Log in
X

Company Name

Komuna e Shtimes

Phone Number

0290/389-016

Company Place

Shtime

Mësimdhënës (13), Punëtorë Teknik

Mësimdhënës (13), Punëtorë Teknik

Information

Publish Date

12.09.2018

End Date

21.09.2018

Categories

Arsim & Edukim | Pastrues

Job Places

Shtime

Job Description

REPUBLIKA E KOSOVËS
REPUBLIKA KOSOVA/REPUBLIC OF KOSOVO
KOMUNA E SHTIMES
OPŠTINA ŠTIMLJE/MUNICIPALITY OF SHTIME

Drejtoria për Arsim,
Uprava za Obrazovanje/Department of Education

Nr. referencës së rekrutimit:05-610/01-0027090/18                                              Dt. 07.09.2018
Nr. i Protokollit: 05/ 321                                                                                                            

Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit të Punës, nr. 03/L-212, Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional nga MASHT, Udhëzimit Administrativ nr. 10/2018 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm nga MASHT, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria për Arsim shpall:

K O N K U R S

Për këto vende të lira të punës për mësimdhënës

 I – Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Bajram Curri”, në Petrovë

  1. Një (1) mësimdhënës klasor me kohë të caktuar , nr. Poz . (01),
  2. Një (1) mësimdhënës klasor me kohë të caktuar (punën e fillon në muajin dhjetor) , nr. Poz . (02),
  3. Një (1) mësimdhënës klasor me kohë të caktuar , (punën e fillon në muajin dhjetor) nr. Poz . (03).

II – Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Emin Duraku”, në Shtime

  1. Një (1) mësimdhënës i gjuhës angleze me kohë të caktuar, nr. Poz.(04),
  2. Një (1) mësimdhënës i gjuhës angleze me kohë të caktuar, me 14 orë nr. Poz.(05).

III – Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Hasan Prishtina”, në Godanc

  1. Një (1) mësimdhënës i gjuhës angleze me kohë të caktuar, (punën e fillon nga muaji dhjetor) nr. Poz. (6).

IVShkolla fillore dhe e Mesme e Ulët “Lasgush Poradeci”, në Muzeqinë

  1. Një (1) mësimdhënës klasor me kohë të caktuar , nr. Poz . (07),
  2. Një (1) mësimdhënës klasor me kohë të caktuar (punën e fillon me dt. 10.11.2018), nr. Poz . (08).
  3. Një (1) mësimdhënës i gjeografisë me 7 orë, nr. Poz. (09).

VShkolla fillore dhe e Mesme e Ulët “Skënderbeu”, në Reçak

  1. Një (1) mësimdhënës klasor , nr. Poz . (10).
  1. VIShkolla fillore dhe e Mesme e Ulët “Idriz Ajeti”, në Pjetërshticë
  1. Një (1) mësimdhënës klasor , nr. Poz . (11).

VIIShkolla e Mesme e Lartë Gjimnazi “Naim Frashëri”, në Shtime

  1. Një (1) mësimdhënës i gjuhës angleze me kohë të caktuar me 11 orë, nr. Poz.(12).

VIII Shkolla e Mesme Profesionale, në Shtime

  1. Një (1) mësimdhënës i gjuhës gjermane me 18 orë (8 orë në SHMP, 3 orë në Pjetërshticë dhe 7 orë në Godanc), nr. Poz (13).

-          IX- Institucioni parashkollor “Albiona Asllani” – Shtime

-          Një (1) punëtor teknik Nr. Poz. (14)

Kushtet e punësimit: Për këto vend pune kërkohet përgatitja adekuate profesionale në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Ligjit të Punës nr. 03/L-212 Udhëzimit Administrativ nr. 10/2018 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm nga MASHT, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it dhe Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional nga MASHT.

Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin: Diplomën ose certifikatën e diplomimit nga Fakulteti – kopjen e vërtetuar te noteri, certifikatën e trajnimeve të kryera nëse keni, vërtetimin mbi përvojën e punës nëse keni dhe letërnjoftimin kopje. Për pozitën punëtor teknik Nr. Poz. 14 kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme të lartë.

Dokumentet e pakompletuar nuk do të shqyrtohen.

Aplikacionet për konkurrim merren dhe dorëzohen çdo ditë pune në komunë në katin e tretë në zyre të DKA-së, nr. i zyrës 35 , prej orës 9:00 – 15:00.

Inkurajohen për konkurrim kandidatët e të gjitha përkatësive etnike dhe gjinore. Afati për konkurrim është 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit dhe në tabelën e shpalljeve të Komunës së Shtimes. Konkursi do të jetë i hapur nga data 07. 09. 2018 deri më datë 21. 09. 2018. Po ashtu konkursin mund ta gjeni në web-faqen www.kk.rks-gov.net /shtime/zyrtare ndërsa aplikacionin për punësim mund ta shkarkoni nga linku “Dokumentet Online”.

Në intervistë do të ftohën vetëm ata kandidatë që i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse ose të përafërt.

Për procedurat e rekrutimit (testi me shkrim, intervista me gojë) do të njoftoheni përmes web faqes së komunës.

Këshillë Juridike: Kundër këtij konkursi palët e pakënaqura mund të bëjnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e publikimit, Komisionit për Ankesa.

Drejtori,
Mensur NEZIRI 
________________

Expired

Share

Advertising