Log in
X

Company Name

Organizatën e Fëmijëve pa Kujdes Prindëror - OFAP

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Ekspert/Facilitator për vlerësimin e kapaciteteve organizative (OCD)

Ekspert/Facilitator për vlerësimin e kapaciteteve organizative (OCD)

Information

Publish Date

05.12.2018

End Date

14.12.2018

Categories

| Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

TERMAT E REFERENCËS

Ekspert/Facilitator për vlerësimin e kapaciteteve organizative (OCD) për Organizatën e Fëmijëve pa Kujdes Prindëror (OFAP)

Funksioni: Ekspert/Facilitator për Mbështetje dhe qëndrueshmëri të Projekteve dhe Organizatës

Vendi: Prishtinë, Kosovë

1.Sfondi:

Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP) është një shoqatë humanitare e themeluar për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror në Kosovë.

Misioni i OJQ-së është për çdo fëmijë të braktisur dhe çdo fëmijë pa kujdes prindëror, të sigurojë një familje për të jetuar, rritur në të, të ndjehet pjesë e asaj familje dhe të ketë dashurinë e nevojshme në një mjedis familjar dhe jo institucional.

Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP) aktualisht është duke zbatuar projektin "Forcimi i Shërbimeve Sociale për Fëmijët në Nevojë, të vendosur në Strehim Familjar dhe Strehim tek të afërmit", mundësuar me përkrahje financiare nga projekti “Mbështetje për shërbime më të mira sociale”, i financuar nga Bashkimi Evropian – BE, i bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtarë - SIDA, dhe mbështetur nga Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Mirëqenie Sociale dhe Hulumtim. Ky projekt mbështet në fuqizim të shërbimëve sociale dhe familjar për mbrojtjen e fëmijëve në strehim familjar dhe strehim tek të afërmit dhe ngritjen e kapaciteteve të familjeve strehuese në ofrim të shërbimëve. Gjithashtu, mbështetje të vazhdueshme Qendrave për Punë Sociale në ofrim të shërbimëve sociale për kategorit e lartpërmendura në katër Komunat target: Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Malishevë.

Gjithashtu organizata OFAP ka për qëllim edhe ngritjen e kapaciteteve te brendeshme organizative dhe ngritjen e cilësisë në ofrim te shërbimëve.

2. Objektivat e përgjithshme:

Objektiva e përgjithshme e kësaj detyre është:

  • Zbatimi dhe stabiliteti i cilësisë - Organizimi i trajnimeve për qëndrueshmërinë e projektit me synim të kuptuarit nga i gjithë stafi rëndësia e qëndrueshmërisë së projekteve si dhe qëndrueshmëria e organizatës.

3. Detyrat specifike për Ekspertin/Facilitator:

Facilitatori për mbajtjen e puntorisë për ngrijte të kapaciteteve të organizates OFAP do ti ketë këto detyra:

  • Të ketë njohuri për OCA tool.
  • Të drejtoj punëtorinë pjesëmarrëse me stafin dhe partnerët e OFAP-it.
  • Të plotësoj pjesen e Qëndrueshmerisë së Organizatës në OCA Tool
  • Të siguroj raportin pas punëtorisë tre ditore.
  • Në koordinim me OFAP të identifikoj nevojat për mbeshtetje dhe qendureshmeri te projekteve dhe të kompletojë Kornizën e OCD.
  • Të dorëzoj dokumentet dhe arriturat tjera në kohë.

4. Rezultatet e punëtorisë:

  • Të mbajë qasje neutrale dhe profesionale gjatë procesit të shqyrtimit dhe gjatë punëtorisë së përgjithshme të vlerësimit.
  • Lehtësimi dhe dokumentacioni i plotë i punëtorisë pjesëmarrëse.
  • Hartimi i raportit gjithëpërfshirës të validuar i cili përfshin nevojat dhe rekomandimet për mbështetje dhe qëndrueshmëri të Projekteve dhe Organizatës të dorëzuar brenda 3 ditëve nga punëtoria.
  • OCA-së duhet të kompetohet në gjuhën angleze dhe shqipe.
  • Raporti përfundimtar i dorëzuar anglisht dhe shqip.
  •  

5. Kohëzgjatja e kontraktimit për ekspert/facilitator:

Kohëzgjatja e angazhimit pritet të jetë 7 ditë pune: 3 ditë punëtori, 2 ditë pregaditje dhe 2 raport. Periudha e kontraktuar nga data e nënshkrimit të kontratës, gjatë periudhës nga 21 Dhjetor 2018 deri më 30 Janar 2019.

6. Marrëveshjet kontraktuale dhe mbikëqyrja:

  • Ofron OCA Tool për facilitatorin dhe për qëllimet e punëtorisë;
  • Rishikon dhe miraton metodologjinë e propozuar;
  • Organizon seminarin;
  • Siguron që stafi OFAP do të jetë prezent në punëtori;
  • Përkrahë lehtësuesin për të ftuar stafin dhe / ose anëtarët;
  • Monitoron ofrimin e pikave të rëndësishme;
  • Rishikon dhe plotëson kornizën e OCD, si dhe raportin final të mbështetjes dhe qëndrueshmërisë së Projekteve dhe Organizatës.

7. Kualifikimet për ekspert/facilitator:

  • Diplomë të avancuar në ekonomi, shkenca shoqërore ose disiplina të ngjashme;
  • Përvojë minimale prej pesë (5) vjetësh në kryerjen e vlerësimeve të nevojave të kapaciteteve organizative; përvoja me proceset e vetëvlerësimit do të jetë një avantazh;
  • Së paku 3 vjet përvojë pune në zhvillimin organizativ brenda shoqërisë civile;
  • Shkathtësi të shkëlqyera analitike në gjuhën angleze;
  • Përvojë në monitorim, vlerësim dhe raportim;
  • Aftësi të shkëlqyera lehtësimi dhe aftësi për të udhëhequr një dokument të plotë njëkohësisht;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe aftësi për të komunikuar dhe punuar mirë me njerëz të ndryshëm.

8. Kohëzgjatja e shpalljes:

Shpallja është e hapur prej datës 5 Dhjetor 2018 deri më 14 Dhjetor 2018, ora 16:00. Të gjitha dokumentet për aplikim dorëzohen në email adres: ofap.kosova@hotmail.com , me temën: Oferta për "Ekspert për OCD"

Share

Advertising