Log in
X

Company Name

Mercurius Consulting

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Kameraman (5)

Kameraman (5)

Information

Publish Date

05.10.2018

End Date

18.10.2018

Categories

Media

Job Places

Prishtinë

Job Description

POZITA:                            Kameraman

REFERENCA:                   MC-031/2-18

QYTETI:                            Prishtinë

NR. I POZITAVE:             5

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, Produksion për media, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Kameraman.                           

PËRGJEGJËSITË:

  • Përgjegjës për funksionimin e kamerave televizive në transmetime të drejtpërdrejta.
  • Të operoj me softuerët kompjuterik për ta incizuar një ngjarje të drejtpërdrejtë.
  • Të jetë i gatshëm të punoj në fundjavë apo festa nëse është e nevojshme.
  • Të operoj me ndriçim në ambiente të hapura dhe brenda në studio.
  • Të bëj bartjen e te gjitha pajisjeve dhe kabllove te nevojshme për performimin e punës.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të përfunduar shkollimin e mesëm (preferohet studime bachelor).
  • Të ketë përvojë të punes me kamera profesionale në transmetime të drejtpërdrejta.
  • Preferohet të ketë njohuri të punës në video montazhe.
  • Aftësi për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’i kryer punët në afat.

OFERTA:

  • Orar i plotë.
  • Pagë atraktive.
  • Mundësi për t’u avancuar profesionalisht.
  • Mundësi për të punuar me super brende vendore e botërore dhe me një ekip fantastik e kreativ.

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 18.10.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Share

Advertising