Log in
X

Company Name

Komuna e Pejes

Phone Number

Company Place

Pejë

Drejtor në Bordin e Drejtorëve të N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A

Drejtor në Bordin e Drejtorëve të N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A

Information

Publish Date

22.01.2019

End Date

14.02.2019

Categories

| Administratë

Job Places

Pejë

Job Description

Në bazë të dispozitave të nenit 16 të Ligjit nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike, Komisioni Komunal i Aksionarëve të Stacionit të Autobusëve në Pejë SH.A. Pejë, merr Vendim për të perseritur publikimin e Konkursit nr.01.11/01-0150476/18 të datës 15.11.2018, andaj e publikon serish këtë:

KONKURS

Pozita: Drejtor në Bordin e Drejtorëve të N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Pejë.

Numri i pozitave: 4

Kohëzgjatja e mandatit: 3 vite

Vendi i punës:Pejë

Detyrat dhe përgjegjësitë e Bordit të Drejtorëve

  • Administron dhe ushtron mbikëqyrje të vazhdueshme dhe rigoroze, në veçanti, të veprimtarisë së zyrtarëve të N.P.L.dhe merr vendime përN.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Pejësipas kompetencave të përcaktuara në Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Statutin eN.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Pejë.
  • Zgjedhë, zëvendëson, shkarkon Kryeshefin Ekzekutiv tëN.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Pejë.
  • Zgjedhë dhe emëron zyrtarët në N.P.L.
  • Miraton Planin, Raportin e Punës dhe Raportin Financiar tëN.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Pejëpër periudha të caktuara kohore dhe njëherazi rekomandon për miratim këto raporte tek KKA dhe Kuvendi Komunal.
  • Miraton dokumentet si: Statutin, Skemën organizative dhe sistematizimin e vendeve të punës etj.
  • Propozon ndërmarrjen e hapave të ndryshëm për administrim sa më të mirë N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Pejë
  • Për punën e vet, Bordi i përgjigjet KKA-së dhe Kuvendit të Kosovës.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diploma e fakultetit ose ekuivalente lidhur me trajnimin dhe përvojën.
  • Të ketë së paku 5 (pesë) vite përvojë në nivel të lartë të menaxhimit në fushën e administrimit të biznesit, financa të korporatave, financa, menaxhim të thesarit, banka, konsulencë në biznes ose industri ose nga një fushë tjetër e shkencës dhe njohurisë e cila ka të bëjë  me veprimtarinë afariste të N.P-së

ose

për së paku 5 (pesë) vite të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të N.P-së;

  • Drejtori në Bordin e Drejtorëve tëN.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Pejëduhet të jetë person me integritet të dëshmuar i cili i plotëson kushtet e parapara me dispozitat e nenit 17.1 m, 17.2, 17.3, 17.4 dhe 17.4 a) të Ligjit nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike, gjegjësisht Ligjit mbi Ndryshim-Plotësimin e Ligjit nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publiketë ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111 dhe Ligjin Nr. 05/L-009.

Njohja e gjuhëve të huaja dhe e punës mekompjuter do të konsiderohen përparësi.

Kandidatët e interesuar për këtë pozitë, kërkesës për punësim duhet t’i bashkëngjisin:

  • CV me shembuj të qartë për të arriturat në punë
  • Certifikatën e lindjes
  • Dëshmi për shtetësinë e Kosovës (kopjen e letërnjoftimit apo pasaportës)
  • Përgatitjen shkollore (diplomadhe kualifikimet profesionale)
  • Dëshmi për përvojën e punës
  • Certifikatën që nuk është nën hetime,jo më të vjetër se 6 muaj
  • Letrën e motivimit
  • Deklaratën me shkrim se i plotëson kushtet e parapara sipas nenit 17.1 dhe 17.2 të Ligjit nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike.Aplikanti personalisht duhet ta plotësojë dhe nënshkruaj me datë deklaratën nën betim ku pohon që i përmbushë aspektet e pranueshmërisë, pavarësisë dhe  profesionalizmit. Çdo keqinterpretimmaterial, pa qëllim apo nga neglizhenca, apo ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e lartpërmendur, do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.

Dokumentacioni i kërkuar dorëzohet në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve në Komunën e Pejës (ndërtesa e Administratës) ose përmes postës.

Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik.

Aplikacionet e pranuara pas afatit dhe aplikacionet që u mungojnë dokumentet relevantenuk do të merren parasysh ngaKomisioni Komunal i Aksionarëve.

Vërejtje shtesë:

Ky proces rekrutimi do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Emërime të Larta. Kështu që kandidatët informohen që emrat, poentimet dhe kualifikimi si “kandidatë që mund të emërohen” i kandidatëve me vlerësimin më të lartë në këtë garë mund të publikohen në uebfaqen e projektit dhe që pas aplikimit për këtë pozitë, do të konsiderohetse është dhënë pëlqimi për këtë nga kandidati. 

Pejë, 14.01.2019.  

Kryesuesi iKomisionit Komunal të Aksionarëve

 Nr.01-111/01-5243/19Xhenet Syka-Kelmendi

Expired

Share

Advertising