Log in
X

Company Name

Stacioni i Autobusëve SH.A

Phone Number

038 550 377

Company Place

Prishtinë

Kryeshef Ekzekutiv të NPL

Kryeshef Ekzekutiv të NPL

Information

Publish Date

03.01.2019

End Date

11.01.2019

Categories

Administratë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të dispozitave të nenit 21,paragrafi 21.3 të Ligjit nr.03/L-087 për Ndërmarrjet publike(“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”,nr.31/2008) Bordi i Drejtorëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A, Prishtinë,në mbledhjen e mbajtur më datën: 10.12.2018, mori vendim për të shpall:


K  O  N  K  U  R  S
për

Pozitën: Kryeshef  Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” SH.A,Prishtinë.

1.TË PËRGJITHSHME

Kandidati për këtë post duhet të jetë person me integritet të njohur, i cili i plotëson kushtet e kualifikimit, kriteret e pavarësisë, të ketë përvojë të nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar dhe kushtet tjera të kërkuara me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

Si ndërmarrje dëshirojmë taçrrënjosim korrupsionin, të rrisim të hyrat dhe zvogëlojmë shpenzimet; mirëpresim aplikacione nga kandidatët që duan të kenë rol udhëheqës në këtë ndryshim interesant për të ardhmen.

2. MANDATI I KRYESHEFIT EKZEKUTIV

Kryshefi Ekzekutiv emërohet nga Bordi i Drejtorëve për mandatin prej 3(tri) vjetëve, me mundësi të vazhdimit edhe për një mandat. Bordi mund në çdo kohë dhe me shumicë votash ta ndërpresë kontratën me ose pa deklarimin e arsyes.

3.KOMPENSIMI I KRYESHEFIT EKZEKUTIV

Kompensimi dhe përfitimet e Kryeshefit Ekzekutiv do të përcaktohen nga Bordi i Drejtorëve të ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” SHA, në përputhje me deklaratën për politiken e kompensimit në NPL.

4.PËRSHKRIMI I PUNËVE

  • Në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë të ndërmarrjes,zbaton politikat zhvillimore të ndërmarrjes,të miratuara nga Bordi i Drejtorëve;
  • Është përgjegjës për zhvillimin e aktiviteteve të përditshme të ndërmarrjes;
  • Në bashkëpunim me zyrtarët tjerë të ndërmarrjes harton dhe i propozon për miratim,Bordit të
  • Drejtorëve, Planin e Biznesit të ndërmarrjes;
  • Posaçërisht kujdeset për ngritjen e imazhit dhe të reputacionit të ndërmarrjes gjatë kontaktit me mediat dhe palët e treta;
  • I raporton Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes.

5.KUALIFIKIMET DHE PËRGADITJA PROFESIONALE

Sipas Ligjit për ndërmarrjet publike, një kandidat për t’u zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv në NPL”Stacioni i Autobusëve”SH.A, Prishtinë duhet t’i plotësojë këto kritere:

  • Të ketë përgatitje superiore në fushat ekonomike, juridike ose ing. i dipl. i komunikacionit, ing. i dipl. i makinerisë apo ing. i dipl. i Elektros, teknologji-informatikë, shkencat shoqërore si dhe nga fusha të tjera të ndërlidhura me aktivitetet, në të cilat vepron  ndërmarrja;
  • Tëketësëpaku pesë (5) vite përvojë pune– së paku në një nivel të lartëtëmenaxhmentit
  • Shkathtësi të dëshmuara në punë në grupe dhe organizim të ndërmarrjes apo të ngjashme;
  • Shkathtësi të mirë në punën me kompjuter;
  • Njohja e mirë e gjuhëve zyrtare në të lexuar dhe në të shkruar,gjuha angleze e dëshiruar.
  • Por,të gjithë kandidatët specifikisht duhet të plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17 paragrafëve 17.1 dhe 17.2 pika (d),(f),(k) dhe (i) të Ligjit mbi ndërmarrjet publike.

6. INFORMATË PËR PROCEDURËN E KONKURIMIT

Kandidatët për Kryeshef Ekzekutiv, duhet t’i dorëzojnë provat e mëposhtme:

  • Aplikacioni për punësim, bashkë me një listë kontrolluese të plotësuar dhe nënshkruar, me CV të detajuar, letër motivimi, dëshmi për punësimin dhe kualifikimet profesionaledhe akademike, certifikata nga gjykata kompetente që kandidati nuk është nën hetime jo më e vjetër se 6 muaj dhe dëshmi për shtetësinë e Kosovës.
  • Aplikacioni për Punësim, dhe Lista Kontrolluese e Dokumentacionit (e cila duhet plotësuar dhe nënshkruar) dhe Deklarata nën betim mund të shkarkohen online në: www…..
  • Deklarata nën betim duhet nënshkruar në kohën e dorëzimit të aplikacionit. Dokumentet dhe dëshmitë e dorëzuara gjatë shpalljeve të mëhershme nuk merren parasysh. Referencat e punësimit nuk kërkohen të dorëzohen në këtë fazë. Kandidatët me dokumentacion të pakompletuar ose jopërkatës do të refuzohen. Dokumentet origjinale mund të kërkohen nëse ështëe nevojshme.
  • Dokumentacioni duhet të jetë në zarf të mbyllur dhe dorëzohet në arkivin e  ndërmarrjes publike lokale “Stacioni i Autobusëve” SH.A,  Prishtina rruga “Bill Klinton” pn. Prishtinë, të adresuar për Bordin e Drejtorëve.
  • Ndërmarrja Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” SHA, Prishtina ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë burrat dhe gratë prej të gjitha komuniteteve në Kosovë.
  • Afati i konkursit është i hapur 30 ditë kalendarike nga dita e publikimit në shtypin ditor.
  • Informatat shtesë mund të  sigurohen përmes numrit të telefonit: 038 550 377.

Shënim shtesë:

Ky proces i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutim në Pozita të Larta.  Kandidatët njoftohen se emrat, notimi dhe emërimi i kandidatëve me notimin më të lartë në këtë konkurs mund të publikohen në faqen e këtij projekti dhe në faqen e Komunës së Prishtinës në internet dhe se me aplikimin për këtë pozitë do të konsiderohet se ata e kanë dhënë pëlqimin për publikimin në fjalë.

Expired

Share

Advertising