Log in
X

Company Name

PHOENIX Pharma sh. p. k.

Phone Number

+381 (0) 38 601144

Company Place

Prishtinë

Depoist

Depoist

Information

Publish Date

05.12.2018

End Date

18.12.2018

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

PHOENIX Pharma Shpk është kompani ndërkombëtare, pjesë e Phoenix Group, e cila është distributor farmaceutik lider në Evropë. PHOENIX group siguron që barnat të shkojnë në vendin e duhur në 26 shtete.

PHOENIX Pharma Sh. p. k.fokusohet në ofrimin e shërbimeve përgjatë tërë zinxhirit të shërbimeve të marketingut dhe të shitjes, mbështetjes rregullative, deponimit dhe shpërndarjes, nga shërbimet e agjensioneve deri tekshitja me shumicë. PHOENIX Pharma Sh. p. k. iu mundëson prodhuesve të huaj të barnave hyrjen në tregjet regjionale dhe arritjen e konsumatorëve lokalë.Ne i kemi fokusuar aktivitetet, njohuritë dhe burimet tona në partnerët tanë ndërkombëtarë dhe në prezantimin dhe promovimin e tyre.

Nëse jeni fleksibël, kërkoni sfidë, ambient ndërkombëtar të punës, keni qasje positive dhe profesionale ndaj punës, ne ju ftojmë t’ibashkangjiteni ekipit tonë, në pozicionin e mëposhtëm:

Depoist

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shkarkimi, deponimi dhe kontrollimi i mallit para pranimit;
  • Kontrollimi sasior dhe cilësor i mallit para pranimit në pajtim me rregullat ligjore dhe procedurat e kompanisë;
  • Deponimi i duhur i mallit hyrës dhe dalës në karantinë;
  • Kontrollimi i cilësisë dhe sasisë së mallit në dalje;
  • Çlajmërimi, paketimi dhe dorëzimi i mallit për shpërndarje;

Kualifikimi dhe shkathësitë e kërkuara:

  • Përvojë pune në depo
  • Të keni vetë-iniciativë dhe të jeni preciz, i pavarur dhe i përgegjshëm në punë
  • Patentë shoferi – kategoria B
  • Teknik i farmacisë (e dëshirueshme)

Nëse i përmbushni kërkesat e mësipërme, dërgojeni kërkesën tuaj në e-mail: office-ko@phoenixpharma-ks.com

Afati i fundit për aplikim është (përfshirë): 18.12.2018.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët që hyjnë në përzgjedhjen më të ngushtë.

Share

Advertising