Rrini në hap me kohën me zhvillimet e reja nëpër media digjitale

Si të aplikoni? Na dërgoni me email CV-në dhe një letër motivuese në

support@grouperkosovo.com. Përshkrimii i emailit duhet të jetë“Aplikim për punë: Digital Marketing Specialist”

 

2. Pozita: Agjent I Shitjes

Jemi duke kërkuar agjentë që të bashkohen me ekipën tonë të re Grouper Kosova. Nëse je një person me aftësi të shkëlqyera komunikimi, dëshironi të bashkëpunoni dhe negocioni me njerëz, atëherë ju mund të bëheni super agjenti ynë!

Çfarë kërkohet nga ju:

  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe të shkruar
  • Aftësi të shkëlqyera të negocimit
  • Fleksibilitet dhe përshtatje me personalitetet e ndryshme të klientave
  • Ruajtje të mardhënies profesionale me klientë
  • Të jeni të orientuar drejt arritjes së targeteve të Grouper-it
  • Aftësi pune nën presion dhe nën afat të shkurtër
  • Njohjei të shkelqyer të Gjuhës Angleze
  • Aftësi të punës në grup

Punët që do të kryeni:

  • Kontaktoni klientë potencialë dhe aranzhoni takimet
  • Negocioni dhe krijoni oferta promocionale sipas qëllimeve dhe preferencave të klientave
  • Nënshkruani kontrata me biznese
  • Të jeni gjithmonë në kontakt dhe të bashkëpunoni me klientët aktual
  • Varësisht nga aftësitë tuaja, ju mund të përfshiheni në punët tjera gjithashtu.

Si të aplikoni?

Na dërgoni me email CV-në dhe një letër motivuese në support@grouperkosovo.com. Subjekt-i i emailit duhet të jetë“Aplikim për punë: Agjent I shitjes”

Në email duhet të bashkangjitni:

  • Sygjeroni 2 propozime të marrëveshjes me 2 kompani që do të donit t’I kishit klientë
  • Paramendoni se jeni një agjent I shitjes në Grouper. Ne jemi një restaurant I sapohapur. Na dërgoni në email një ftesë për bashkëpunim

Aplikuesit që do të bashkangjesin këto dy shtesa kanë përparësi..

 

3. Pozita: Web Administrator & Customer Support

Çfarë kërkohet nga ju:

  • Përvojë pune në mbështetje ndaj klientit ose përfaqësues I shërbimit ndaj klientëve
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me telefon dhe dëgjimi
  • Aftësi përshtatjeje ndaj personaliteteve të ndryshme
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, shkrimit dhe prezentimit
  • Aftësi bazike të Adobe Photoshop
  • Aftësi për kryerjen e disa përgjegjësive njëherësh, vënie të prioriteteve dhe menaxhim efektiv të kohës.

Punët që do të kryeni:

  • Menaxhoni platformën kryesore për marrëveshjet ditore dhe databazën e përdoruesve
  • Pregaditni marreveshjet ditore në platformën kryesore
  • Pregaditni materialet e shkruara dhe vizuale për çdo marrëveshje ditore
  • Menaxhoni kuponët e klientave me email
  • Menaxhoni thirrjet telefonike
  • Identifikoni dhe ndihmoni në nevojat e klientëve që të arritni rezeulate të dëshiruara
  • Ndërtoni marrëdhënie të qëndrueshme dhe të besueshme me klientë përmes komunikimit të hapur dhe interaktiv
  • Jepni informacione të sakta, valide dhe të kompletuara duke përdorur mjetet dhe metodat e duhura
  • Trajtoni me kujdes ankesat e klientëve, ofroni zgjidhje dhe alternative të sakta brenda afatit të caktuar kohor; jini në kontakt për tu siguruar për zgjidhjen
  • Mbani te dhëna për ndërveprimet me klientë, përpunoni llogaritë e klientëve dhe ndani dokumetet në dosje
  • Ndiqni procedurat e komunikimit, udhëzimet dhe politikat e veprimit
  • Mundoheni sa më shumë që klientët të ndahen sa më të kënaqur
  • Kryeni të gjitha punët që jua caktojnë personat përgjegjës, të cilat lidhen me pozitën tuaj

Si të aplikoni? Na dërgoni me email CV-në dhe një letër motivuese në support@grouperkosovo.com. Subject-i i emailit duhet të jetë“Aplikim për punë: Web Administrator & Customer Support

 

4. POZITA: Social Media Ads Manager

Çfarë kërkohet nga ju:  

  • Përvojë pune të dëshmuar në marketingun e rrjeteve sociale apo specialist I medias digjitale
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi, shkrimi, editimi (fotografi, video, tekste), prezentimi
  • Përvojë të demonstruar në marketingun e rrjeteve sociale dhe njohuri të programeve analitike të rrjeteve sociale
  • Njohuri të marketingut online dhe kanaleve të marketingut gjithashtu
  • Qasje pozitive ndaj klientëve dhe aftësi të mira organizative
  • Njohje e Gjuhes Angleze
  • Diplomë në marketing, biznes, gazetari apo marrdhënie me publikun

Punët që do të kryeni:

  • Krijoni dhe ekzekutoni strategji marketingu për rrjete sociale përmes hulumtimeve në platforma te ndryshme, identifikim dhe komunikim me audiencën
  • Nxirrni, editoni, publikoni dhe shpërndani përmbajtje që krijojnë lidhje me publikun dhe nxitin në veprim.
  • Krijoni reklama në platformën Facebook Ads Manager per Facebook dhe Instagram
  • Krijoni targete strukturale për Facebook Ads
  • Krijoni postime në Instagram
  • Aranzhoni faqet e kompanive të ndryshme në secilën platformë që të përmirësoni dukjen e përmbajtjes së rrjeteve sociale të kompanisë
  • Menaxhoni
  • Krijoni kalendarin për redaktim dhe shpërndarje
  • Bëni përmirësime të vazhdueshme duke analizuar të dhënat dhe hulumtimet e duhura dhe veproni në bazë të informacioneve të mbledhura
  • Bashkëpunoni me departamentet tjera (shërbimi ndaj klientëve, shitja etj) për menaxhim më të mirë, identifikoni gjërat kryesore dhe koordinoni veprimet

Si të aplikoni? Na dërgoni me email CV-në dhe një letër motivuese në support@grouperkosovo.com. Subject-i i emailit duhet të jetë“Aplikim për punë: Social Media Ads Manager

 

5. POZITA: Graphic Designer

Ne jemi në proces të krijimit të ekipës sonë. Nëse keni sy të mprehtë për detaje, ju mund të jeni “ninxha” ynë grafik

Çfarë kërkohet nga ju:

  • Njohje të programeve dhe teknologjisë së dizajnit (sikurse Adobe Suite: Illustrator, Fotoshop, InDesign)
  • Njohuri të rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram
  • Njohuri të programeve për editim të videove do të konsiderohet si përparësi
  • Diplomë në Dizajne, Art Bashkëkohor apo fushë e ngjajshme konsiderohet si përparësi

Punët që do të kryeni:

  • Krijoni koncepte bazuar në kërkesat e kompanisë
  • Dizajnoni dhe përshtatni në gjuhë dhe madhësi të ndryshme
  • Dizajnoni fotografi në përputhje me konceptin e Grouper
  • Pregaditni skica dhe shfaqni idetë tuaja
  • Ilustroni, krijoni logo dhe dizajne tjera përmes programeve të ndryshme
  • Pregaditni lloje të ndryshme të fotografive për rrjetet sociale dhe për webfaqen
  • Fotografoni dhe editoni materialet e nevojshme
  • Krijoni prezentime vizuale për disa nga kampanjat e marketingut të realizuara nga kompania
  • Identifikim dhe implementim i trendeve të reja me metoda të reja
  • Krijoni fotografi për printim

Si të aplikoni? Na dërgoni me email CV-në dhe një letër motivuese në support@grouperkosovo.com. Subject-i i emailit duhet të jetë“Aplikim për punë: Graphic Designer

Aplikacionit ia bashkangjitni një banderolë të cilën do t’a dizajnoni ju vetë me të:

  • Dimenzionet e banderolës: 1140x100 px
  • Formati: .png
  • Tema: Grouper pregadite një kampanjë për: "Ofertat më të mira të vikendit nga Grouper-i". Grouper-I do të publikojë ofertat më të përshtatshme me çmime speciale në vikend dhe për vetëm 48 orë. Na e tregoni kreativitetin tuaj me një dizajn sa më të përshtatshëm për këtë iniciativë.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook