Ndërmjetësues në punësim - mentor (50 %) dhe administratë (50 %) - 1 pozitë me orar të plotë
Information
- Publish Date
08.09.2018
- End Date
17.09.2018
- Categories
Administratë | Arsim & Edukim
- Job Places
Mitrovicë
Job Description
Diakonie Kosova
Projekti: Diakonie Qendra Rinore
Shpall konkurs:
Pozita: Ndërmjetësues në punësim- mentor( 50 %) dhe administratë ( 50 %) – 1 pozitë me orar të plotë
Përgjegjesitë:
- Do të krijojë kontakte me kompani të ndryshme private dhe publike, me qëllim dërgimin e kandidateve për punë apo për praktikë
- Monitorimi i kandidatëve – të rinjëve që dërgohen për praktikë tek kompanitë
- Raportimi i rezultateve
- Mbajtja e evidencave për të rinjet – pjesëmarrsit për të gjitha trajnimet të cilat organizohen në qendër
- Kryen te gjitha punët administrative
- Pranon thirrje telefonike, emailet, koorrespodencen
- Drejton zyren duke i siguruar furnizimin me paisje adekuate dhe material për mbështetjen e aktiviteteve
- Raporton projekt koordinatorit të projektit
- Ndihmon projekt koordinatorin për përgatitjen e raporteve te ndryshme
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik, Juridik ose punë sociale
- Përvoja e punës është e preferuar
- Njohja e gjuhës angleze është e obliguar,
- Njohja e gjuhës gjermane - është përparesi
- Patent shoferin
Diakonie Kosova ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet në Kosoves.
Të interesuarit duhet të sjellin: CV me foto, letër motivuese, dokumentet tjera mbeshtetëse (diploma, certifikata trajnimi, referenca ).
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i fundit për aplikim është deri me: 17 Shtator 2018
Aplikacionet mund ti dorëzoni personalisht në adresën: Rr. Arta n.n. Mitrovice, te Minatori edhe në adresën elektronike: administration@dtc-kosova.com
Expired