Log in
X

Company Name

Komuna e Malishevës

Phone Number

029/269-043

Company Place

Malishevë

Mësimdhënës/e

Mësimdhënës/e

Information

Publish Date

11.01.2019

End Date

24.01.2019

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Malishevë

Job Description

Republika e Kosovës

Komuna e  Malishevës

Drejtoria  Për  Arsim  dhe  Edukim

Nr: 11/22

Më:09.01.2019

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2  të Ligjit të Punës, nr. 03/L-212,( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), Neni 5 pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr. 03/L-068,  Udhëzimit Administrativ ( MPMS)Nr.07/2017 për rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik Neni 4. Udhëzimit Administrativ MASHT Nr.10/2018 datë: 20.07.2018. Për Normativin Mbi Kuadrin  Profesional  të  Arsimit të  Përgjithshëm.  Drejtoria për Arsim dhe Edukim shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin  e vendeve  të punës

Viti shkollor 2018/2019

 

Niveli, Shkolla

Pozita

Vendi i lirë/zëvendesim

Numri i pozitave

orë

1

SHFMU" Gjergj Fishta" në Senik

Mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe

Zëvendësim  i  lehonisë

1

20

I. Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal(letërnjoftimi ose pasaporta)
  • Diplomat e kualifikimit(ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës jo më të vjetra se gjashtë muaj.
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime
  • Dëshmitë e përvojës në institucionet arsimore ( nëse ka)
  • certifikata e lindjes

II. Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar.

v    Kriteret e kualifikimit: Për vendin e punës mësimdhënës të gjuhës shqipe  Niveli Master arsimor- Fakulteti i Edukimit-( 300ECTS) , Sistemi katërvjeçar; Bachelor (katërvjeçar 240 ECTS) ashtu siç planifikohet me UA të MASHT-it për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm Nr. 10/2018 datë 20.07.2018.

Vetëm në mungesë të kandidatëve të kualifikuar  nga sqarimi i lartcekur, do  të shqyrtohen edhe aplikacionet tjera .

III. Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuar dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente ( jo ata që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi)

SQARIM: Kandidatët  mund të konkurrojnë  në më  shumë shkolla, por me dokumente të veçanta.

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kanë diplomat e nostrifikuara në MASHT.

Për intervistë do të ftohën ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të cekura.

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për intervistë dhe orari i intervistave publikohet në ueb- faqen e Komunës së Malishevës.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin  e intervistimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më: 10.01.2019 më datën: 24.01.2019

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit,përkatësisht përmes zyrës së pritjes së palëve, në objektin e ri të Komunës së Malishevës.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook