Log in
X

Company Name

KosGer

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Telefonues në gjuhën shqipe (5), Administratore (3), Menaxher/e marketing (4)

Telefonues në gjuhën shqipe (5), Administratore (3), Menaxher/e marketing (4)

Information

Publish Date

03.12.2018

End Date

18.12.2018

Categories

Call Center | Administratë | Menaxher | Marketing

Job Places

Prishtinë

Job Description

Kompania Gjermane KosGer. De se shpejti do hap filialet e saj edhe ne vendin tonë. Si rezultat i zgjerimit të saj ajo për forcimin e ekipit profesional kërkon të punësojë staf të ri.

Ky subjekt biznesor shpall konkurs për këto vende të lira pune:

Telefonues në gjuhën shqipe (5), Administratore (3), Menaxher/e marketing (4)

1. Për pozitën Telefonues në gjuhën shqipe kërkohet që kandidati të ketë këto cilësi profesionale:

  • Aftësi komunikimi verbal
  • Aftësi komunikimi përmes telefonit
  • Aftësi të dëgjojë dhe t’a kuptojë qartë bashkëbiseduesin
  • Aftësi në vendosjen e të dhënave në sistem
  • I aftë të fokusohet në kërkesat e klientëve
  • I orientuar në detaje
  • I aftë të kryejë disa detyra punësh përnjëherësh

Detyrat tuaja të punës në këtë pozitë përfshijnë:

  • Informon klientët përmes komunikimit telefonik
  • Evidenton kërkesat e klientëve
  • Evidenton të dhënat e klientëve dhe i informon klientët në lidhje me cmimet
  • Informon klientët në lidhje me proceset dhe procedurat
  • Studion shërbimet e reja të kompanisë

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

2. Për pozitën e punës Administrator/e kërkohet që kandidati të ketë profilin e poshtëshënuar profesional:

  • Të jeni i orientuar në detaje
  • Të jeni i aftë të qëndroni i qetë gjatë presionit në punë
  • Të keni aftësi të jashtëzakonshme organizative
  • Të jeni lojtar ekipor
  • Të jeni i gatshëm të tregoni iniciativë
  • Të keni qasje metodike ndaj punës
  • Të keni të përfunduar së paku shkollën e mesme (përfundimi i edukimit në fushën e administratës është avantazh)
  • Të keni njohuri të gjuhës gjermane apo/dhe angleze mbi nivelin mesatar

Detyrat tuaja të punës përfshijnë:

  • Menaxhimi i pajisjeve të zyrës, lëndëve, kërkesave
  • Mbajtja e hapësirës së punës në gjendje të pastër
  • Mirëmbajtja e sistemeve të komunikimit të jashtëm dhe të brendshëm
  • Menaxhimi i palëve
  • Organizimi dhe mbajtja e takimeve
  • Mirëmbajtja dhe menaxhimi i postës/postës elektronike/thirrjeve telefonike

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

3. Për pozitën e punës Menaxher/e Marketingu kërkohet që kandidati ideal të posedojë këto kualifikime:

  • Të jeni i diplomuar në fushën e Menaxhimit të Marketingut
  • Të keni përvojë paraprake profesionale në këtë pozitë punë
  • Të keni njohuri bazikë në përdorimin e kompjuterit dhe softuerëve bazë
  • Të posedoni sens hulumtimi dhe mënyrë të strukturuar të të punuarit
  • Të posedoni aftësi komunikative dhe planifikuese
  • Të jeni i saktë dhe i përpiktë

Detyrat tuaja në këtë fushë përfshijnë:

  • Zhvillimi i strategjisë që të informojë tregun mbi shërbimet e kompanisë sonë
  • Të lansojë kampanja të suksesshme marketing
  • Të prodhojë përmbajtje të suksesshme dhe inovative për uebfaqen tonë
  • Krijon partneritet me biznese tjera
  • Të menaxhojë buxhetin për marketing
  • Mat dhe vlerëson suksesin e kampanjave të marketingut

Aplikantër dhe të interesuarit duhet të dërgojnë nga një CV profesionale (e cila duhet të përmbajë dhe foton e kandidatit), një letër motivuese dhe të gjitha dokumentet që mbështesin cilësitë dhe aftësite e tyre profesionale në info@kosger.de.

Share

Advertising