Log in
X

Company Name

The Regional Environmental Center (REC) – Office in Kosovo

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Koordinatorit lokal për PLVB/PLVM

Koordinatorit lokal për PLVB/PLVM

Information

Publish Date

07.08.2018

End Date

15.08.2018

Categories

| Të tjera...

Job Places

Gjakovë

Job Description

Konkurs për vend të lirë pune

Planet Lokale të Veprimit në Biodiversitet dhe Mjedis (PLVB/PLVM) janë mjete efektive të dëshmuara, të cilat u ndihmojnë komuniteteve që të ndërmarrin planifikimin mjedisor pjesëmarrës, ndërsa sigurojnë një bazë solide për veprim të mëtejmë të bashkërenduar. Projekti do ta vë në zbatim metodologjinë e PLVM-s në komunen Gjakoves dhe do ta udhëzojë atë për përgatitjen e PLVB/PLVM-s, duke përfituar nga përvoja e REC-ut, e cila është marrë me hartimin e PLVB në 2 komuna dhe hartimin e PLVM-të në 26 komuna të Kosovës dhe si REC qendror në hartimin e ketyre planeve edhe në mbarë Evropën Qendrore dhe Lindore. Bazuar në vlerësimin e përbashkët dhe nevojën për mbrojtje më të mirë të biodiversitetit dhe mjedisit në Kosovë dhe rajon, Projekti do ta nxisë bashkëpunimin midis të gjithë aktorëve dhe grupeve etnike, përmes bashkërendimit të procesit të planifikimit mjedisor lokal.

Qendra Rajonale e Mjedisit në Kosovë do të punojë ngusht me të gjithë akteret në komunen e Gjakoves dhe i fton individët e kualifikuar që t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre për postin e:

Koordinatorit lokal për PLVB/PLVM në komunen e Gjakoves

Përgjegjësitë kryesore:

  • T’i realizojnë veprimet e planifikuara në komunën e Gjakoves përmes një procesi të planifikimit bashkëpunues nga ana e aktorëve lokal;
  • Të veprojnë si katalizatorë në komunën partnere për t’i identifikuar problemet mjedisore prioritare, për t’i gjetur zgjidhjet alternative ndaj këtyre problemeve dhe për t’i përcaktuar veprimet e mundshme përmes një procesi të hapur dhe transparent, në të cilin duhet të përfshihen të gjithë aktorët vendorë relevantë;
  • T’i hapin kanalet e komunikimit dhe ta përmirësojnë bashkëpunimin midis komunës partnere dhe të gjithë akterve të PLVB/PLVM-së, përmes bashkëpunimit/punës ekipore në planifikimin mjedisor;
  • T’i avancojnë kapacitetet e autoriteteve lokale partnere për t’i menaxhuar problemet e tyre mjedisore përmes planifikimit efektiv, bashkëpunimit midis aktorëve të shumtë, vetëdijesimit dhe pjesëmarrjes publike më të madhe, si dhe të ndihmojnë në krijimin e një modeli për mjetet e planifikimit lokal që mund t’i promovojë përmirësimet e ngjashme në Gjakovë;
  • Ta ndihmojnë Menaxherin e Projektit dhe Ekipet teknik/profesionale (ET) si dhe përpjekjet e tij gjatë procesit të hartimit dhe zbatimit të PLVB/PLVM-ve në komunën e caktuar;
  • Të kryejnë detyra të tjera që ndërlidhen me qëllimet e projektit, siç do të delegohen ato nga Menaxheri i Projektit.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Së paku diploma e universitetit (preferohet nga shkencat natyrore ose shoqërore);
  • Së paku dy vjet përvojë profesionale relevante në fushën e zhvillimit dhe/ose planifikimit lokal;
  • Aftësia për të punuar me aktorë të ndryshëm;
  • Shkathtësitë e mira të komunikimit dhe njohuritë e punës me kompjuter;
  • Njohuritë e mira të anglishtes për punë: shkathtësitë në të folur dhe në të shkruar në gjuhën shqipe;
  • Aftësia për të punuar në ekip;
  • Aftësi për të drejtuar makinen për të udhetuar ne teren dhe të marrë pjesë në takimet e rregullta të ekipit të projektit.

Kandidatët e suksesshëm pritet të nisë punën nga data 15 Gusht 2018, ndërsa kontrata e punës është e kufizuar me 4 muaj. Vendi i punës i kandidatit të suksesshëm do të jetë në komunen partnere përkatëse. Gratë dhe grupet e margjinalizuara inkurajohen që të konkurrojnë.

Kandidatët e interesuar duhet ta dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi në gjuhën shqipe apo angleze në info@kos.rec.org para orës 16:00 deri më 14 Gusht 2018. Do të kontaktohen vetëm kandidatët që do të hyjnë në listën e ngushtë.

Expired

Share

Advertising