Log in
X

Company Name

Leasing Solution

Phone Number

Company Place

Prishtinë

ZYRTAR/E PĂ‹R PAJTUESHMĂ‹RI

ZYRTAR/E PĂ‹R PAJTUESHMĂ‹RI

Information

Publish Date

06.09.2018

End Date

15.09.2018

Categories

TĂ« tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Leasing Solution, Adresa: Kroi i Bardhë, Rr. Shefqet Shkupi, OB1, H1, NR.8 info@leasing-solution.com, www.leasing-solution.com

Leasing Solution është Institucion Financiar i Licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, që operon në të gjithë teritorin e Republikës së Kosovës, duke ofruar shërbime të lizingut financiar. Me qëllim të rritjes së efikasitetit në operacione, Leasing Solution shpallë:

KONKURS

ZYRTAR/E PËR PAJTUESHMËRI– PRISHTINË,

PËRGJEGJËSITË:

  • Jep këshilla, përgatit dhe rishikon kontratat, marrëveshjet, format institucionale dhe operacionale si dhe dokumentet e tjera ligjore në pajtim më ligjet në fuqi;
  • Raporton dhe është përgjegjës për procesin e Pajtueshmërisë në Institucion në përputhje më ligjin Nr. 05/L -096;
  • Përgatit këshilla mbi pyetjet ligjore të ndryshme që kanë të bëjnë me çështjet dhe produktet e Institucionit, administrimin dhe menaxhimin, mbështetjen e institucioneve, prokurimin dhe kontratat, si dhe çështje të tjera operacionale;
  • Ofron mbështetje ligjore si dhe udhëzime ligjore për stafin në bazë të kërkesave;
  • Përcjell zhvillimet ligjore në nivelin kombëtar dhe lokal, gjë që ndikon në punën e përditshme të Institucionit, duke përfshirë raportimin për çështjet e pajtueshmërisë;
  • Merr pjesë në zhvillimin e negociatave dhe zgjidhjes së ankesave dhe konflikteve, në rast se kjo kërkohet, si dhe prezanton Institucionin në procedurat juridike, të arbitrazhit apo administrative, në rast se kjo është e nevojshme;
  • Merret me çështjet/përfaqësimet gjyqësore;
  • Realizon detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi;

KUALIFIKIMET:

  • Diplomë universiteti në shkenca juridike;
  • Së paku tri vite përvojë pune;
  • Preferohet të ketë eksperiencë në zbatimin e ligjit në fushën e patundshmërive, kontratave, pagesën e dëmeve, ligjit të punës, përvoja ne ndonjë institucion financiar është shumë e preferuar;
  • Kërkohet njohje e gjuhës angleze;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të raportimit;
  • Fleksibilitet dhe aftësi për punë nën presion si dhe në afat të kufizuar kohor;
  • Aftësi të mira komunikimi, proaktiv dhe energjik;

Ju lutem të dergoni CV- në dhe referencat në e-mail adresën: info@leasing-solution.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. LEASING SOLUTION ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 15/09/2018


Në rast të ndonjë paqartësie gjatë fazës së aplikimit, mund të na kontaktoni info@leasing-solution.com

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook