Log in
X

Company Name

Banka Ekonomike SH.A.

Phone Number

+381 (0) 38 500 500

Company Place

Prishtinë

Menaxher/e i Departamentit për Biznese

Menaxher/e i Departamentit për Biznese

Information

Publish Date

10.08.2018

End Date

17.08.2018

Contact Person

Categories

| Bankë

Job Places

Prishtinë

Job Description

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Menaxher/e i Departamentit për Biznese (1 vend pune)

Zyra Qendrore

Përmbledhje e pozitës:

  • Përgjegjës për rritjen e portfolios dhe profitabilitetin e Departamentit për Biznese;
  • Përgjegjës për përgatitjen e buxhetit për Departamentin e Bizneseve       dhe për të siguruar arritje të rezultateve;
  • Përgjegjës për arritjen e të gjitha objektivave mujore/ vjetore, përfshirë volumet e kredive, kualitetin e portfolios, kartelat, pikat e shitjes (POS), depozitat, të ardhurat nga interesi dhe provizionet, shpenzimet;
  • Ka përgjegjësi të përgatisë dhe të implementojë strategjinë e Departamentit për Biznese si: planifikimin, konceptimin dhe implementimin e planeve të biznesit, strategjinë e shitjes;
  • Planifikon, përcakton objektiva të shitjes, monitoron dhe njofton degët në lidhje me shitjet e Departamentit për Biznese; Identifikon produktet e reja që banka mund t’iu ofroj klientëve në baza profitabile;
  • Siguron margjina profitabile në asete dhe detyrime: menaxhim të duhur të çmimeve preferenciale, aprovon kërkesat për çmime preferenciale nga degët në lidhje me huatë dhe depozitat;
  • Zgjeron bazën e klientëve dhe siguron profitabilitetin e produkteve të Departamentit për Biznese dhe të kërkojë ndryshime kur është e nevojshme;
  • Menaxhon biznesin e degëve në mënyrë që të sigurohet që stafi i shitjes kanë kualifikim të duhur, përvojë dhe aftësi të orientuara drejt shërbimit ndaj klientëve;
  • Punon ngushtë me Departamentin e Marketingut për të identifikuar teknikat më të mira të marketingut për të promovuar dhe shitur produktet;
  • Partner në zhvillimin e politikave të kredisë, procedurat, politikat standarde, format e kredive dhe në marrjen e vendimeve për kredi;
  • Në bashkëpunim me Departamentin e Burimeve Njerëzore, ka përgjegjësi për trajnimin e stafit të vijës së parë të shitjes;
  • Të rrisë pjesëmarrjen në treg, dhe të zhvillojë planet për veprim në mënyrë që të maksimizojë mundësit e reja për zhvillimin e biznesit;
  • Të jetë i përfshirë ngushtë në procesin e miratimit të kredive në përputhje me politikat e riskut;

Kualifikimet:

  • Diplomë në shkencat Ekonomike, Administrim të Biznesit ose Diplomë të ngjashme – preferohet grada Master në Ekonomi ose Administrim Biznesi;
  • Njohuri të detajuara në gamen e produkteve të Bankës;
  • Pesë (5) vite përvojë punë në Bankë në menaxhim të stafit të biznesit/ degës;
  • Aftësi për të marrë iniciativë;
  • Aftësi kompjuterike;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe menaxhimi të kohës;
  • Aftësi lidershipi dhe mbikëqyrjeje;
  • Njohja e gjuhës angleze;

Kompetencat kyçe për Menaxher të Departamentit për Biznese:

  • Të kuptojë biznesin;
  • Integriteti dhe besimi;
  • Zgjidhja e problemeve;
  • Të motivoje të tjerët;
  • Aftësi planifikuese;
  • Shkathtësi strategjike;
  • Fokusimi në Klientë;
  • Delegimi;
  • Të ndërtojë ekipe efektive;
  • Negocimi;
  • Organizimi i punës së stafit;
  • I/e orientuar drejt rezultateve;

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes emailit; hrd@bekonomike.com

Afati i aplikimit është deri më 17 Gusht 2018.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook