Log in
X

Company Name

ARTMOTION

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Menaxher Regjional (2), Agjent/e të Shitjes në dyqan (4), Agjent/e të Shitjes dhe Marketingut (D2D – Derë më derë) (6)

Menaxher Regjional (2), Agjent/e të Shitjes në dyqan (4), Agjent/e të Shitjes dhe Marketingut (D2D – Derë më derë) (6)

Information

Publish Date

10.08.2018

End Date

15.08.2018

Categories

Menaxher | Shitje | Marketing

Job Places

Deçan | Gjakovë | Prizren | Rahovec

Job Description

 “Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

 K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës,

  • Menaxher Regjional – 2 pozita;
  • Agjent/e të Shitjes në dyqan – 4 pozita;
  • Agjent/e të Shitjes dhe Marketingut (D2D – Derë më derë) – 6 pozita.

Regjionet: Prizren, Rahovec, Gjakovë dhe Deçan.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur, me Nr. rendor 1, janë:

  • Menaxhon dhe Koordinon punët ne nivel regjional të shitoreve të “Artmotion”,
  • Mbështetë punën nëpër shitore të “Artmotion, të shitësve, zyrtarëve për menaxhimin e llogarive të biznesit dhe të “D2D” Agjentëve dhe distributorëve,
  • Organizon dhe koordinon kampanja të shitjes dhe marketingut në nivel regjional,
  • Kryen punë administrative, aprovimin e pushimeve, raportime për gjendjen e stokut, menaxhimin e stokut,
  • Bashkëpunon së afërmi me Menaxherët përkates, Individual/rezidencial dhe Biznesit në implementimin e strategjise së shitjes,
  • Përgjegjës për arritjen e objektivave dhe planeve në bashkëpunim me departamentet tjera, teknike, financa dhe administratë,
  • Organizimi i kanaleve të shitjes nëpërmjet shitjes direkte dhe indirekte,
  • Plasimi i suksesshëm i kampanjave të marketingut dhe implementimi i ideve të brendshme e deri në ekzekutim,
  • Performon të gjitha punët tjera të deleguara nga Menaxherët përkatës brenda përgjegjesive të veta, etj.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur, me Nr. rendor 2, janë:

  • Proceson Kontrata për klientë rë rinj dhe i proceson për aktivizim,
  • Bënë procesimin e kërkesave të klientëve,
  • Njofton dhe ofron produktet për shërbime klientëve,
  • Përgjigjet të gjithë klientëve në mënyrë efektive për kërkesat e tyre,
  • Proceson dhe regjistron të gjitha pagesat,
  • Përfaqëson në mënyrë të denjë kompaninë dhe vlerat e saj,
  • Komunikon me klientë dhe informon mbikqyrësin dhe kolegët tjerë për çdo kërkesë të klientëve, si në aspektin Teknik, instalime, apo shërbime të kërkuara,
  • Pranon, regjistron dhe arkivon në sistem të gjitha informatat, raporton në baza ditore në lidhje me kontratat e reja, vazhdime të abonimeve dhe kështu ngjashëm,

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur, me Nr. rendor 3, janë:

  • Merret me shitjen në terren të produkteve të “Artmotion”,
  • Lidh kontratat e reja me klientë rezidencial,
  • Mirëmbanë klientët ekzistues,
  • Identifikon objektet dhe lagjet për instalimet e reja,
  • Hulumton tregun dhe konkurrencën,
  • Prezentimi i ofertave për punëtorë të kompanive private dhe publike,
  • Përcjellë tërë procesin e instalimit te klienti deri te kyçja,
  • Përgatitja e të gjitha kontratave që të nënshkruhen nga klientët dhe sigurimin që atyre i është ofruar produkti/shërbimi më i mirë për ata,
  • Komunikimi me klientë dhe informimi i njësive tjera lidhur me probleme teknike direkt apo përmes telefonit/e-mailit,
  • Kryerjen e pagesave përmes bankave,
  • Organizon dhe merr pjesë në promocione të ndryshme të organizuara nga kompania,
  • Sugjeron oferta promocionale në lokacione të caktuara,
  • Raporton ankesat, sugjerimet dhe komentet e klientëve.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universiteti (e preferueshme) dhe/ose Diploma e shkollës së mesme,
  • Përvojë së paku 1 vjeçare në shitje dhe marketing,
  • Aftësi të teknikave të shitjes dhe marketingut,
  • Njohuri teknike në telekomunikacion,
  • Aftësi prezentimi dhe komunikimi,
  • Aftësi të shkrimit të raporteve,
  • Njohuri të Gjuhës Angleze,
  • Patent Shofer – Kategoria B (për pozitën Nr. 1 dhe 3),
  • Aftësi të përdorimit të “Microsoft Office”.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  • CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
  • Letër Motivuese;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes e-mailit - postës elektronike, në: hr@artmotion.net

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 15.08.2018, Ora 16:00h

Expired

Share

Advertising