Log in
X

Company Name

PE-VLA-KU Sh.p.k .

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Inxhinierit/ë të Ndërtimit

Inxhinierit/ë të Ndërtimit

Information

Publish Date

05.11.2018

End Date

10.11.2018

Categories

Inxhinier | Ndërtimtari

Job Places

Prishtinë

Job Description

Prishtinë me, 20.10.2018

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni     Inxhinierit/ë të Ndërtimit
Tipi i punës                                     Kohë e plotë
Eksperiencë                                   ---
Kërkohet foto                                  Jo
Letër interesi                                            Jo
Rroga mujore                                   ---
Data e përfundimit                         10-11-2018
Data e fillimit të punës                   ---

PERSHKRIMI

Shoqëria “PE-VLA-KU” Sh.P.K është ndër kompanitë më të njohura dhe më të mëdha në fushën e ndërtimit me shtrirje në Shqipëri dhe Kosovë. Shoqëria u themelua në vitin 2005 dhe gjatë këtyre 13 viteve stafi profesional i “PE-VLA-KU” Sh.P.K, ka projektuar dhe realizuar me sukses dhjetra projekte në ndërtim. Aktualisht jemi të pranishëm në shumë zona të Shqipërisë dhe Kosovës, ku po zbatojmë projekte të ndryshme. Në të gjitha këto projekte japim përkushtimin, aftësitë dhe përvojën tonë.

Ne jemi duke kërkuar kandidat për pozicionin e Inxhinierit/ës të Ndërtimit për projektet tona në Kosovë.

PERSHKRIMI I POZICIONIT

Inxhinieri i Zbatimit ka si detyrë funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve të ndërtimit në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, kushteve të sigurisë & shëndetit në punë,standardet, si dhe grafikut të miratuar deri në fazën e dorëzimit të objektit.

DETYRAT

  • Të ketë njohuri shumë të mira në realizimin e projekteve.
  • Të njohë dokumentacionin Tekniko –Ligjor që duhet në objekt.
  • Ploteson cdo ditë ditarin e punimeve dhe Librin e Kantjerit.
  • Harton në mënyrë të vazhdueshme librezen e masave për punimet që kryhen.
  • Të dijë të hartojë preventive dhe situacione mujore dhe ato lidhur me proceset e realizuara.
  • Të ketë aftesi të monitorojë ecurinë e proceseve të punës në kantier.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative, të dijë të koordinojë dhe te drejtojë stafin e perfshire ne projekt.
  • Plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë fazave të ndërtimit deri në përfundim të projektit.
  • Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike.
  • Zbaton grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit te punimeve.

KUALIFIKIMET

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, profilizuar në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Minimalisht 3 vjet eksperiencë.
  • Të zotërojë programet Microsoft Office, Autocad
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
  • Të jetë i komunikueshëm, të ketë aftësi të mira drejtuese menaxheriale, teknike.
  • Të jetë i aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht.
  • Te zotërojë patentë të klasit B.

SHENIME

Te gjithë kandidatet e interesuar të dërgojnë CV-të e tyre në adresen pevlaku.ks@gmail.com

Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.

Expired

Share

Advertising