Log in
X

Company Name

BPB - Banka për Biznes

Phone Number

+381 38 620 620

Company Place

Prishtinë

Udhëheqës/e i/e Departamentit të Auditimit të Brendshëm

Udhëheqës/e i/e Departamentit të Auditimit të Brendshëm

Information

Publish Date

30.10.2018

End Date

08.11.2018

Categories

Ekonomi

Job Places

Prishtinë

Job Description

Banka Për Biznes, Zyra Qendrore shpall konkurs për pozitën:

KONKURS

Udhëheqës/e i/e Departamentit të Auditimit të Brendshëm

Kualifikimet:

Udhëheqësi i departamentit të auditimit të brendshëm duhet të jetë individ me reputacion të lartë etik dhe profesional dhe me një përvojë adekuate në fushën bankare dhe të auditimit.

Udhëheqësi i Auditimit të Brendshëm do t’i raportojë:

  • Komitetit të auditimit;
  • Bordit të Drejtorëve, sipas nevojës.

Kualifikimet e Udhëheqësit të Departamentit të Auditimit të Brendshëm:

  • Kualifikim Universitar në Ekonomi;
  • Së paku 5 vite përvojë pune në auditim të brendshëm/jashtëm, nga to së paku 3 vite përvojë pune në institucione financiare;
  • Njërën nga kualifikimet profesionale të mëposhtme:
  1. Association of Chartered Certified Accountants - ACCA;
  2. Certified Internal Auditor - CIA (theIIA);
  3. Auditor i Certifikuar në Kosovë;
  4. Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Kosovë;
  • Aftësi profesionale për të implementuar dhe përcjellur standardet procedurale dhe teknikat e auditimit në fushat operuese të bankës;
  • Njohuri dhe përvojë lidhur me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;
  • Njohuri të parimeve për administrimin e rreziqeve dhe teknikave prudenciale të auditimit të brendshëm të institucionit financiar.

Përgjegjësitë:

  • Ekzaminimi dhe vlerësimi i përshtatshmërisë dhe efektivitetit të sistemeve të kontrollit të brendshëm;
  • Rishikimi i aplikimit dhe efektiviteti i procedurave për menaxhimin e rrezikut dhe metodologjive për vlerësimin e rrezikut;
  • Rishikimi i sistemeve të menaxhmentit dhe të informacioneve financiare, përfshirë sistemin elektronik të informacioneve dhe shërbimet elektronike bankare;
  • Rishikimi i saktësisë dhe besueshmërisë së regjistrave të kontabilitetit dhe të raporteve financiare;
  • Rishikimi i mjeteve për ruajtjen e aseteve;
  • Rishikimi i sistemit të bankës për vlerësimin e kapitalit të saj në lidhje me vlerësimin e rrezikut;
  • Vlerësimi i efektivitetit dhe efikasitetit të operacioneve;
  • Testimi i transaksioneve dhe funksionimit të procedurave specifike të kontrollit të brendshëm;
  • Rishikimi i sistemeve të themeluara për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe rregullative, kodin e sjelljes dhe implementimin e politikave dhe procedurave;
  • Testimi i besueshmërisë dhe përpikëshmërisë së raportimeve rregullatore;
  • Vlerësimi i efikasitetit të politikave, procedurave dhe standardeve të Bankës;
  • Koordinimi i kornizave të auditimit me auditorët e jashtëm;
  • Përfundimi i detyrave specifike të auditimit sa i përket planifikimit, ekzekutimit, dhe raportimit të departamentit të auditimit të brendshëm, rekrutimit, trajnimit dhe motivimit të personelit të auditimit të brendshëm.

Procedura e aplikimit:

Ju lutem dërgoni CV në email-in: komitetiiauditimit@bpbbank.com

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Afati i aplikimit është deri me datë: 08.11.2018

Expired

Share

Advertising