Log in
X

Company Name

Mercurius Consulting

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Teknik i Servisit

Teknik i Servisit

Information

Publish Date

23.11.2018

End Date

06.12.2018

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

POZITA:                            Teknik i Servisit

REFERENCA:                     MC-038/2-18

QYTETI:                            Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe për zgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, pionier në Industrinë e Shtypit dhe Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Teknik i Servisit, i cili do të servisoj pajisjet e shtypit/printer.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë kontrollimin, servisimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të shtypit.
  • Të kryej instalimin e sistemeve harduerike dhe softuerike të printerëve.
  • Të ketë vetë iniciativë për të avancuar diturinë e tij, duke vijuar trajnime, vetë studime, video tutoriale dhe duke lexuar katalogët e pajisjeve te brendit qe Kompania i ka ekskluzivitet.
  • Të ofroj përkrahje teknike te klientët për pajisjet e shitura.
  • Të krijoj marrëdhënie profesionale me klientë.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet diplomë e nivelit bachelor në fushën relevante.
  • Minimum 1 vit përvojë pune në servisimin e pajisjeve të shtypit, si: printer, elektronikë apo të ngjashme.
  • Preferohet të ketë trajnime apo certifikime ne fushën e IT-se.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën angleze.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
  • Patentë shoferi valide.

OFERTA:

  • Paga fillestare rreth 500 euro.
  • Pagesë në bazë të performancës (bonuse).
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për t’u avancuar në pozitën e udhëheqësit të divizionit dhe krijimin e ekipit të tij.

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 06.12.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 

 

Expired

Share

Advertising