Log in
X

Company Name

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K.

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Pergjegjes/e dege (2)

Pergjegjes/e dege (2)

Information

Publish Date

06.12.2018

End Date

16.12.2018

Categories

| Bankë

Job Places

Fushë Kosovë | Obiliq

Job Description

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofrojë shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, me qellim te plotësimit te vendeve te punes te planifikuara per vitin 2019, shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim te Pergjegjes-e dege ne deget ne vijim:

  1. Nje (1) Pergjegjes-e dege për degën në Fushe Kosove
  2. Nje (1) Pergjegjes-e dege për degën në Obiliq

Përgjegjësitë :

  • Pergjegjes per krijimin dhe menaxhimin e portfolios se deges dhe te gjitha punet lidhur me aktivitetin kreditor,
  • Pergjegjes per stafin dhe definimin prioriteteve për punën e tyre ne perputheshmeri me procedurat e KRK-se,
  • Kontribon ne perpilimin e planeve strategjike te KRK-se.
  • Merr pjese ne mbledhjet e komitetit kreditor te degës si anëtar,
  • Pergjegjes per menaxhimin e aktivitetive te marketingut dhe promovimit te ofertës kreditore,
  • Analizon tregun ne te cilen operon dhe identifikon nevojat per produkte te reja kreditore,
  • Kontrollon kualitetin e te dhenave lidhur me kredit dhe respektimin e afateve per regjistrimin e kthimeve dhe shperndarjeve te kredive ne databaze,
  • Koordinon punën ne mes te degës dhe zyrës qendrore te KRK-se,
  • Kontrollon kompletimin dhe sistemimin e dokumentacionit lidhur me kredit dhe dokumentacionin financiar lidhur me shperndarjen dhe kthimin e kredive, dhe
  • Detyra te tjera qe i caktohen nga menaxhmenti.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi, bujqësi, etj,
  • Përvojë paraprake në punë të ngjashme (e preferueshme),
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Windows Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 06.12.2018 deri me dt. 16.12.2018. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin per poziten perkatese ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Share

Advertising