Log in
X

Company Name

Shoqata Down Syndrome Kosova

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Punëtor/e Social/e, Menaxher/e Financiar/e

Punëtor/e Social/e, Menaxher/e Financiar/e

Information

Publish Date

17.10.2018

End Date

26.10.2018

Categories

| Të tjera... | Menaxher | Financa

Job Places

Prishtinë

Job Description

KONKURS

Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i shoqatës është ngritja e dinjitetit të personave me sindromën Down dhe familjarëve të tyre, duke avokuar për respektimin e të drejtave, ngritjen e cilësisë së jetës dhe gjithëpërfshirje të plotë në shoqëri për këta të fundit

Shoqata Down Syndrome Kosova shpall një vend të lirë pune për pozitën:

Punëtor/e Social/e

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Të implementoj “Programin për Shkathtësi dhe Jetë të Pavarur” me të Rinjët me sindromën Down në Prishtinë
  • Të organizojë dhe mbështes të rriturit me sindromën Down në punëtorinë e kartolinave dhe në kafiteri.
  • Të përcaktojë dhe përpilojë objektivat për zhvillimin e shkathtësive të të rinjëve me sindromën Down, në kuadër të punëtorive dhe qëndrimit ditorë në qendër.
  • Të përcjellë dhe dokumentojë zhvillimin e shkathtësive për jetë të pavarur tek të rinjët me sindromën Down.
  • Të raportojë tek Kordinatorja e Programit për Shkathtësi dhe Jetë të Pavarur, për sa i përket aspektit programatik të punës.
  • Të bashkëpunojë me pjesën tjetër të stafit, dhe punëtorët social të qendrave të tjera të DSK-së
  • Të respektojë dhe veprojë në linjë me rregulloret e brendshme të institucionit.

Kualifikimi dhe eksperienca

  • Diplomë të studimeve themelore në fushën e Punës Sociale, Edukimit, ose fushave te tjera sociale (preferohet të ketë mbaruar studimet Master ose të jetë në përfundim të tyre).
  • Përparësi kanë kandidatët që :
  • Kanë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit fizik tek fëmijët me sindromë Down
  • Kanë përvojë pune me personat me aftësi të kufizuar në veçanti me personat me sindromë Down
  • Kanë aftësi të mira për punën në grup
  • Kanë aftësi të mira komunikimi

Lokaconi:

  • PRISHTINE

Si të aplikoni ?

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë

  • CV të përditësuar
  • Letër motivimi

Subjekti: Aplikim – Punëtor/e Social/e – DSK Qendra Prishtine në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org

Afati i fundit për aplikim:

jo më larg se me datë 26/10/2018

Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe ftohen për fazën e ardhshme të rekrutimit.

KONKURS

Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i shoqatës është ngritja e dinjitetit të personave me sindromën Down dhe familjarëve të tyre, duke avokuar për respektimin e të drejtave, ngritjen e cilësisë së jetës dhe gjithëpërfshirje të plotë në shoqëri për këta të fundit.

Down Syndrome Kosova shpall të hapur thirrjen për aplikim për poziten:

Menaxher/e Financiar/e

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Organizon, drejton dhe mbikëqyr të gjitha funksionet e menaxhimit financiar brenda Organizatës.
  • Përpilon buxhetin vjetor, analizon, raporton dhe jep këshilla në çështjet financiare të Organizatës.
  • Përpilon buxhetin në projekte, raporton tek donatorët e huaj dhe vendor.
  • Kryen menaxhimin e kontabilitetit financiar të Organizatës, monitorimin dhe raportimin ditorë e mujor brenda afateve te cekuara nga donatorët dhe nga vet Organizata.
  • Përgadit deklaratat mujore dhe vjetore për pagesat e tatimeve të Administratës Tatimore të Kosovës;.
  • Përgatit pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve.
  • Menaxhon procesin e faturimit të produkteve të DSK-së.
  • Përgjegjës për programin financiar të Organizatës.

Kualifikimi dhe eksperienca

  • Diplomë të studimeve themelore në fushën e Ekonomisë (preferohet të ketë mbaruar studimet Master ose të jetë në përfundim të tyre).
  • Përvojë punë së paku 3 vite, e dëshiruar pervojë pune në organizata jo qeveritare.
  • E dëshiruar të ketë njohuri për programin financiar Quick Books.
  • E obligueshme të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Angleze dhe aftësi për tu shprehur si   në të folur ashtu edhe në të shkruar.

Lokaconi:

  • Prishtinë

Si të aplikoni ?

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:

  • CV të përditësuar
  • Dëshmi për përgaditjen shkollore dhe profesionale
  • Letër Motivuese
  • Dëshmi për përvojën e punës.

Subjekti: Aplikim –Menaxher/e Financiar/e– DSK në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org

Afati i fundit për aplikim:

jo më larg se me datë 26/10/2018

Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe ftohen për fazën e ardhshme të rekrutimit

Expired

Share

Advertising