Log in
X

Company Name

NewCo INTEGJ L.L.C

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Zyrtar/e Ligjor/e, Dizajner/e

Zyrtar/e Ligjor/e, Dizajner/e

Information

Publish Date

04.01.2019

End Date

18.01.2019

Categories

IT & Dizajn | Të tjera...

Job Places

Gjilan

Job Description

Fabrika e Tepihëve dhe Tjerrit ,,NewCo INTEGJ L.L.C,, me Seli ne Gjilan prodhon lënde të parë për prodhimin e tepihëve dhe tjerrit. Kryesisht eksporton në tregun Evropian me qëllim të rritjes së prodhimit dhe mbajtës së kualitetit.

,,NewCo INTEGJ L.L.C,, shpall konkurs:

Për plotësimin e vendeve të lira pune

Pozitat:

  1. Zyrtar/e Ligjor/e – 1 vend i lirë
  2. Dizajner/e -  1 vend i lirë

-Pozita nr 1

   Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikëqyrë dhe kontrollon zbatimin e planeve dhe aktiviteteve operative të përcaktuara nga udhëheqësi i Kompanisë
  • Koordinon punët me avokatët, noterët, përmbaruesit lidhur me lëndët ku kompania duhet të përfaqësohet.
  • Siguron përfaqësimin gjyqësor për mbrojtjen e kompanisë në të gjitha shkallët gjyqësore dhe administrative, civile, përmbarues në të gjitha nivelet në pajtim me legjislacionin në fuqi.
  • Është përgjegjës për ofrimin e ndihmës juridike për ndërmarrjen në përgjithësi në të gjitha nivelet që kërkohen si dhe jep udhëzime në aspektin ligjore për Departamentet e kompanisë
  • Është përgjegjës për monitorimin dhe aplikimin e rregullave dhe akteve ligjore që ndërlidhen me kompaninë si dhe merr pjesë në hartimin , përpilimin, ndryshimin e rregullave, procedurave, të përcaktuara nga kompania
  • Jep udhëzime ligjore për çështje rregullative-ligjore , si përcakton lëndët me rëndësi dhe propozon masa juridike për mbrojtjen e kompanisë tek instancat gjyqësore, administrative, komunale, ATK, doganë etj
  • Koordinon punën më të gjitha organet, shtetërore, Gjykata, agjencione te ndryshme, përmbaruese , vlerësuese dhe zyrtarë tjerë relevant të fushës ligjore.
  • Është në dispozicion të Departamenteve qe emërohet nga divizionit juridik për punët dhe obligimet ligjore që ka departamenti i caktuar.
  • Bashkërendimi dhe koordinim i punëve me zyrtaret tjerë ligjore për përfaqësim gjygjsor .
  • Përgaditë raporte ditore, javore, mujore dhe vjetore për pozitën përkatëse
  • Udhëheqësi mundet ta ngarkojë me detyra tjera sipas nevojës së kompanisë në fushat juridike
  • Kryen edhe detyra tjera që lidhen me përshkrimin e detyrave të punës, si dhe detyrave të ngarkuara nga udhëheqësi.
  • Përpilon dhe kujdeset per zbatimin e kontratave të shitjes, kontratave të punës etj

Kualifikimi:

  • Diplomë Fakulteti Juridik, preferohet e Drejta Biznesore
  • Aftësi kompjuterike, Micrososft Office Word, Excel etj
  • Aftësi të mira komunikuese
  • Kryerja e praktikës në pozitën përkatëse
  • Njohja e Gjuhes Angleze obligative

-Pozita nr 2

   Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Dizajnimin e produkteve të kompanisë (Tepih, tjerr, produkte të tjera)
  • Dizajnimi dhe paraqitja e identitetit të kompanisë në media elektronike, panaire,
  • Pregaditjen e materiale promovuese: fllajera, katalogje, postera, vizitkarta e materiale tjera për nevoja të kompanisë;
  • Paraqet në mënyrë ilustrative konceptet dhe dizajnet e materialeve të kërkuara;
  • Propozimi i ideve të reja kreative të promovimit të produkteve të cilat ofron kompania;
  • Të punojë në ekip me departamentin e marketingut dhe departamentet tjera përkatëse;
  • Të jetë kontakt kryesor me studio grafike dhe shtypshkronjat;
  • Të i përmbahet afateve kohore të paracaktuara për realizimin e projekteve;
  • Të punoj në zhvillimin e brendeve të kompanisë dhe dizajnimit të produkteve
  • Mirëmbajtjen e ueb faqes dhe rrjeteve sociale
  • Detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi

Kualifikimi:

  • Shkollim universitar në fushën e dizajnit;
  • Përvojë pune minimum 2 vite në dizajn grafik;
  • Njohuri në procesin e printimit dhe realizimit të produkteve;
  • Njohuri te shkelqyeshme ne Adobe Package (Illustrator, Photoshop, Indesign), ne Corel Draw, dhe ne Microsoft Office (Word, Excel, Powerpoint);
  • Shkathtësi ndërnjerëzore të shkëlqyeshme;
  • Të ketë aftësi koordinimi, komunikimi dhe prezantimi të ideve;
  • Të jetë energjik/e, të ketë iniciativë dhe kreativitet, të ofroj ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës, dhe të ketë vëmendje të përkushtuar ndaj detajeve;
  • Njohja e Gjuhës Angleze në nivel të avansuar

Të interesuarit të dërgojnë CV në e-mail adresën ditika@integj.com, ju lutem cekni pozitën për të cilën aplikoni.

Konkursi I hapur nga data 04/01/2019 deri më 18/01/2019.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook