Log in
X

Company Name

Apartment 197

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Menaxher/e Bari (2), Kuzhinier/e (3), Ndihmës/e Kuzhinier/e (6), Kamarier/e (10), Banakier/e (6), Gotalarës/e (1), Pastruese (2)

Menaxher/e Bari (2), Kuzhinier/e (3), Ndihmës/e Kuzhinier/e (6), Kamarier/e (10), Banakier/e (6), Gotalarës/e (1), Pastruese (2)

Information

Publish Date

24.12.2018

End Date

17.01.2019

Categories

Hoteleri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të dispozitave të Ligjit të Punës Nr. 03/L-22 dhe të Statutit të “Apartment 197” Group L.L.C., shpallet:

K O N K U R S

Për plotësimin e këtyre vendeve të lira të punës për lokalin të Rruga “B”:

  1. Menaxher/e Bari (2 pozita)
  2. Kuzhinier/e (3 pozita)
  3. Ndihmës/e Kuzhinier/e (6 pozita)
  4. Kamarier/e (10 pozita)
  5. Banakier/e (6 pozita)
  6. Gotalarës/e (1 pozitë)
  7. 7. Pastruese (2 pozita)

Kualifikimet dhe aftësitë/shkathtësitë profesionale:

Për pozitën në pikën 1 kërkohen këto kushte: përvojë e mëparshme në menaxhim baresh ku sherbehet pije dhe ushqim, aftësi drejtuese, udhëheqëse, organizative dhe vendimmarrëse, integritet, dhe besueshmëri profesionale, përgjegjshmëri dhe qëndrim korrekt me stafin, preferohet njohuri të mira të gjuhës angleze.

Për pozitën në pikën 2 dhe 3 kërkohen këto kushte: Kuzhinier/e profesional me përvojë të punës në restaurante apo hotele, njohuri në përgatitjen e brumrave dhe ushqimit për mëngjes, njohuri në përgatitjen e llojeve të ndryshme të sallatave, mishrave dhe të peshkut, njohuri në përgatitjen e ushqimeve ndërkombëtare, preferohet të ketë të kryer trajnime apo kurse profesionale në përgatitjen e llojeve të ndryshme të ushqimit, shkathtësi të komunikimit në një gjuhë ndërkombëtare.

Për pozitën në pikën 4 kërkohen këto kushte: njohuri shumë të mira profesionale në fushën e shërbimit të ushqimit, pijeve dhe koktejeve; aftësi në trajtimin e kujdesshëm të mysafirëve; njohuri për programet e zakonshme llogaritëse per restorante; preferohet shkathtësi të omunikimit në gjuhën angleze apo në ndonjë gjuhë tjetër dërkombëtare.

Për pozitën në pikën 5 kërkohen këto kushte: përvojë e punës si barmen apo banakier, njohuri në përgatitjen e pijeve të ndryshme alkoolike dhe joalkoolike e sidomos koktejeve, njohuri të shkëlqyera të metodave të komuniki mit me klient, preferohet shkathtësi të komunikimit në gjuhën angleze apo në një gjuhë ndërkombëtare etj

Për pozitën në pikën 6 kërkohen këto kushte: njohuri shumë të mira profesionale dhe praktike të punës në larjen e gotave dhe përdorimin e të gjitha pajisjeve të nevojshme elektrike për larjen e gotave, aftësi fizike që gjatë orarit të plotë të punës të qëndrojë në këmbë dhe të jetë në lëvizje, aftësi për punë ekipore etj.

Për pozitën në pikën 7, kërkohen këto kushte: njohuri shumë të mira profesionale dhe përvojë e mëparshme e punës si Pastruese, aftësi fizike që gjatë orarit të plotë të punës të qëndrojë në këmbë dhe të jetë në lëvizje, aftësi për punë ekipore etj.

Mënyra e aplikimit: Aplikacionin mund ta tërhiqeni në rrjetet sociale: www.facebook.com/apartment197, www.apartment197.com apo në lokalin “Apartment 197” Group L.L.C. Rr. “Garibaldi” 2/2 te Gjykata Kushtetuese në Prishtinë.

Aplikacionin dhe CV-ën së bashku me referenca si dhe me dokumentacionin përcjellës i sjellni personalisht në lokalin “Apartment 197” Group L.L.C. deri me datën 17.01.2019.

Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të marrin përgjigje pozitive dhe do të ftohen në intervistë.

Sinqerisht,Ekipi “Apartment 197”

Expired

Share

Advertising