Log in
X

Company Name

Punsohu.eu

Phone Number

Company Place

Prishtinë

MENAXHER OPERATIV

MENAXHER OPERATIV

Information

Publish Date

07.01.2019

End Date

31.01.2019

Categories

Menaxher

Job Places

Prishtinë

Job Description

MENAXHER OPERATIV

DETYRAT

Detyrat kryesore

Drejtimi i operacioneve organizative të ‘PUNSOHU.EU”SH.P.K

Detyrat specifike

  • Udhëheq personelin, përfshi rekrutimin dhe menaxhimin e personelit;
  • Mbikëqyrë performancën e punës së personalit dhe raportet mbi vlerësimin e performancës;
  • Mban përgjegjësi për komunikimin me institucionet sipas legjislacionit në fuqi;
  • Merr vendim me shkrim sipas procedurës ligjore në raport me të punësuarit;
  • Vlerëson bashkërisht me Drejtorin Menaxhues punën e stafit udhëheqës;
  • Asiston në vlerësimet e stafit përcjellës sipas nevojës;
  • Jep rekomandimet për procedurat e mëtutjeshme ligjore;
  • Menaxhon mbi bazën e praktikave më të mira të sistemit të menaxhimit të cilësisë;
  • Planifikon, monitoron dhe implementon proceset në sistemin e cilësisë së kompanisë në tërësi dhe ndërmerr veprime korrigjuese në rast të nevojës;
  • Siguron përmes menaxherëve dhe zyrtarëve përgjegjës arritjen e objektivave dhe performancën e kënaqshme në punë;
  • Promovon arritjen e cilësisë dhe përmirësimin e performancës përgjatë tërë kompanisë;
  • Planifikon dhe implementon auditimin e brendshëm të tërë kompanisë;
  • Planifikon cilësinë, kontrollon cilësinë dhe ndikon përmirësimin e cilësisë përmes të trajnimit të vazhdueshëm;
  • Siguron nga menaxherët grafikët e kontrollit të cilësisë, për të identifikuar se ndryshimet, gjetja e shkaqeve korrekte të cilësisë së dobët, dhe vazhdimin për bërjen e përmirësimeve;
  • Përgjegjës për informim dhe shpërndarje te dokumentacionit të cilësisë.
  • Të identifikojë aftësitë dhe njohuritë e stafit për të kryer punën;
  • Inicion dhe ndihmon në hartimin dhe zbatimin e planeve strategjike të kompanisë;
  • Administron trajnimin për punonjësit sipas planit;
  • Mirëmban dosjet e personelit të cilat mund të përdoren për statistikë sipas kërkesës;
  • Siguron vendosjen e të gjitha dokumenteve personale në dosje, i plotëson ato me shënime të reja;
  • Mirëmban listën e vijimit në punë të punëtorëve dhe harton raport mujor për nevojat e zyrës dhe i dorëzon ato tek udhëheqësit drejtues;
  • Kryen punë dhe detyra tjera që lindin si domosdoshmëri momentale për të cilat i kërkohet dhe autorizohet më parë nga Drejtori Menaxhues;
  • Përgatitë drafte/konkurse për punësimin e personelit;
  • Mbledh aplikacionet dhe cakton panelet dhe intervistat;
  • Përgatitë vendimet e punës, vendimet për pushime dhe listën e pagave për pagesën e tyre.

Detaje tjera

  • Kjo pozitë është pozitë me orar të plotë, me punë efektive prej 40 orësh javore.

KUALIFIKIMET

Kualifikimet kryesore

  • Master dhe Fakulteti në ekonomi/juridik;
  • Së paku 1-3 vjet përvojë pune në një pozitë të ngjashme.

Kompetencat shtesë

  • Nivel akademik i gjuhës shqipe;
  • Nivel i kënaqshëm i gjuhës angleze;
  • Nivel i (të paktën) njohurive bazë të gjuhës gjermane;
  • Njohuri shumë të mira të punës në kompjuter;
  • Gatishmëri për aftësim të mëtutjeshëm, duke përfshirë pjesëmarrjen në trajnime dhe punëtori, që mendohen si të dobishme për ngritjen profesionale dhe mbështetjen e Institucionit – të gjitha këto në koordinim të ngushtë me Menaxhmenti.

DOKUMENTET E KËRKUARA PËR APLIKIM

Dokumentet bazë

  • Biografia në gjuhën shqipe;
  • Kopjet e diplomave të edukimit të përfunduar.

Dokumentet shtesë

  • Kopjet e diplomave edhe dokumenteve tjera që tregojnë për kurse ose programe trajnuese/edukative të përfunduara;
  • Dëshmi për njohjen e gjuhën angleze;
  • Dëshmi për njohjen e gjuhëve të tjera të huaja;
  • Referencat nga punëdhënësit paraprak.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën apliko@punsohu.eu.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 31 Janar 2019

Për më shum info rreth shërbimeve tona vizito: www.punsohu.eu

Expired

Share

Advertising