Log in
X

Company Name

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Punëtor të Elektrikës (5)

Punëtor të Elektrikës (5)

Information

Publish Date

05.11.2018

End Date

13.11.2018

Categories

Elektricistë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të dispozitave të nenit 8 të Ligjit të Punës, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A Prishtinë shpall:

K O N K U R S

Për zgjedhjen e “Punëtorit të Elektrikës” në Ndërmarrjen Publike Banesore -SHA me seli në Prishtinë.

Nr. i pozitave: 5 (pesë)

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Është përgjegjës për punët e Departamentit të  Mirëmbajtjes në punët e rrjetit të energjisë elektrike të tensionit të ultë.
  • Zbaton detyrat dhe aktivitetet operative të përcaktuara nga Udhëheqësi i Departamentit të Mirëmbjatjes si dhe koordinon punët që lidhen me mirëmbajtjen e instalimeve të energjisë elektrike  në hapësirat ku NPB operon si në mirëmbajtjen e rrjetave ekzistuese, riparimin e rrjetave të tensionit të ulët  si dhe shtrimin dhe funksionalizimin e rrjetave me nivel të ulët të tensionit sipas kërkesave të NPB. 
  • Përgaditë dhe vendos në funksion energjinë elektrike  nga kutia shpërndarëse dhe nga kutia deri ne trafon furnizues të kyqjes së hapësirave të NPB-së.
  • Mbanë përgjegjësi për materialin e shpenzuar si dhe shpenzimet e materialit i shënon në dëshmitë përkatëse sipas dokumentacionit të NPB për punët e mirëmbajtjes së instalimeve të energjisë elektrike.
  • Mbikëqyrësi mund t’a ngarkojë me detyra tjera sipas nevojës së NPB-se;
  • Kryen edhe detyra tjera që lidhen me përshkrimin e detyrave të punës si dhe detyrave të ngarkuara nga menaxhmenti .

Kualifikimet

  • Shkolla e mesme profesionale dhe certifikate profesionale në leminë e kërkuar të natyrës së punës.
  • Bartësi i vendit të punës duhet të ketë së paku 1 vjet përvojë pune relevante.
  • Aftësi të mira në punën ekipore si dhe aftësi të mira komunikuese.

Procedura e Konkurimit

Kandidati duhet t’i dorëzoi këto dëshmi:

  • CV-në;
  • Dëshminë e Kualifikimit Profesional dhe të përvojës së punës dhe
  • Kopjen e Lejës së Njoftimit

Konkursi është i hapur nga data 20.10.2018 – 13.11.2018

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë adresë: Ndërmarrja Publike Banesore - SHA në Prishtinë, Rruga “Xhevdet Doda”, p.nr., Prishtinë ose përmes e-mailes zyrtare: burimet.njerezore@npbanesore.com.

Dokumentet e pakompletuara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen.

Kandidatët  të cilët konkurojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe email adresën.Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Expired

Share

Advertising