Log in
X

Company Name

GIZ

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Arsim dhe Aftësim Profesional në Gjermani

Arsim dhe Aftësim Profesional në Gjermani

Information

Publish Date

21.09.2018

End Date

25.10.2018

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Rajonale

Job Description

Shpallje

Arsim dhe Aftësim Profesional në Gjermani

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Republikën e Kosovës dhe Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me një mori të partnerëve/firmave gjermane, në bazë tëtëcilavesynohetpërmirësimi i mundësive në arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë.

Ky projekt ju ofron mundësinë më shumë se 100 të rinjve nga Kosova, për të filluar arsimin dhe aftësimin profesional në sistemin dual 2-3-vjeçarë në Gjermani.

Programi është i menduar të fillojënë vitin shkollor 2019/2020.

Fushat ku mund të aplikohet:

  • Ndërtimtari e ultë dhe e lartë (Hoch- und Tiefbau),
  • Përpunim i çelikut dhe metalit (Stahl- und Metallbau),
  • Mekatronikë dhe operator i makinerive të ndryshme (Mechatronik und Maschinenführer),
  • Përpunim i drurit (Holzbearbeitung)
  • Gastronomi – Hotel/Restaurant (Gastronomie)
  • Infermieri e përgjithshme (Krankenpflege)
  • Infermieri geriatrike (Altenpfleger),

Kush mund të aplikojë?

Kandidatët duhet

  • të jenë të moshës mes 18-25vjeçare
  • të kenë të përfunduar shkollën e mesme - nivelin e mesëm të shkollimit më të përafërt me profesionin e synuar
  • të jenë të regjistruar në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës si punëkërkues

Vlera shtesë janë

  • njohja e gjuhës gjermane
  • eksperienca në punë
  • patentë shoferi

Si të aplikosh?

Ju mund të aplikoni

  • në të gjitha Zyrat e Punësimit të komunës tuaj
  • ose përmes emailit direkt në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës qshm@rks-gov.net ose në zyrat e GIZ-DIMAK dimak-kosovo@giz.de

Gjatë aplikimit duhet ta dorëzoni një CV të formatit Europass https://europass.cedefop.europa.eu/documents/curriculum-vitae/templates-instructions/templates/doc në gjuhën gjermane ose gjuhën shqipe, një letër motivuese dhe formularin për aplikim(të cilin mund ta gjeni në linkun e bashkëngjitur)

Do të kontaktohen vetëm kandidatët/et e përzgjedhur/a për testim.

Afati i fundit për aplikim është më: 25-10-2018

Shkarko Aplikacionin

Share

Advertising