Log in
X

Company Name

Organizatën e Fëmijëve pa Kujdes Prindëror - OFAP

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Kompani/produksion filmik/e për prodhimin të një dokumentari dhe materialit sensibilizues (postera dhe billborde)

Kompani/produksion filmik/e për prodhimin të një dokumentari dhe materialit sensibilizues (postera dhe billborde)

Information

Publish Date

03.12.2018

End Date

11.12.2018

Categories

Media

Job Places

Prishtinë

Job Description

 

TERMAT E REFERENCËS

Kompani/produksion filmik/e për prodhimin të një dokumentari dhe materialit sensibilizues (postera dhe billborde) për Organizatën e Fëmijëve pa Kujdes Prindëror - OFAP

Funksioni: Dokumentar që pasqyron politikat e mbrojtjes së fëmijëve nga rreziku i kërcënimit të abuzimit, dhunës, neglizhimit, braktisjes dhe promovimi i shërbimeve të strehimit familjar në Kosovë, etj.

Vendi: Prishtinë, Kosovë

1. Sfondi:

Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP) është një shoqatë humanitare e themeluar për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror në Kosovë.

Misioni i OJQ-së është për çdo fëmijë të braktisur dhe çdo fëmijë pa kujdes prindëror, të sigurojë një familje për të jetuar, rritur në të, të ndjehet pjesë e asaj familje dhe të ketë dashurinë e nevojshme në një mjedis familjar dhe jo institucional.

Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP) aktualisht është duke zbatuar projektin "Forcimi i Shërbimeve Sociale për Fëmijët në Nevojë, të vendosur në Strehim Familjar dhe Strehim tek të afërmit", mundësuar me përkrahje financiare nga projekti “Mbështetje për shërbime më të mira sociale”, i financuar nga Bashkimi Evropian – BE, i bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar - SIDA, dhe mbështetur nga Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Mirëqenie Sociale dhe Hulumtim. Ky projekt mbështet fuqizimin e shërbimeve sociale dhe familjare për mbrojtjen e fëmijëve në strehim familjar dhe strehim tek të afërmit dhe ngritjen e kapaciteteve të familjeve strehuese në ofrim të shërbimeve. Gjithashtu, mbështetje të vazhdueshme Qendrave për Punë Sociale në ofrim të shërbimeve sociale për kategorit e lartpërmendura në katër Komunat target: Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Malishevë.

2. Objektivat e përgjithshme:

Objektiva e përgjithshme e kësaj detyre është të prodhohet një film dokumentar që pasqyron një rrugëtim të Mbrojtjes së Fëmijëve nga rreziku i kërcënimit të abuzimit, dhunës, neglizhimit, lënies pas dore dhe braktisjes së fëmijëve dhe pa kujdesje prindërore.

Qëllimi i këtij dokumentari është të rrisë vetëdijësimin dhe vizibilitetin e punës dhe sfidave të organizatës në zgjerimin e shërbimeve sociale për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdesje prindërore, dhe të promovojë akoma më shumë fuqizimin e strehimit familjar në nivelin nacional.

3. Detyrat specifike për Firmën Konsulente/Kompaninë për Produksion të Filmit

Me mbështetjen dhe konsultimin e OFAP, Koordinatorit për Avokim, Komunikim dhe Media të Save the Children në Kosovë dhe personelit tjetër të projektit, Firma Konsulente/Kompania për Produksion të Filmit kërkohet të:

  • Zhvillojë konceptin dhe skenarin e përgjithshëm për filmin dokumentar.
  • Intervistojë të intervistuarit përkatës për film, të cilët do të përfshijnë përfituesit aktualë, zyrtarët e qeverisjes lokale (nëse dhe kur është e nevojshme), partnerët implementues/palët e interesit dhe personelin kyç të programit të Save the Children.
  • Sigurojë lidhjen ndërmjet pozitës së fëmijëve, si përfituesit kyç të projektit.
  • Vizitojë lokacionet e projektit dhe të ndërveprojë me komunitetet lokale (fëmijët në strehim familjar dhe strehim tek të afërmit, shkollat, qendrat, kuvendet, familjet, etj. Nëse është e nevojëshme).
  • Zhvillojë skriptën dhe storyboardin për dokumentar që do të përdorën në film.
  • Realizojë video filmimet e nevojshme dhe të regjistrojë intervistat me përfituesit kryesorë të Projektit dhe palët e interesit.
  • Prodhojë një dokumentar FINAL (60 sekonda maksimum) në DVD/USB si dhe një DVD/USB version të përmbledhjes promocionale të gjatë 1 minuta.

4. Rezultatet  

  • Takimi me përfitues dhe palë të interesit/partnerë implementues në teren për të mbledhur dhe regjistruar të dhëna;
  • Dorëzimi i storyboard dhe skriptës së detajuar të videos së shkurtër për ngritje të vetëdijesimit të OFAP/SCIK për aprovim para filmimit;
  • Prezantimi i draftit të dokumentarit të Organizatës për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP) dhe Save the Children në Kosovë në fund të misionit në teren dhe përfshirja e komenteve;
  • Prodhimi i Video Regjistrimit të edituar të skenarëve të regjistruar, dhe filmin e storieve të regjistruara.
  • Prezantimi i versionit/përmbledhja promocionale me kohëzgjatje komplet 60 sekonda (një minutë) të versionit të filmit dokumentar dhe dorëzimi i dy master kopjeve të secilit version të OFAP dhe dy ekstra kopjeve me filmim ekstra për shfrytëzim të mëvonshëm.

5. Kohëzgjatja

Kohëzgjatja e angazhimit pritet të jetë 30-40 ditë pune, nga data e nënshkrimit të kontratës, gjatë periudhës nga 20 dhjetor 2018 deri më 31 janar 2019.

6. Marrëveshjet kontraktuale dhe mbikëqyrja

Firma Konsulente/Kompania e Produksionit të Filmit do të angazhohet me Termat e Kontratës nga Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror dhe monitorim nga partneri mbështetës Save the Children (nga Koordinatori për Avokim, Komunikim dhe Media), vetëm për qëllim të realizimit të rezultateve të paraqitura më lartë, brenda afatit kohor të caktuar.

Firma Konsulente do të kërkohet të kalojë 70 për qind të kohës së konsulencës në lokacionet e implementimit të projektit me fokus në fushat e punës së OFAP-it në katër Komuna (Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Malishevë), ku po iniciohet projekti.

OFAP do të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme për Firmën Konsulente/Kompaninë për Produksion të Filmit me qëllim që të realizohen detyra gjatë periudhës së konsulencës. Këto do të përfshijnë:

  • Qasja në dokumentet relevante të projektit për të realizuar detyrat në kuadër të kësaj konsulence;
  • Kontaktet për personelin kyç që punon në implementimin e këtyre projekteve;

7. Kriteret e Kompanisë së filmit për aplikim:

  • Përvojë minimale prej 5 (pesë) vitesh në prodhim të dokumentarve në fushën e mbrojtjës së fëmijëve në përgjithësi;
  • Së paku 3 (tri) vjet përvojë pune në prodhim të dokumentarve për organizatat joqeveritare në fushën e mbrojtjes së fëmijëve;
  • Shkathtësi të shkëlqyera analitike në gjuhën angleze;
  • Të jetë kompani/produksion i filmit i regjistruar në Administraten Tatimore të Kosovës (të ketë çertifikatë për biznes, numërin fiskal, llogari bankare në emër të kompanis, etj);
  • Një CV të menagjerit që ka përvojë në prodhim të dokumentarve në fushën e mbrojtjes së fëmijëve;
  • Dëshmi që kompania dhe stafi i kompanisë nuk janë nën hetime për krime ekonomike dhe vepër penale;
  • Të ofroj Ofertën Financiare (rekomandohet çmimi minimum);
  • Të ofroj një mostër të dokumentarit që pasqyron mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, neglizhimi dhe lënia pas dore, etj;
  • Të ofroj një mostër të përgaditjes së billbordeve dhe posterave.

8. Kohëzgjatja e shpalljes:

Shpallja për kontraktim të dokumentarit do jetë e hapur prej datës 3 Dhjetor 2018 deri më 11 Dhjetor 2018, ora 16:00. Të gjitha dokumentet për aplikim dorëzohen në email adres: ofap.kosova@hotmail.com , me temën: Oferta për "Prodhim të Dokumentarit".

Share

Advertising