Log in
X

Company Name

BeHappy

Phone Number

Company Place

Fushë Kosovë

Menaxher të restauranteve, Kuzhinier/e, Kamarier/e, Shankist/e, Hosting/mikëpritës/e, Punëtor/e në market

Menaxher të restauranteve, Kuzhinier/e, Kamarier/e, Shankist/e, Hosting/mikëpritës/e, Punëtor/e në market

Information

Publish Date

05.10.2018

End Date

01.11.2018

Categories

Hoteleri | Menaxher

Job Places

Fushë Kosovë

Job Description

Petrol Company së shpejti sjellë brendin e ri të restauranteve BeHappy për herë të parë në Kosovë.

Ambienti modern, relaksuse, llojëllojshmëria dhe shija unike e ushqimeve do ta cilësojnë restaurantin BeHappy

BeHappy shpallë konkurs për 20 vende të lira pune:

  1. Menaxher të restauranteve
  2. Kuzhinier/e
  3. Kamarier/e
  4. Shankist/e
  5. Hosting/mikëpritës/e
  6. Punëtor/e në market

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara për menaxher të restauranteve:

  • Për pozitën e lartëcekur kërkohet që kandidati të ketë së paku 2 vite përvojë pune në menaxhim të ndonjë restauranti apo lokali hotelier si dhe aftësi menaxhimi të stafit.
  • Planifikimi I detyrave dhe përgjegjësive në vendin e punës
  • Menaxhimi I punëve dhe personelit në punë
  • Bënë furnizimin e restaurantit me të gjithë artikujt e nevojshme
  • Shqyrton dhe vlerëson rregullisht kënaqësinë e klientëve dhe rekomandon politika të reja operative nëse është e nevojshme. 
  • Krijon dhe ruan shërbime standarte për të gjithë klientët dhe personelin e turnit.
  • Kujdeset per mirëmbajtjen, cilësinë e ushqimit, shërbimet ndaj klientëve
  • Në baza mujore, raporton tek menaxhmenti I lartë.
  • Të ketë eksperiencë pune në fushën e gastronomisë
  • Të jetë fleksibel në orare 
  • Të jetë korrekt, serioz, bashkëpunues në grup

Kualifikimet e kërkuara për kuzhinier/e

  • Për pozitën kuzhinier nevojitet minimum shkolla e mesme profesionale e hotelerisë, përvojë të punës në restauranteapo hotele.
  • Të ketë përvojë pune, minimumi 2 vite
  • Të jetë person fleksibil dhe i përshtatshëm për punën që bënë
  • Të jenë të gatshëm për punë me ndërrime (paradite dhe pasdite);
  • Të jetë korrekt, serioz, bashkëpunues në grup

Kualifikimet e kërkuara për kamarier, shankist, mikëpritës dhe punëtor në market

  • Përvoje pune në pozitat e kërkuara
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Njohja e gjuhës angleze ose ndonje gjuhe e huaj përparësi
  • Bashkëpunues
  • Eksperiencë ose trajnim në servim.

Konkursi mbetet i hapur deri me datë 01.11.2018 

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre në email adresën resurset.humane@petrolcompany.biz  dhe ju lutemi shkruani për pozitën që aplikoni në subjektin e emailit

 Vetëm kandidatët të cilët përzgjidhen në listën e ngushtë, do të kontaktohen!

Për më shumë informata na kontaktoni në 038-601-057!                                                                                                       

Share

Advertising