Log in
X

Company Name

Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Phone Number

038 200 21524

Company Place

Prishtinë

Zyrtar i Lartë për Resurse minerale Energjetike, Jo-metalore dhe Bilanc -EZHE/360

Zyrtar i Lartë për Resurse minerale Energjetike, Jo-metalore dhe Bilanc -EZHE/360

Information

Publish Date

30.10.2018

End Date

12.11.2018

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Republika e Kosovës
Republika Kosova-RepublicofKosovo
Qeveria
Vlada-Government
Ministria e Zhvillimit Ekonomik
MinistarstvoEkonomskogRazvoja-MinistryofEconomicDevelopment

Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme/DepartmanzaFinansije i OpšteUsluge/DepartmentofFinanceandGeneralServices

____________________________________________________________________________

Ministria e Zhvillimit Ekonomik duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. Nr. 03/L-149 dhe Rregulloren nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës bënë:

SHPALLJEN E REKRUTIMIT

Departamenti i Minierave
Numri i Konkursit: APF0004311
Vendi i punës: Zyrtar i Lartë për Resurse minerale Energjetike, Jo-metalore dhe Bilanc -EZHE/360
Koeficienti : 8.00
Kohëzgjatja e Emërimit: Pa afat të caktuar
Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i Divizionit për Resurse Minerale dhe Bilanc

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Grumbullon, përpunon dhe përgatit dokumentacionin teknik të shfrytëzimit të resurseve Minerale Energjetike dhe Jo-metalore ;
  • Përgatit bilancin e resurseve minerale Energjetike dhe Jo-metalore të shfrytëzueshme;
  • Merr pjesë në hartimin e Strategjisë dhe Programin e Zbatimit të Strategjisë Minerare;
  • Merr pjesë në përgatitjen dhe hartimin e legjislacionit primar dhe sekondar për sektorin minerar;
  • Merr pjesë në përgatitjen e propozim listës për Rentat Minerare;
  • Harton raporte të rregullta për të dhënat e bilancit të resurseve minerale Energjetike dhe Jo-metalore si dhe aktiviteteve minerare;
  • Merr pjesë në shqyrtimin dhe propozim miratimin e Planit të Menaxhimit të resurseve minerale;
  • Kryen edhe detyra tjera që dalin nga legjislacioni për sektorin minerar;
  • Kualifikimi i nevojshëm :
  • Diplomë Universiteti nga drejtimi i gjeologjisë apo xehetarisë;
  • Të ketë së paku 3 vite përvojë pune;
  • Aftësi në punë ekipore dhe ndërmarrje te iniciativave;
  • Njohuri e legjislacionit përkatës vendor dhe ndërkombëtar për lëmin e xehetarisë, përpunimit, shfrytëzimit dhe plasmanit të produkteve minerale;
  • Aftësi të avancuara me kompjuter MS Windows, MS Office (Word, Exel, PowerPoint, Project, Outlook);
  • Aftësi të punon në mënyrë efektive në mjedisin multi-etnik dhe multi-kulturor;
  • Aftësi të punon në nivelin më të lartë të konfidencialitetit dhe transparencës;

Procedura e konkurrimit

Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatë të jashtëm si dhe nëpunës civil ekzistues te cilët i plotësojnë kriteret e konkursit. Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (Sheshi Nëna Terezë, Toskanë, Prishtinë) Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Webfaqen http://mzhe.rks-gov.net.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm. Kërkesat dorëzohen në Zyrën e Arkivës, kati I-rë, ndërtesa e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ose me postë.

Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët

Ministria e Zhvillimit Ekonomik , ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional ne organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Për shkak te numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare.

Afati i konkurrimit është prej datës 29 /10/2018 deri me date 12/11/ 2018, deri në orën 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 21524

Expired

Share

Advertising