Log in
X

Company Name

Fondi Kosovar per Garanci Kreditore

Phone Number

+381 (0) 38 225 600 (208)

Company Place

Prishtinë

Agro ekspert për zbatimin e Agro Dritares (1)

Agro ekspert për zbatimin e Agro Dritares (1)

Information

Publish Date

05.10.2018

End Date

19.10.2018

Categories

| Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në pajtim me nenin 10 të Ligjit nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) shpall:

KONKURS për

një (1 ) Agro ekspert për zbatimin e Agro Dritares

Numri i referencës: 03/2018

Informata të Përgjithshme

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (tutje referuar si “FKGK”) është entitet juridik i pavarur i themeluar me ligj përkatës për të lehtësuar qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë me qellim të krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe të atyre shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, përmirësimin e bilancit tregtar dhe rritjen e mundësive për financimin e NMVM-ve.

Në pajtim me objektivat, FKGK ka lansuar Agro Dritaren, e cila mbështetet nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), përmes kontributit financiar prej 5.45 milionë euro për rritjen e kapitalit garantues të FKGK-së dhe asistencës teknike për zbatimin e Agro Dritarës. Objektivi kryesor i kësaj dritare është promovimi i rritjes dhe punësimit në sektorin e agrobizneseve në Kosovë, përmes pagesës së garancive Institucioneve Financiare të Regjistruara, për kreditimin e NMVM-ve në sektorin e agrobizneseve.

Përshkrimi i detyrave:

Agro eksperti (në tekstin e mëtejmë "AE") do të jetë përgjegjës për zbatimin e Agro Dritares dhe do të raportojë në FKGK. AE do të mbështesë dhe bashkëpunojë ngushtë me ekipin e Riskut Kreditor dhe Zhvillimittë Produkteve në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive si vijon:

  • Mbështetjen e planifikimit dhe zbatimit të Agro Dritares;
  • Implementimin dhe përcjelljen e aktiviteteve të projektit;
  • Mbikëqyrjen dhe vlerësimin e progresit të aktiviteteve të projektit dhe zhvillimit të portofolit të garancive për agrobizneset;
  • Përgatitë politikat dhe procedurat lidhur me projektin, sipas nevojës;
  • Merr pjesë në proceset e kujdesit të duhur tek institucionet financiare partnere ekzistuese dhe potenciale të FKGK-së;
  • Në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e Riskut Kreditor dhe për Zhvillimin e Produkteve, AE do të propozojë ndarjen e limiteve të garancive dhe hartimin e marrëveshjeve të garancive;
  • Në bashkëpunim me ekipin e Riskut Kreditor dhe për Zhvillimin e Produkteve, mbikëqyr performancën e portofolit të garancive dhe vlerëson kërkesat për pagesën e garancive të paraqitura nga institucionet financiare partnere të regjistruara;
  • Në bashkërendim me ekipin e Riskut Kreditor dhe për Zhvillimin e Produkteve mbikëqyr portofolin e garancive dhe raporton tek Menaxhmenti i FKGK-së;
  • Prodhon raporte nga baza e të dhënave në gjuhën angleze dhe shqipe;
  • Organizon vizita në terren në Institucionet Financiare të Regjistruara në FKGK;
  • Përgjegjës për organizimin e aktiviteteve të PR-it (marrëdhënieve me publikun); menaxhimin dhe ruajtjen e komunikimit me publikunpër nxitjen e projektitnë bashkërendim me Strategjinë e FKGK-së për Komunikim dhe Menaxhmentin e FKGK-së;
  • Punon ngushtë me menaxhmentin e FKGK-së, partnerët dhe donatorët për të lehtësuar përmbushjen e objektivave të projektit;
  • Përgatit dhe ofron trajnim relevant për Institucionet Financiare të Regjistruara;
  • Mbështet aktivitet lidhur me organizimin e konferencave, seminareve, kurseve të trajnimit etj.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në fushën e bujqësisë ose diplomë universitare nga fusha të tjera të ngjashme kombinuar me eksperiencë punesipas angazhimit në sektorin e bujqësisë;
  • Rekomandoheteksperiencë profesionale në sektorin financiar, angazhuar në departamentet e agrobizneseve (zhvillimi i agro produkteve, rrezikun kreditor etj.);
  • Aftësi të shkëlqyera ndër-personale, të komunikimit, rrjetëzimit, aftësi dhe gatishmëri për të punuar në ekip;
  • Aftësi të prezantimit dhe shkathtësi për të trajnuar;
  • Përvojë në hartimin e politikave dhe raporteve;
  • Aftësi të dëshmuara në MS Office;
  • Aftësia e të folurit dhe të shkruarit rrjedhshëm në gjuhën angleze;

Afati, kohëzgjatja dhe vendi i punës

AE-së do t’i ofrohet kontrata katër (4) vjeçare, e cila do të rinovohet ne bazë vjetore, dhe do të jetë i vendosur në zyrën e FKGK-së në Prishtinë. Megjithatë, ai/ajo do të bëjë vizita periodike në vendet e palëve të ndërlidhura. Kontrata e AE do të vazhdohet bazuar në rezultatet e kënaqshme të vlerësimit të performancës dhe nevojave të institucionit.

Aplikacioni:

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV-ja dhe Letra motivuese;
  • Diploma, Çertifikime dhe Trajnime relevante;
  • Kontaktet e referencave nga ish-punëdhënësit;

Të gjitha aplikacionet do të pranohen vetëm përmes postës elektronike recruitment@fondikgk.org , kurse subjekti i emailit të shkruhet: “ Aplikim nga: Emri dhe Mbiemri_ Pozita”

Konkursi është i hapur deri më 19.10.2018 në orën 16.30.

Shënim: Do të kontaktohen vëtem kandidatët e selektuar në listë të ngushtë!

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook