Log in
X

Company Name

Fleur Ami

Phone Number

Company Place

Ndërkombëtare

Menaxher prodhimi (m/f)

Menaxher prodhimi (m/f)

Information

Publish Date

09.08.2018

End Date

23.08.2018

Categories

| Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

A jeni të përkushtuar dhe po kërkoni një sfidë të re?

Kompania jonë dinamike gjithmonë e në rritje, me qendër në Tönisvorst (pranë Düsseldorf) zhvillon dhe shpërndan enë lulesh, vazo dhe sende dekorative tregtarëve me shumicë dhe pakicë (B2B) të sektorit të gjelbërimit, lulëtarisë, dekorimit dhe mobilimit në mbarë botën. Me markën tonë të re "Tingo Living" shiten mobilje dhe aksesorë shtëpie të cilësisë së lartë (B2B & B2C). Të dyja sferat e produktit janë inovative dhe karakterizohen nga veçori unike të shitjes.

Shumicën e produkteve tona ne i zhvillojmë dhe i projektojmë me furnizuesit tanë dhe partnerët e prodhimit brenda dhe jashtë vendit, të cilët prodhojnë ekskluzivisht për ne. Që nga viti 2017, ne kemi filluar me prodhimin tonë edhe në Kosovë. Këtu prodhohen enë lulesh dhe vazo prej materialesh të ndryshme për gamën e produkteve tona. Si prodhues, ne jemi tani në gjendje të prodhojmë artikuj dekorativë, mobilje dhe aksesorë shtëpie për klientët e tjerë në Evropë. Planet tona të mëdha të zgjerimit vazhdojnë të krijojnë sfida të reja. Dhe për këtë ne kemi nevojë për ju!

Menaxher prodhimi (m/f)

Detyrat tuaja

  • Ju do të drejtoni organizimin e prodhimit në fabrikën tonë të re në Prishtinë/Kosovë
  • Ju do të kujdeseni për të gjitha aspektet ekonomike dhe teknike dhe do të jeni përgjegjës për mbarëvajtjen
  • Një nga detyrat tuaja kryesore do të jetë sigurimi i cilësisë dhe i produktivitetit. Prandaj, si pjesë e Procesit tonë të Përmirësimit të Vazhdueshëm (PPV), ju gjithashtu do të analizoni gabimet dhe shkaqet e tyre, do të gjeni zgjidhje dhe kështu do të minimizoni humbjet.
  • Ju do të zhvilloni në mënyrë të pavarur strategjitë në lidhje me rritjen e efikasitetit ose të cilësisë, si dhe uljen e kostos
  • Planifikimi, strukturimi, monitorimi, optimizimi i proceseve të prodhimit dhe të procedurave do të jetë një nga detyrat tuaja kryesore. Gjithashtu, dokumentimi i procedurave dhe proceseve, si dhe masat e vazhdueshme të trajnimit të punonjësve ekzistues dhe atyre të rinj do të jetë një nga detyrat tuaja në formë të përsëritur.
  • Ju do të krijoni plane për angazhimin e personelit, për resurset dhe qarkullimin e materialeve, për të siguruar që të keni gjithmonë aktivizimin efikas të bashkëpunëtorëve, të makinerive dhe të materialeve, duke respektuar edhe afatet kohore për sa më sipër.
  • Monitorimi dhe zbatimi i respektimit të rregullave tona në lidhje me sigurinë në punë, parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e mjedisit

Profili juaj

  • Ju keni të paktën 3 vjet eksperiencë profesionale përkatëse si menaxher prodhimi dhe/ose një diplomë teknike me fokus në teknologjinë prodhuese/përpunuese
  • Është një avantazh nëse ju tashmë keni përvojë të mëparshme në përpunimin e materialeve plastike të përforcuar me fije qelqi, me materialet e përbëra, si dhe teknikat e rafinimit të sipërfaqeve dhe ato të lyerjes.
  • Ju keni një lidership dallues dhe përvojë në drejtimin e bashkëpunëtorëve, si dhe një nivel të lartë empatie
  • Ju keni një pamje të sigurt, një nivel të lartë të aftësive të komunikimit dhe këmbëngulje
  • Ju karakterizon një mënyrë pune e strukturuar, e pavarur dhe e orientuar drejt rezultatit
  • Mendimi analitik dhe mentaliteti "hands-on" i theksuar, e bëjnë të lehtë për ju të zhvilloni vazhdimisht më tej proceset dhe procedurat e prodhimit dhe të jeni një shembull për implementimin e tyre
  • Keni aftësi të mëdha komunikuese në të folur dhe të shkruar, veçanërisht në gjuhën angleze dhe shqipe. Njohuritë e gjuhës gjermane janë një avantazh, por jo domosdoshmëri.
  • Një përdorim rutinë i aplikacioneve të zakonshme të kompjuterit e kompletojnë profilin tuaj; përvojat fillestare me programet e menaxhimit të mallrave dhe modulet e prodhimit janë një avantazh, por jo një domosdoshmëri

Çfarë ju ofrohet...

  • një mjedis pune emocionues me përgjegjësi për një ekip që po rritet shpejt (që nga fillimi para 9 muajsh, aktualisht 20 punonjës prodhimi me 2 turne në departamentin e parë)
  • ndërtimi dhe organizimi i departamentit tonë të dytë të prodhimit për përpunimin e materialeve të përforcuara me fibra qelqi dhe materialeve të përbëra (aktualisht 2 prodhues formash, gjithsej 5 punëtorë që nga korriku 2018)
  • një atmosferë pune e hapur dhe miqësore, në një mjedis modern pune me një atmosferë të këndshme, në një ekip të ri, të motivuar dhe dinamik
  • një vend pune i sigurtë në një kompani të suksesshme, që vepron ndërkombëtarisht dhe me plane të mëtejshme zgjerimi
  • një pagesë tërheqëse dhe sipas performancës

Ne presim me gëzim aplikimin tuaj kreativ, i cili na bind për talentet tuaja! Ju lutemi, dërgoni dokumentet e plota duke dhënë edhe pagën që do të dëshironit, si dhe datën më të hershme të fillimit në një dokument PDF-je tek:

hr@fleur-ami.com
fleur ami GmbH
z. Hd. Frau Hübecker
Höhenhöfe 6
47918 Tönisvorst
www.fleur-ami.com
www.tingo-living.com

Expired

Share

Advertising