Log in
X

Company Name

“Trafiku Urban” Prishtinë

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Zyrtar për Auditim të Brendshëm

Zyrtar për Auditim të Brendshëm

Information

Publish Date

27.12.2018

End Date

27.01.2019

Categories

Ekonomi

Job Places

Prishtinë

Job Description

K  O  N  K  U  R  S

Pozita e punës: Zyrtar për Auditim të  Brendshëm (1 pozitë).
Kohëzgjatja e kontratës: 3 vite, me mundësi vazhdimi.
Orari i punës: I plotë.
Vendi: Prishtinë

Detyrat e përgjithshme:

Bartësi i vendit të punës mbikëqyre dhe koordinon aktivitetet e auditimit,  të buxhetit , të hyrave, shpenzimet, prokurimit, depos, stafit dhe aktiviteteve operative që njësitë menaxhuese të ndërmarrjes   i realizojnë gjatë aktiviteteve operative në menaxhimin e N.P.K “Trafiku Urban” SH.A.

Vlerëson efektivitetin e punës dhe zbatueshmërinë konform me procedurat dhe rregullat e Trafikut Urban .

Bartësi i vendit të punës i raporton Komisionit të Auditimit. 

Detyrat specifike dhe përgjegjësitë:

  • Aplikon sistemin e kontrollit-auditimit të brendshëm të pranueshëm dhe të efektshëm,
  • Të vëzhgojë dhe të kritikoj politikat dhe praktikat që kanë të bëjnë me kontabilitet, procedurat, administratën dhe ruajtjen e mjeteve dhe të pasurisë së TU.
  • Siguron që aktivitetet e TU të jenë në harmoni me Statutin dhe aktet tjera rregullative, ligjore dhe urdhëresat nga menaxhmenti.
  • Monitoron  dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të Aksionarëve, Bordit të Drejtorëve dhe Komitetit të Auditimit të TU-së në linjë me objektivat e Menaxhmentit.
  • Kryen kontrolla të brendshme sipas planit të Auditimit të Brendshëm të aprovuar  nga Komisioni i Auditimit.
  • Diskuton rezultatet e auditimit të kryer me personin përgjegjës të departamentit apo njësisë dhe jep këshilla-udhëzime rreth veprimeve që duhet ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes.
  • Përpilon raporte të shkruara dhe i’a paraqet për aprovim Komisionit të Auditimit të Trafikut Urban   me qëllim të përcjelljes së mëtutjeshme të tyre tek përgjegjësit e departamenteve apo njësive të audituara.
  • Përgatitë raport mujor, vjetor rreth punëve  operative të Auditimit të brendshëm të TU.
  • Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat nga fushat e ndryshme të veprimtarisë  më qëllim të arritjes së një vlerësimi objektiv
  • Analizon praktikat dhe procedurat e kontabilitetit të Trafikut Urban  si dhe propozon modifikimin apo përshtatjen e tyre sipas standardeve të kontabilitetit në vend.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Kryeshefi dhe Komisioni i Auditimit të Trafikut Urban.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Të përmbushë kriteret për zyrtarë të ndërmarrjes sipas nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Ndërmarrjet Publike;
  • ZAB duhet të posedojë diplomë universitare nga Fakulteti Ekonomik;
  •  Të jetë ekspert i certifikuar në kontabilitet si dhe duhet të jetë Auditor i Certifikuar sipas ligjit;
  • Duhet të ketë përvojë së paku 5 vjet pune në pozita të larta udhëheqëse apo menaxhuese.
  • Njohja e mirë e ligjeve dhe rregulloreve ne fuqi, me theks në Ligjin për NP, Ligjin për Shoqëritë Tregtare si dhe ligjet të tjera që kanë të bëjmë me kontrollin e brendshëm dhe menaxhimin e financave.
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese
  • Njohja e  gjuhës angleze në shkrim dhe në të folur
  • Aftësi organizative dhe koordinuese.
  • Preferohet  të ketë certifikata të trajnimeve gjatë karrierës.
  • Përparësi do të kenë  kandidatë e certifikuar me titullin Auditorë nga ndonjë organizatë e njohur ndërkombëtarisht na pajtim me rregullat ndërkombëtare të auditimit.

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidati, duhet t`i dorëzoj këto dokumente në formë të skanuar në email: punesimi@trafikurban-pr.com:

1. Aplikacioni për punësim (shkarkohet nga web-faqja e TU-së http://www.trafikurban-pr.com/shq/job-aplikacioni-shq.html)

2. Një deklaratë nën betim të nënshkruar nga kandidati se i plotëson kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.1 dhe nenit 17.2 (forma mund të shkarkohet nga ueb faqja e TRAFIKUT URBAN  http://www.trafikurban-pr.com/shq/job-deklarata-shq.html

3. Letër motivuese;

4. Dëshmi mbi shkollimi;

5. Dëshmi mbi përvojën e punës;

6. Kopja e letërnjoftimit;

7. Kandidati së bashku me aplikacionin duhet të dorëzojnë edhe vërtetimin nga gjykata kompetente se i njëjti nuk është nën hetime – jo më të vjetër se 6 muaj;

-Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.

Informata të përgjithshme:

  • Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët pa dallim.
  • Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.

Mënyra e Aplikimit:

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes e-mailit : punesimi@trafikurban-pr.com

Konkursi është i hapur 30 ditë, nga data 27.12.2018  dhe përfundon më datë 27.01.2019 në ora 24:00.

Vërejtje: Dokumentet e pa kompletuara, të pa skanuara dhe të pa nënshkruara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen.

Share

Advertising