Log in
X

Company Name

Buçaj Sh.p.k

Phone Number

+381 (0)38 601 771

Company Place

Lipjan

Merchandiser, Punonjës në depo, Automekanik

Merchandiser, Punonjës në depo, Automekanik

Information

Publish Date

09.08.2018

End Date

17.08.2018

Categories

| Menaxher | Magazinier | Autoservis

Job Places

Prishtinë

Job Description

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitat: Merchandiser, Punonjës në depo, Automekanik;

1)    Merchandiser për regjionin e Prishtinës

Përgjegjësitë për pozitën

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të Korporatës në pikën apo planin e caktuar;
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
  • Kërkon mundësit për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit;
  • Siguroj pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM;
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve kryesore duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
  • Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First In First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme - preferohet të kenë diplomë universitare;
  • E preferuar 1 vit përvojë pune në shitje/merchandising;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të aftë të punojnë në ekip dhe të pavarur.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi të punës ekipore dhe fleksibilitet; 
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të punës nën presion.
  • Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;

2)    Punonjës në depo:

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Kryen shkarkimin e mallit nga kamionët transportues dhe e vendosë mallin në depo;
  • Bën renditjen e mallit sipas programeve;
  • Bën ndarjen e mallit sipas faturave;
  • Ngarkon furgonët me mall sipas orarit për ngarkim;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e depos, brenda dhe jashtë saj;

       Kualifikimet e kërkuar

  • Diplomë e shkollës së mesme, ;
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe punës ekipore;
  • Të kenë aftësi për të punuar në orar fleksibil;

3)    Automekanik

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Kryen veprime rutinore që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve të kompanisë;
  • Bënë diagnostikimin e dëmtimeve teknike, prishjeve dhe bënë ndrrimin ose riparimin e tyre;
  • Kujdeset për kryerjen e servisimeve të rregullta të automjeteve;
  • Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi,testimi, lubrifikimi etj.

Kualifikimet e kërkuara

  • Preferohet diplomë e shkollës së mesme, në lëminë e mekanikës;
  • Minimum 2 vite përvojë pune në lëminë mekanikës;
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe punës ekipore;
  • Të kenë aftësi për të punuar në orar fleksibil;

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke plotësuar aplikacionin e korporatës Buçaj dhe ta dërgojnë përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 09 Gusht 2018 deri më 17 Gusht 2018.

Expired

Share

Advertising