Log in
X

Company Name

IPKO

Phone Number

+ 381 38 700 700

Company Place

Prishtinë

Komercialist/e

Komercialist/e

Information

Publish Date

06.11.2018

End Date

12.11.2018

Categories

| Shitje

Job Places

Podujevë

Job Description

Komercialist/e

Komercialisti/ja i raporton Menaxherit të Zhvillimit të Biznesit dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Krijon kontakte të reja me NVM – klientë potencial për internet, mobil, fiks & TV.
  • Shitja, menaxhimi i portofolit të klientëve dhe ruajtja e marrëdhënieve me klientë të ri dhe ekzistues.
  • Përcjellë caqet e arritura dhe, sipas nevojës, nxitë shitjen me qëllim të arritjes së caqeve nëpërmjet aktiviteteve të shitjes së produkteve të ndryshme.
  • Përgatitë oferta për klientë në bashkëpunim me të gjitha departamentet përkatëse duke u bazuar në kushtet dhe rregullat e brendshme dhe në procedurat në fuqi.
  • Prezanton, negocion dhe nënshkruan kontrata me klientë në kuadër të fushës së autorizimeve të dhëna
  • Siguron që klientët i marrin faturat dhe i përcjellë pagesat.
  • Bën mbledhjen e borxheve, komunikon në mënyrë intensive me departamentin për mbledhjen e borxheve dhe atë të financave, përcjellë rastet e dërguara në departamentin ligjor.
  • Siguron informata kthyese/propozimeve për departamentet tjera lidhur me aktivitetet e ardhshme të kompanisë.
  • Propozon mënyra dhe strategji të reja për rritjen e portofolit të klientëve të IPKO-s.
  • Raporton drejtpërdrejtë te Menaxheri i Njësisë së Shitjes në baza ditore, javore dhe mujore.
  • Ofron mbështetje dhe ndihmë maksimale për njësitë e tjera të shitjes dhe për departamentet tjera me qëllim të rritjes së shitjeve.
  • Kryen çdo/secilën nga detyrat e caktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyera për: Teknikat e shitjes, parimet dhe metodat e prezantimit, promovimit dhe shitjes së produkteve, shkathtësi themelore në matematikë – shkathtësi kompjuterike – njohje të shkëlqyeshme të pakos Microsoft Office dhe Outlook
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.
  • Bashkëpunues në ekip

Pervoja e punës e kërkuar: Përvojë në shitje minimumi 1 vit.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Podujevë

Afati i fundit për aplikim është data 12.11.2018

Expired

Share

Advertising