Log in
X

Company Name

Open Data Kosovo

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Udhëheqës Teknik / Technical Leads (14)

Udhëheqës Teknik / Technical Leads (14)

Information

Publish Date

30.01.2019

End Date

14.02.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

14 Udhëheqës Teknik / Technical Leads

Data e publikimit: 30 Janar 2019
Data e mbylljes: 14 Shkurt 2019

Thirrje për shprehjen e interesit për angazhiminin e katërmbëdhjetë (14) udhëheqësve teknikë për mbështetje teknike të nxënësve në Shqipëri dhe studentëve në Kosovë në periudhë afatshkurtër, në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian "Edukimi i Hapur për TIK për Punësueshmërinë e të Rinjëve"

Nr. i referencës së publikimit: CNP02
   Autoriteti kontraktues
   Open Data Kosovo
   Rr. Ganimete Terbeshi 26A, Aktash I, Prishtina, Kosova

Qëllimi i thirrjes

Qëllimi i kësaj thirrje është kontraktimi i katërmbëdhjetë (14) udhëheqësve teknikë të cilët kanë për detyrë të ofrojnë mbështetje teknike nxënësve në Shqipëri dhe studentëve në Kosovë rreth leksioneve online në fushën e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit. Këto leksione janë të vendosura në platformën e hapur të edukimit “Kursori”, dhe janë në gjuhën shqipe. Dy (2) udhëheqës teknik do të jenë të angazhuar në njërën prej 7 shkollave të synuara, siç parashikohet në projekt si në Kosovë dhe në Shqipëri. Periudha e zbatimit të këtij aktiviteti është 12 muaj, ku çdo udhëheqës teknik do të ofrojë mbështetje një herë në javë në shkollat që u janë caktuar.

   Siç është paraparë në projekt, aktivitetet do të kryhen në secilën prej 7 shkollave/universiteteve të targetuara në Kosovë dhe Shqipëri.

Shkollat e synuara në Kosovë janë:

  • Universiteti i Prizrenit "Ukshin Hoti" - Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
  • Universiteti i Pejës "Haxhi Zeka"

Shkollat e synuara në Shqipëri janë:

  • Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka" Lezhë
  • Katër (4) shkolla të mesme në rrethin e Kurbinit (Mamurras, Lac, Gorre, Milot).

Detajet e detyrës janë përcaktuar në Shtojcën I - Termat e Referencës (ToR)

Përshkrimi i përgjithshëm i procedurës së përzgjedhjes

  • Personat fizikë ftohen të paraqesin shprehje interesi në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë thirrje. Autoriteti kontraktues do të hartojë një listë me kandidatë potencial që respektojnë kriteret e përcaktuara në Aneksin I - Termat e Referencës (ToR)
  • Autoriteti kontraktues do t'i caktojë ekspertët në detyrë në bazë të aftësive, përvojës dhe njohurive të nevojshme dhe në përputhje me parimet e mosdiskriminimit, trajtimit të barabartë dhe mungesës së konfliktit të interesave.
  • Çdo aplikacion i papërfunduar do të përjashtohet nga vlerësimet e mëtejshme.

Dokumentet e thirrjes:

Dokumentet e mëposhtme janë aneksuar në thirrje dhe janë pjesë përbërëse e tij:

  • SHTOJCA I - Termat e Referencës (ToR)
  • SHTOJCA II - CV e formatit Europass
  • SHTOJCA III - Lista e përvojave profesionale
  • SHTOJCA IV - Deklarata e nderit
  • SHTOJCA V - Deklarata e ekskluzivitetit dhe disponueshmërisë

Si të aplikoni:

Aplikimi mund të jetë në gjuhën shqipe apo në gjuhën angleze dhe të përmbajë këto dokumente:

  • Letër motivuese.
  • Çertifikata/diploma relevante të përmendura në CV duhet të bashkangjiten.
  • CV me referenca të mëparshme të punës të plotësuar në formularin Europass (Aplikuesi duhet të përdorë modelin e bashkangjitur në këtë thirrje - Shtojca II)
  • Lista e përvojës profesionale (Formulari është i bashkangjitur si Shtojca III)
  • Deklarata e nderit e nënshkruar (Formulari është bashkëngjitur si Shtojca IV)
  • Deklarata e ekskluzivitetit dhe disponueshmëria e nënshkruar (Formulari është bashkangjitur si Shtojca V)

Për çdo pyetje apo paqartësi rreth Termave të Referencës në këtë thirrje, ju mund të parashtroni pytje deri më datë 11.02.2019, ora 17:00 përmes email info@opendatakosovo.org me subjekt: Kërkesë për informatë - ToR për Udhëheqës Teknik

Aplikimi bëhet përmes email dhe në subjekt duhet të shënohet si në vijim: Aplikim për punë - Udhëheqës Teknik, dhe cili nga qytetet është më i përshtatshëm për ju për të punuar. (Prizren, Pejë, Mamurras, Laç, Lezhë, Gorre, Milot) jo më vonë se data 14.02.2019, ora 17:00, të dërgohen me postë elektronike (e-mail) në jobs@opendatakosovo.org.

Autoriteti kontraktues rezervon të drejtën të kërkojë informata / sqarime shtesë ose ndonjë dokument tjetër që mundëson verifikimin e kapacitetit dhe përvojës profesionale të kandidatëve.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për fazën intervistuese.

Expired

Share

Advertising