Log in
X

Company Name

IPKO

Phone Number

+ 381 38 700 700

Company Place

Prishtinë

Inxhinier/e i/e Zhvillimit Strategjik

Inxhinier/e i/e Zhvillimit Strategjik

Information

Publish Date

30.08.2018

End Date

10.10.2018

Categories

Inxhinier

Job Places

Prishtinë

Job Description

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Inxhinier/e i/e Zhvillimit Strategjik

Inxhinieri/ja i/e Zhvillimit Strategjik i raporton Menaxherit të Zhvillimit Strategjik dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
-Hulumton, konceptualizon dhe është në kërkim të mundësive për zgjidhje të reja teknike për teknologjitë/zgjidhjet e ardhshme.
-Ofron ekspertizë për kërkesat e reja për citime dhe vlerësimet pasuese të tenderëve.
-Përcakton, krijon dhe implementon indikatorët kyç të performancës për planifikimin e rrjeteve dhe mirëmbajtjen në përputhje me politikat dhe procedurat.
-Analizon strukturat e abonentëve, identifikon trendet dhe përdor mjetet statistikore për identifikimin e trendeve.
-Ndihmon testet e pranimit të projektimeve për platformat e reja, softuerët dhe karakteristikat (features).
-Prodhon dhe publikon rregullisht raporte dhe rekomandime për zgjidhje dhe koncepte të reja.
-Kryen çdo detyrë/të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

-Shkathtësi në komunikimin verbal dhe me shkrim.
-Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim dhe projektim.
-Aftësi për të negociuar me të tjerët dhe për zgjidhjen e konflikteve, veçanërisht në situata të ndjeshme.
-Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
-Aftësi për të punuar në ekip.
-Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe
-Njohuri në MS Office, gjuhë programuese dhe Linux
-Njohuri të shkëlqyeshme të juhës angleze

Shkollimi i kërkuar: diplome universiteti apo magjistraturë në Telekomunikacion, Shkenca Kompjuterike ose Matematike

Përvoja e kërkuar e punës: Përvojë në biznesin e telekomunikacionit. Min. 3-5 vite.

Vendi i punës: Prishtinë

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Ju lutemi t’i dergoni CV-te tuaja në hr@ipko.com

Poashtu ju lutemi te specifikoni pozitën dhe qytetin për të cilin aplikoni. Afati i fundit për aplikim është 10.10.2018

Expired

Share

Advertising