Log in
X

Company Name

Al Trade Holding

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Përgjegjës për shitje

Përgjegjës për shitje

Information

Publish Date

30.10.2018

End Date

13.11.2018

Categories

Shitje

Job Places

Fushë Kosovë

Job Description


Pozita
Përgjegjës për shitje

Kompania
Bau Market sh.p.k.

Raporton
Menaxherit të shitjes

Lokacioni primar i punës
Miradi, Fushë Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë
• Arritja e targeteve të shitjes për sektorin përgjegjës sipas planit të buxhetimit si dhe përmirësimi i strukturës së shitjes;
• Planifikim të shitjes në periudha ditore javore dhe mujore, gjithashtu planifikim për muajin e ardhshëm me produkte adekuate të cilat potencialisht kërkohen nga blerësit, produkte të cilat ndërlidhen me kohën dhe natyrën e punës apo sezonën e punës;
• Përmirësimi i mëtutjeshëm i treguesve financiar indikator të performancës siç janë; marzha bruto dhe mbajtja nën kontroll e shpenzimeve komfor planit buxhetor financiar;
• Hulumtim mbi çmimet në sektorin përkatës bazuar në ofertat e konkurrencës dhe informatat nga blerësit dhe propozim për nivelizim çmimesh;
• Përqendrimi dhe rritja e fokusit të stafit në përmirësim të kujdesit dhe trajtimit ndaj klientëve në mënyrë që blerësit të blejnë përsëri prej kompanisë dhe gjithashtu të na referojnë edhe tek të tjerët;
• Menaxhim i kohës tek secili vartës në sektorin e tij se kur duhet kryer punët teknike siç janë porosia, barkodimi, ekspozimi dhe planifikim i kohës se kur duhet te jenë aktiv në shtije;
• Njohja e produkteve dhe specifikave të tyre dhe aftësimi i vazhdueshëm që këto njohuri mbi produktet ti prezantoj vazhdimisht si zgjidhje dhe përfitime për blerësit;
• Kontribuon në motivimin dhe inkurajimin e bashkëpunimit mes stafit brenda pikës ku operon gjithashtu edhe me njësit tjera shitëse te BM, bartë njohuritë profesionale dhe eksperiencën e fituar edhe tek stafi që është nën menaxhim të tij. Dhe gjithashtu bënë identifikimin e nevojave për staf të ri dhe zëvendësim të stafit aktual.
• Përgjegjës që detyrat e përgjithshme dhe ato specifike t’iu ipen njerëzve kompetent për kryerjen e tyre;
• Sigurohet se ekspozimi i produkteve është në nivelin e duhur dhe se stoku është duke u mbajtur në kushte optimale si në aspektin sasior po ashtu edhe në aspektin e sigurisë së tij;
• Përballim i menjëhershëm i problemeve dhe zgjidhja e tyre, bartje e problemeve tek menaxheri i pikës vetëm nëse janë të pa zgjidhshme nga niveli i tij;
• Përkrah idetë e stafit të marketingut dhe kontribuon në to duke propozuar çmime, produkte apo forma të ndryshme te prezantimit të tyre duke targetuar blerësat potencial;
• Për të gjitha pikat e lartcekura, ta ndërtojë një plan të punës se si do ti arrijë të gjitha dhe të raporton për secilën prej tyre, së paku një herë në muaj tek Menaxheri i pikës shitëse apo në nivele më të larta varësisht sipas kërkesës.
• Detyra tjera të cilat mund të paraqiten nga koha në kohë e që i caktohen Punëmarrësit nga Punëdhënësi, të cilat mund të ndryshojnë nga profili i kësaj pozite, si rezultat i vëllimit të punëve, nevojave të Punëdhënësit dhe kërkesave të tregut;
• Të kryej punën me syçelëti, kujdes, dhe shkathtësi të arsyeshme;
• Të veprojë me nder dhe korrektësi dhe në interesat më të mira të Punëdhënësit, duke shfaqur besnikëri ndaj dhe te Punëdhënësi, edhe në prani të palëve të treta;
• Të respektojë politikat e Punëdhënësit të cilat miratohen me shkrim, gjatë takimeve, apo në Website-in e Punëdhënësit, përfshirë por pa u kufizuar në politikat për shëndet dhe siguri, pastërti, shfrytëzim të telefonit /internetit, transaksione fiskale, udhëzime dhe shpenzime, kontakte me shtypin, konfliktin e interesave, dhuratat, shitjet dhe prokurimin, mbrojtjen e të dhënave, pronën intelektuale dhe punësimin e shkarkimin.

Njohuritë dhe Shkathtësitë
• Diplomë Universitare (Fakulteti Ekonomik);
• Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në punë të ngjashme;
• Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word);
• Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe në të shkruar (email).
• Njohje të mirë të gjuhës angleze (konsiderohet përparësi).
• Të jetë i fokusuar në detaje dhe i gatshëm të marrë iniciativë dhe përgjegjësi.
• Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
• Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
Të posedoj patente shofer. Kategoria B

Dokumentet e kërkuara

• CV në format Evropian
• Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
• Referencat e punës

Ju lusim që CV-të (me foto) që jua kemi kërkuar t’i dërgoni në emailin hr@altradeholding.eu të mos i dërgoni më shumë se një herë. Gjithashtu, në rubrikën “subject” të shënohet emri, mbiemri dhe pozita për të cilën konkurroni.

Praktika do të zgjasë tre muaj, pas çka do të bëhet vlerësimi i kandidatit për (mos) vazhdimin e marrëdhënieve të rregullta të punës.

Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.

Expired

Share

Advertising