Log in
X

Company Name

ELMATIC GmbH

Phone Number

+49 / 40 / 229 21 - 304

Company Place

Rajonale

Teknikë servisi për sistemet e ngrohjes, ajrimit, ajrit të kondicionuarTeknikë servisi për kaldajat e ujit të ngrohtë sanitar, Teknikë servisi për impiantet e djegies, Saldator për instalimet e ngrohjes, Parapërgatitës për instalimet e ngro..

Teknikë servisi për sistemet e ngrohjes, ajrimit, ajrit të kondicionuarTeknikë servisi për kaldajat e ujit të ngrohtë sanitar, Teknikë servisi për impiantet e djegies, Saldator për instalimet e ngrohjes, Parapërgatitës për instalimet e ngro..

Information

Publish Date

06.08.2018

End Date

06.09.2018

Categories

Hidroinstalues | Elektricistë | Saldues | Të tjera...

Job Places

Rajonale

Job Description

Ne jemi një grup kompanish të suksesshme në menaxhimin teknik të ndërtesave me mbi 800 punonjës dhe prani në 20 vendndodhje në Gjermani.

Për rritjen tonë të vazhdueshme, ne jemi në kërkim të specialistëve në teknologjinë e ndërtimit (që kanë përfunduar arsimin profesional) nga Kosova dhe me njohuri të gjuhës gjermane, që janë të gatshëm të zhvillojnë njohuritë e tyre të gjermanishtes (mundësisht niveli B1 ose më lart) dhe që të transferohen në Gjermani për një periudhë afatmesme deri në afatgjatë e të punojnë e jetojnë aty. Më konkretisht, ne kërkojmë specialistë nga fushat në vijim:

  1. Teknikë servisi për sistemet e ngrohjes, ajrimit, ajrit të kondicionuar:
    Profili i kërkesave:Njohuri elektrike, njohuri të sistemeve të ngrohjes / ajrimit, njohuri bazë të komandimit / kontrollit (p.sh. teknikë HLK, mekatronikë), minimumi njohuri bazë të gjermanishtes, gatishmëri për të udhëtuar me raste gjatë javës brenda Gjermanisë, patentë për veturë dhe përvojë në vozitje, nivel i përgjithshëm i mirë.
    Detyrat: Ju do të kryeni punimet e mirëmbajtjes dhe servisit (në mbarë Gjermaninë) në sistemet e ngrohjes dhe të ajrimit.
  1. Teknikë servisi për kaldajat e ujit të ngrohtë sanitar:
    Profili i kërkesave:Njohuri elektrike, njohuri instalimi të sistemeve të ngrohjes, njohuri bazë të komandimit / kontrollit (p.sh. mekatronikë), përdorimi i laptopit, njohuri bazë të teknologjisë së të dhënave (p.sh. ngarkimi, shkarkimi, rezervimi), minimumi njohuri bazë të mira të gjermanishtes, gatishmëri për të udhëtuar me raste gjatë javës brenda Gjermanisë, patentë për veturë dhe përvojë në vozitje, nivel i përgjithshëm i mirë.
    Detyrat: Ju do të vini në punë produktet tona (kaldaja të mëdha të ujit të ngrohtë sanitar) në vendin e instalimit (në mbarë Gjermaninë) dhe do të kryeni punimet e mirëmbajtjes dhe servisit. Në këtë punë të gjithanshme (me perspektivë karriere) ju punoni edhe me laptop në sistemin e komandimit, kontrolloni komponentët elektrikë dhe instalimin e tyre dhe vlerësoni hidraulikën e sistemit (p.sh. vëllimet e qarkullimit të ujit).
  1. Teknikë servisi për impiantet e djegies:
    Profili i kërkesave: Njohuri të impianteve të djegies që punojnë me gaz dhe naftë, njohuri elektrike, njohuri bazë të sistemeve të ngrohjes, njohuri bazë të komandimit / kontrollit (p.sh. teknikë HLK, mekatronikë), minimumi njohuri bazë të gjermanishtes, patentë për veturë dhe përvojë në vozitje.
    Detyrat: Ju do të kryeni punimet e mirëmbajtjes, servisit dhe instalimit në impiantet e djegies.
  1. Saldator për instalimet e ngrohjes:
    Profili i kërkesave:Njohuri të mira të saldimit (WIG), njohuri të instalimeve të ngrohjes, njohuri bazë të gjermanishtes, gatishmëri për të udhëtuar gjatë javës brenda Gjermanisë.
    Detyrat: Punët e saldimit në montimin e tubacioneve në mbarë Gjermaninë, saldimet WIG (në anglisht: TIG)
  1. Parapërgatitës për instalimet e ngrohjes:
    Profili i kërkesave:Njohuri të mira të saldimit (WIG), njohuri të instalimeve të ngrohjes, njohuri bazë të gjermanishtes, gatishmëri për të udhëtuar gjatë javës brenda Gjermanisë.
    Detyrat: Punët e personit parapërgatitës në montimin e tubacioneve (leximi i vizatimeve të montimit, parapërgatitja e tubave etj.) në mbarë Gjermaninë.
  1. Teknikë të sistemeve të ftohjes:
    Profili i kërkesave:Shkollim i përfunduar dhe njohuri të mira të teknikës së sistemeve të ftohjes, njohuri elektrike, njohuri bazë të komandimit / kontrollit (p.sh. teknikë HLK, mekatronikë), minimumi njohuri bazë të gjermanishtes, patentë për veturë.
    Detyrat: Ju do të kryeni punimet e mirëmbajtjes, servisit dhe instalimit në sistemet e ftohjes.
  1. Teknikë MSR:
    Profili i kërkesave: shkollim i përfunduar dhe njohuri të mira të teknologjisë së matjes, komandimit dhe kontrollit (p.sh. mekatronikë), njohuri elektrike, njohuri të programimit të teknologjisë së komandimit / kontrollit / drejtimit (DDC), minimumi njohuri bazë të gjermanishtes, patentë për veturë.
    Detyrat: Ju do të kryeni punimet e mirëmbajtjes, servisit dhe instalimit në sistemet e automatizimit të ndërtesave.
  1. Elektricistë industrialë:
    Profili i kërkesave:Deri në 1000 V, montime industriale, aftësi për leximin e skemave të qarqeve, njohuri të mira tëgjermanishtes, jo udhëtime pune.
    Detyrat: Mirëmbajtja dhe montimi i instalimeve elektrike, paneleve të komandimit, elektromotorëve, mekanizmave lëvizës të dyerve.
  1. Elektricist për instalimet e ashensorëve:
    Profili i kërkesave: Shkollim elektrik për tension deri në 1000 V dhe përvojë në riparimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, njohuri të sistemeve të komandimit të ashensorëve, aftësi për leximin e skemave të qarqeve, patentë për veturë dhe përvojë në vozitje, njohuri të mira të gjermanishtes
    Detyrat: Montim/mirëmbajtje ashensorësh (edhe përvojë në instalimet e ashensorëve dhe njohuri të sistemeve të komandimit të ashensorëve, p.sh. Kone, Schindler, Thyssen etj.), jo udhëtime pune.

Ne nuk jemi ndërmjetës, por përkundrazi kërkojmë për punëtorë tanët të përhershëm, për një bashkëpunim afatgjatë. Te ne do të merrni një pagë sipas kushteve të tregut me shumë përfitime shtesë (shpërblim për pushime/Krishtlindje, pagesë dietash etj.) dhe ne ju mbështetim në procedurat e formaliteteve, si p.sh. nxjerrja e lejes së punës dhe gjetja e një banese. Nëse dëshironi, për një periudhë kalimtare ne mund t'ju vëmë në dispozicion një dhomë individuale brenda një banese të përbashkët.

Jeni të lutur të aplikoni duke dërguar CV dhe preferohet përkthimi në gjermanisht, dhe specifikoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni. Preferohet dërgimi me email në (bewerbung@elmatic.de ). Për informacione të tjera mund të telefoni zonjën Melina Terpe në nr. e telefonit +49 / 40 / 229 21 - 304.

                                                                        ELMATIC GmbH

Expired

Share

Advertising