Log in
X

Company Name

Komuna e Malishevës

Phone Number

029/269-043

Company Place

Malishevë

Mësimdhënës/e - SHFMU EminDuraku

Mësimdhënës/e - SHFMU EminDuraku

Information

Publish Date

11.01.2019

End Date

17.01.2019

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Malishevë

Job Description

RepublikaeKosovës

Komuna e Malishevës

Drejtoria Për Arsim dhe Edukim

Nr: 11/03

Më:03.01.2019

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës, nr. 03/L-212,( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), Neni 5 pikësc. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr. 03/L-068, Udhëzimit Administrativ ( MPMS)Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik Neni 4. Udhëzimit Administrativ MASHT Nr. 10/2018 datë: 20.07.2018. Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm. Drejtoria për Arsim dhe Edukim shpall.

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të punës

Viti shkollor 2018/2019

 

Niveli, Shkolla

Pozita

Vendi i lirë/zëvendësim

Numri i pozitave

orë

3

SHFMU" EminDuraku" në Dragobil

Arsimtar/e i/e mësimit klasorë

Vendi i lirë me kohë të caktuar deri më 31.08.2019

1

20

  • Formulari i aplikimit
  • Rezymejapersonale (CV)
  • Dokumenti personal(letërnjoftimiosepasaporta)
  • Diplomat e kualifikimit(osecertifikatat), certifikatatnë vend tëdiplomësjomëtëvjetra se gjashtëmuaj.
  • Certifikataqënukjeninënhetime
  • Dëshmitëepërvojësnëinstitucionetarsimore ( nëse ka)
  • certifikata e lindjes

II. Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar.

v    Kriteret e kualifikimit: Për vendin e punës mësimdhënës të programit fillor kërkohet kualifikimet: Fakulteti i Edukimit- programi fillor; Fakulteti i Mësuesisëashtu siç planifikohet me UA të MASHT-it për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm Nr. 10 datë 13.07.2018.

Vetëm në mungesë të kandidatëve nga sqarimi i lartcekur, do të shqyrtohen edhe aplikacionet e kandidatëve me kualifikim më të përafërt.

III. Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuar dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente( jo ata që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi)

SQARIM: Kandidatët mund të konkurrojnë nëmë shumë shkolla, por me dokumente të veçanta.

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kanë diplomat e nostrifikuara në MASHT.

Për intervistë do të ftohën ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të cekura.

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për intervistë dhe orari i intervistave publikohet në web- faqen e Komunës së Malishevës.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më:03.01.2019 më datën:17.01.2019

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit,përkatësisht përmes zyrës së pritjes së palëve, në objektin e ri të Komunës së Malishevës.

Expired

Share

Advertising