Merchandaiser
Information
- Publish Date
01.12.2018
- End Date
07.12.2018
- Categories
Shitje
- Job Places
Prizren
Job Description
N.T Liridoni shpallë konkurs për pozitën: (1) Merchandaiser-Prizren
Detyrat kryesore:
- Përgjegjës për ekspozimin dominues të produkteve të caktuara, dukshmërinë maksimale, hapësirën e produkteve në rafte, mbajtjen e kontakteve të rregullta me blerësit, mbajtjen e kontakteve me klientë, etj;
- Përgjegjës për kontrollimin e stokut, dhe datat e skadimit të produkteve;
- Monitoron dhe mirëmban çmimet, mban freskinë e produkteve, duke aplikuar rotacion strikt dhe i përmbahet standardeve të temperaturës.
- Të arrijë ekspozim dominues për produktet e brendit duke maksimizuar dukshmërinë dhe hapësirën e produkteve në rafte;
- Të stimuloj vëmendjen e konsumatorëve për produktet e brendit, brenda territorit të definuar përmes pozicionimit të përshtatshëm dhe ekspozimit të produkteve;
- Në kërkim të vazhdueshëm të rasteve për të zgjeruar ekspozimin e produkteve të brendit përkatës;
- Zhvillimi i vazhdueshëm i aftësive personale dhe teknikave të prezantimit;
- Krijon raporte profesionale me punëtorët në pikat e shitjes;
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme. Diploma universitare në fushën e Marketingut është përparësi;
- E preferuar 1 vit përvojë pune në shitje/merchandising në industrinë ushqimore;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të ketë njohuri bazë të brendeve të kompanisë;
- Të ketë imazh profesional, dhe sjellje korrekte;
- Të jetë i/e gatshme të punojë në presion, dhe me orar fleksibil.
- Kandidatet e gjinisë femërore kanë përparësi.
CV-të tuaja mund t’i dorëzoni në këtë adresë: hr@liridoni-kos.com, të ceket ne Cv pozita dhe vendi për të cilin aplikoni.
Konkursi do jetë i hapur deri më datën 07.12.2018. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Expired
Share
Advertising
Latest Jobs
Advertising
Facebook
Latest Jobs