Log in
X

Company Name

IMEX.SHPK

Phone Number

Company Place

Prizren

Menaxher Transporti

Menaxher Transporti

Information

Publish Date

10.01.2019

End Date

20.01.2019

Categories

Menaxher

Job Places

Prizren

Job Description

IMEX.SHPK është ndër kompanitë kryesore të transportit dhe shpedicionit në Kosove. Me më tepër se 4 vite eksperiencë ne fushën e shpedicionit dhe transportit, IMEX.shpk ofron një gamë të gjërë shërbimesh dhe zgjidhjesh logjistike që u përgjigjen nevojave dhe kërkesave të klientëve, ndër të cilat transport ndërkombëtar mallrash dhe konteinerësh, transporte parcialenga Evropa dhe Turqia , si dhe zhdoganim mallrash.

KONKURS

Pozicioni i Punës:             Menaxher Transporti
Vendi i punës:                    Prishtinë
Departamenti:                   Transporti dhe Logjistika

 

Qëllimi i pozicionit

Kompania IMEX,shpkpo kërkon të rekrutojë një Menaxher Transporti, detyra kryesore e të cilit është të planifikojë, organizojë dhe koordinojë transporte ndërkombëtare të mallrave , nëpërmjet rrugëve tokësore, detare dhe ajrore.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përcjell kryerjen  e urdhëresave te pranuara, dhe planifikon mënyrat e transportit
  • Kryen përgatitjen e të dhënave për tranportin e dergesave, përpunimin e urdhëresave   dhe përcjelljen e realizimit të tyre
  • Mbikqyr statusin e porosive dhe monitoron kostot e transportit.
  • Përgatit dokumentacionin e lëndëve  dhe ju dergon financave  për faturim,
  • Kontrollon borxhet  e klientëve dhe kërkesat tjera në fushën e veprimtarisësë tij,
  • Përcjell dispozitat ligjore në fushën e veprimtarisë së tij,
  • Bashkëpunon me kolegët nga sherbimet dhe sektoret e tjerë brenda kompanisë, me qëllim te avancimit tëafarizmit dhe informimit sa me te mire.
  • Koordinim me të gjitha hallkat e zinxhirit të furnizimit për të garantuar transport efikas dhe të shpejtë
  • Lokalizon partnerët e biznesit, klientët me reputacionin më të mirë profesional dhe me raportin më të mirë cmim-shërbim,për të bashkëpunuar.
  • Krijon  dhe mban marrëdhenie korrekte me kliente, furnitore dhe partnerë të kompanisë.
  • Siguron mbarëvajtje të dokumentacioneve qe lidhen me cdo transport si dhe arkivimin e saktë të tyre, online dhe ne hardcopy.

AFTËSITË:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë  për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet.
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet.
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të qenë i orientuar tek detajet.
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale.
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse.
  • Ndjenjë përgjegjësie.
  • Njohuri në përpilim kontratash komerciale.
  • Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.

KERKESAT DHE NJOHURITE E NEVOJSHME PER POZITEN:

  • Arsimi i lartë, preferohen degët Administrim Biznesi,Ekonomi,Drejtim i Transportit apo te ngajshme(Niveli Bachelor)
  • Diploma ose një master profesional në drejtimin “Menaxhim Biznesi”.” Supply Chain Management”,” Logjistikë” dhe/ose” Marketing” përbën avantazh.
  • Eksperiencë 2vjecare në fushen e transportit apo  të ngjashme.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze.
  • Njohje e mirë e paketës Microsoft Office,
  • Patent shoferi

Kandidatët i/e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  1. CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore - universitare,
  2. Letër Motivuese,
  3. Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse,
  4. Çertifikatat e trajnimeve eventuale.
  5. Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes emailit - postës elektronike: bujar.shatri@imex-ks.com deri me date 20.01.2019

Aplikimet e pa kompletuara si dhe pa përvojën e punës nuk do të merren parasysh.

Expired

Share

Advertising