Log in
X

Company Name

Buçaj Sh.p.k

Phone Number

038/606-300, 038/606-400

Company Place

Lipjan

Udhëheqës i Divizionit, Menaxher i Programit të shitjes

Udhëheqës i Divizionit, Menaxher i Programit të shitjes

Information

Publish Date

06.08.2018

End Date

19.08.2018

Categories

| Menaxher | Shitje | Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitat:

Udhëheqës i Divizionit

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Përpilon dhe harmonizon planet e shitjes, objektivat dhe strategjitë e brendeve për tregun e Kosovës në koordinim me prodhuesit;
  • Përcakton planet dhe objektivat për brendet që përfaqësojnë si dhe kanalet e shitjes;
  • Përgjegjës për arritjen e planeve, objektivave dhe zhvillimin e brendeve në nivele të përcaktuara nga prodhuesit dhe Bordi i Drejtorëve;
  • Përcakton aspektin strategjik të aktiviteteve të marketingut të brendeve dhe të artikujve në veçanti;
  • Përcakton indikatorët kyç të performancës për Menaxherët e Programit të Shitjes dhe planin e zhvillimit strategjik dhe operativ të brendeve;
  • Përgjegjës për monitorimin e arritjes së planeve të shitjes dhe objektivave nga Menaxherët e Programit të Shitjes;
  • Përgjegjës për vlerësimin e performancës së Menaxherëve të Programit të Shitjes që i ka nën mbikëqyrje;
  • Në koordinim me Departamentin e Marketingut përcakton aktivitetet mujore të marketingut;
  • Në harmoni me Drejtorin e Shitjes, harton politikat dhe procedurat e punës së Departamentit të Shitjes dhe mbikëqyrë mbarëvajtjen e punës së gjithë forcës shitëse, si dhe Departamentin e Merchandaisingut;
  • Përcakton kushtet e bashkëpunimit me blerësit dhe është përgjegjës për kontraktimin e gjithë blerësve;
  • Mbikëqyr aplikimin e kontratave vjetore nga blerësit;
  • Negocion me prodhues potencial për të lansuar brende te reja në treg;
  • Përgatit planin për lansimin e brendeve të reja, harton strategjinë zhvillimore për këto brende (planin e shitjes, objektivat, mënyrën e lansimit, aktivitetet që duhet të ndërmerren ,etj.);
  • Formon, trajnon dhe përgatit ekipin për punën me brende të reja;
  • Përpilon planet dhe aktivitete të detajuara për shitje në periudha të veçanta kohore (p.sh.: periudha e fundvitit, festa e ndryshme, etj.);
  • Mbikëqyrë dhe mban nën kontroll pjesën e pagesave nga blerësit (limitet , afatet e pagesave, etj);
  • Aprovon dhe mbikëqyr aktivitetet e marketingut (mbarëvajtjen e tyre, efektet, arsyeshmërinë);
  • Mban nën kontroll stoqet e brendeve dhe afatet e produkteve në treg;
  • Në koordinim me Departamentin të Analizave të Shitjes përcakton raporte të nevojshme dhe standarde;
  • Prezanton dhe përfaqëson Korporatën në nivele të ndryshme te përfaqësimeve (me prodhues të ndryshëm poashtu edhe me partner të brendshëm);
  • Motivon dhe menaxhon të gjithë Menaxherët e Programit të Shitjes të divizionit përkatës;
  • Raporton tek Drejtori i Shitjes në baza të rregullta, për realizimin e planeve, detyrave dhe zhvillimin e brendeve;
  • Organizon dhe ri-organizon departamente të veçanta sipas nevojës së përshtatjes së tregut (si: komercialen, merchandising, etj.);
  • Është Pjesëmarrës në procesin e rekrutimit së punëtorëve në Departamentin e Shitjes;
  • Obligohet të kujdeset për dukjen personale ( I rruar, nënqethur, veshje elegante)
  • Obligohet ti përmbahet rendit shtëpiak;
  • Ruan sekretet afariste të kompanisë(numri i blerësve, qarkullimi, fitimi, rrogat, mënyrën e organizimit, të dhëna që lidhen me vendin e punës, etj.)
  • Kryen edhe punë të tjera sipas urdhëresës së Drejtorit të Shitjes apo të mbikqyrësve të tjerë ndaj të cilëve njëherit është edhe përgjegjës për punën e tij.

   Kualifikimet e kërkuara:

  • Të jetë i diplomuar në fakultetin ekonomik, drejtimi administrim biznesi, menaxhment apo në fusha tjera relevante;
  • Të posedojë aftësi udhëheqëse dhe të jetë analist i mirë;
  • Fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndërrimet eventuale në treg;
  • Të jetë energjik, të ketë iniciativë dhe kreativitet duke ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës;
  • Të posedoj aftësi të mira interpersonale;
  • E domosdoshme njohja e Gjuhës Angleze, si në të shkruar ashtu edhe në të folur. Njohja e gjuhës serbo-kroate është përparësi;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në aplikacionet e MS Office. 

 

Menaxher i Programit të shitjes

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Menaxhon, organizon dhe siguron efikasitetin e tërë procesit të punës në fushën e programit të caktuar të shitjes;
  • Përcakton kriteret për distribuim të mallit;
  • Menaxhon stafin dhe përcakton planin e shitjes;
  • Përcjellë balancën e domosdoshme mes dinamikës së furnizimeve- shitjes-stoqeve;
  • Analizon prezencën e produkteve në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun);
  • Si dhe detyra tjera sipas kërkesës.       

Kualifikimet e kërkuara:

  • Preferohet shkollim i lartë / diplomë;
  • Të ketë njohuri të avancuar kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Të jetë fleksibil dhe t'u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve
  • Njohja e gjuhës angleze e obligueshme si dhe njohja e gjuhës serbo-kroate është përparësi;
  • Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil.                                                                   

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 06 Gusht 2018 deri me 19 Gusht 2018.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook