Log in
X

Company Name

Kopshti Botanika

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Zëvendësim/ Edukatore për moshën 3-6 vjeç

Zëvendësim/ Edukatore për moshën 3-6 vjeç

Information

Publish Date

11.10.2018

End Date

24.10.2018

Categories

| Arsim & Edukim

Job Places

Prishtinë

Job Description

Rr.Isa Kastrati, pn
Institucion Parashkollor
Mati, II  ”BOTANIKA” 
10000, Prishtinë,
Republika e Kosovës

Institucion Parashkollor “BOTANIKA”

KONKURS PËR VEND TË LIRË TË PUNËS:

Një (1) Zëvendësim/ Edukatore për moshën 3-6 vjeç

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Institucion Parashkollor “Botanika”)
  • Rezymeja personale (CV).
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri. Diploma ose certifikata duhet te përcaktoj qartë notën mesatare.

Dëshmi shtesë për fazës paraseleksionuese :

  • Çertifikatat e trajnimeve të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen
  • relevante për nivelin e arsimit përkatës nga ana e institucionit.
  • Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi i nga
  • ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës do të merren parasysh).

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga DKA në përputhje me Ligjet që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr. 02/L-52, Ligji Nr. 03/L-068, Ligji Nr. 04/L-32 dhe Ligji Nr. 04/L-138) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës (UA Nr. 09/2014).

  • Fakulteti i edukimit – programi parashkollorë
  • Shkolla e lartë pedagogjike, drejtimi për edukatorë
  • Fakulteti filozofik- dega e pedagogjisë
  • Fakulteti i shkencave sociale-programi përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.

Sqarime shtesë:

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Me rastin e marrjes së aplikacionit, kandidatët mund të marrin edhe dokumentin ku përshkruhet procedura e përzgjedhjes dhe dokumentin ku përshkruhen kriteret e paraseleksionimit.

Për intervistë do të ftohet 3-5 kandidatët që i plotësojnë më së miri kushtet në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. Përzgjedhja për intervistë do të bëhet bazuar në kualifikimet formale adekuate, përvojën e punës relevante në arsim, trajnimet e përfunduara relevante të akredituara nga MASHT dhe notën mesatare gjatë studimeve.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur prej dates 11.10.201824.10.2018. Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00.

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Institucion Parashkollor “Botanika".

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Share

Advertising