Log in
X

Company Name

Punsohu.eu

Phone Number

Company Place

Prishtinë

MENAXHER MARKETINGU

MENAXHER MARKETINGU

Information

Publish Date

07.01.2019

End Date

31.01.2019

Categories

Marketing

Job Places

Prishtinë

Job Description

PUNSOHU.EU është një prej agjensioneve më të suksesshme rekrutuese që operon jo vetëm në territorrin e Republikës së Kosovës, por dhe më gjërë. Me një staf të profesionalizuar dhe me angazhim në shërbime efikase, ky subjekt ofron një shumëllojshmëri shërbimesh në fushën e burimeve njerëzore.

PUNSOHU.EU është e vetmja kompani në rajon e cila është e licensuar në procedimin e aplikacioneve për punësim në vendet e zhvilluara dhe e vetmja kompani e cila ka partneritet zyrtar me agjensionet rekrutuese ndërkombëtare dhe kompanitë tjera.

Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur.

Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Kosovë dhe Shqipëri, në fushën e rekrutimit, Punsohu.eu po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER MARKETINGU

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i marketingut , ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të marketingut, hartimin e plan buxhetit, menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin kontratash, si dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e progameve të punësimit në Europë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Të krijojë dhe propozojë te bordi strategjik strategji marketingu;
  • Njohja e realitetit shqiptar me qëllim përshtatjen e strategjive dhe fushatave të marketing;
  • Të krijojë mardhënie bashkëpunimi me agjensi publicitare;
  • Të ketë njohuri në DIGITAL MARKETING;
  • Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut, ndjekja dhe realizimit të tij;
  • Drejton grupin në realizimin e objektivave;
  • Përfaqësimi i kompanise në evente dhe media të ndryshme;
  • Manaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise;
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të ҫmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare dhe ia prezanton ato Bordit;
  • Përgatit plan media- për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë; Zhvillimin dhe përmiresimin e njohjes së Brand-it;
  • Kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase e të gjitha mënyrave të mundshme për të bërë marketing;
  • Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
  • Krijon sherbime dhe paketa te reja;
  • Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurter dhe afat vjetor;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë (e preferueshme në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi);

Eksperiencë Pune: Të paktën 2 vjet përvojë profesionale, përbën përparësi përvoja në Biznes;

Aftësi:

  • Aftësi për studimin e tregut;
  • Aftësi për të matur rikthimin e investimeve të bëra në marketing;
  • Aftësi komunikimi dhe krijimi i marrdhënieve të bashkëpunimit me klientët;
  • Aftësi krijuese;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze ose Gjermane.
  • Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;                        

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën  apliko@punsohu.eu .
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 31 Janar 2019

Për më shum info rreth shërbimeve tona vizito:www.punsohu.eu

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook