Log in
X

Company Name

Syri i Vizionit

Phone Number

0038139423240

Company Place

Pejë

Agjenci marketingu/kreative për realizimin e kampanjës së “Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna”

Agjenci marketingu/kreative për realizimin e kampanjës së “Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna”

Information

Publish Date

06.08.2018

End Date

20.08.2018

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Termat e Referencës

Numri i referencës: RFQ/2018/KS/022

Agjenci marketingu/kreative për realizimin e kampanjës së “Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna”

Organizata Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale në Shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët që nga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në Regjionin e Pejës.

Përgjatë viteve të fundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Save the Children në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, Volkshilfe Solidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj.

Informata të përgjithshme

Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children zyra në Kosovë, tash e pesë vite është duke punuar në programe mbi monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, që kanë për qëllim respektimin e Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, dhe fuqizimin e mekanizmave në parandalimit të dhunës, ndëshkimit trupor.

Në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen- Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, do të realizohet fushata vetëdijësuese e ndërgjegjesuese mbi pasojat e dhunës ndaj fëmijëve dhe Ndëshkimit trupor si dhe draft Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës.

Materialet e fushatës duhet jenë kreative, lehtë të kuptueshme dhe me mesazh të qartë, qoftë për fëmijët, prindërit, institucionet dhe gjithë shoqërinë duke i përfshirë edhe mediat duke sensibilizuar gjithë shoqërinë që dhuna dhe ndëshkimi trupor ndaj fëmijëve është i pa pranueshëm dhe qe duhet denoncuar tek institucionet përgjegjëse.

  1. Qëllimi

Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një agjenci/ kompani marketingu/kreative (“Agjencia/ Kompania”) për realizimin e kampanjës vetëdijësuese për periudhën (Shtator 2018 - Shtator2019), mbi ndalimin e ndëshkimit trupor dhe dhunës ndaj fëmijëve. Me qëllim të ngritjes së vetëdijes së institucioneve dhe gjithë shoqërisë mbi pasojat që shkakton dhuna dhe ndëshkimi trupor ndaj fëmijëve dhe promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës duke rritur përgjegjësin institucional në krijimin dhe fuqizimin e mekanizmave ligjor në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe ndëshkimi trupor në çdo ambient.

Oferta e Kompanisë

Agjencia/Kompania e marketingut duhet të dorëzojë ofertën e saj financiare dhe metodologjinë e punës në realizimin e materialeve dhe realizimin e fushatës duke u bazuar në materialet e cekura në tabelë (Aneksi A):

  1. Syri i Vizionit është përgjegjëse për:
  • Ndarjen e planit të strategjisë me Agjencinë/Kompaninë me qasje të shpejtë në të gjithë materialin përkatës të tematikës së mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve dhe akterët tjerë;
  • Sigurimin e informata specifike për t'u përfshirë në secilin aktivitet;
  • Sigurimin i informatave në kohë për çdo kërkesë të Agjencisë lidhur me një aktivitet/program pune/publikim;
  • Miratimin e të gjitha produkteve të prodhuara Agjencia para lëshimit të tyre;
  • Të drejtën autoriale dhe shpërndarjen e materialeve/resurseve të krijuara nga Agjencia nëse është e nevojshme.
  1. Specifikat e Agjencisë/Kompanisë:

Agjencia/Kompania do të:

  • Jetë një agjenci/Kompani kombëtare marketingut/kreative me reputacion dhe ekspertizë të dëshmueshme në ofrimin e shërbimeve të specifikuara në këto Terma të Referencës;
  • Ketë përvojë të dëshmueshme në sigurimin e materialeve të cilësisë së lartë, të përshtatshme në aspektin kulturor në gjuhën shqipe dhe serbe si dhe në prodhimin e materialeve të cilat janë të përshtatshme për të gjithë qytetarët që kanë shkathtësi të kufizuar/ janë analfabetë e nëse kërkohet edhe në gjuhe të tjera përpos gjuhëve zyrtare;
  • Përvoja e mëparshme në zhvillimin e mesazheve dhe materialeve me përmbajtje sociale ose arsimore, është një aset;
  • Demonstrojë se burimet njerëzore me përvojë mund të mobilizohen sipas nevojave (stafi i brendshëm dhe rrjeti i konsulentëve);
  • Përvojë të dëshmueshme në fushatat M&V dhe përmbajtjet shoqërore e arsimore;
  • Përvojë të dëshmueshme në sigurimin që fushatat të janë të ndjeshme në aspektin gjinor dhe etnik;
  • Punojë në mënyrë efektive për afate të shkurtra;
  • Mos përdorë materiale të mbrojtura me të drejtë autori;
  1. Kohëzgjatja e Kontratës

Agjencia/Kompania do të kontraktohet përmes një kontrate të veçantë me SiV, për të ofruar shërbime sipas aneksit A, për periudhën (01 Shtator 2018 - 31 Shtator 2019) në marrëveshje me Agjencinë / Kompaninë.

  1. Aranzhimet kontraktuale dhe mbikëqyrja

Agjencia/Kompania e marketingut do të kontraktohet sipas kushteve të Syri i Vizionit vetëm për qëllim të ofrimit të shërbimeve sipas Anexi A dhe do të mbikëqyret nga Udhëheqësi i projektit dhe tematikes së mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes më të drejtat e tyre, si dhe përgjegjësi për komunikim nga Syri i Vizionit dhe Save the Children zyra në Kosovë.

  1. Procedura e Aplikimit

Agjencia/Kompania e marketingut duhet të dorëzojnë:

- Metodologjinë e shkurtër të punës për realizimin e materialeve te përcaktuar në tabelën Anex A (jo me shumë se 2 faqe A4, duke ilustruar edhe idenë e dizajnit te materialeve dhe kampanjës se planifikuar, ku target grup janë fëmijët nga mosha 0-18 vjeç dhe prindërit).

-Tabela Anex A e plotësuar nga kompania pa ndërhy ne përmbajtje vetëm duke plotësuar të dhënat që kërkohen (çmimin për secilin produkt);

- Kopjet fizike të mostrave (shembuj) për produkte të shtypura më parë (poster A4 në ngjyrë, broshura 2 shembuj, TV spot ne CD).

- Lista dhe CV-të e personelit kyç të propozuar për realizimin e fushatës, duke theksuar kualifikimet dhe përvojën në fushata të ngjashme;

- Metodologjinë e planit të monitorimit dhe vlerësimi të rezultateve të pritura të fushatës;

- Referencat e punës (të paktën 3).

- Propozimi financiar pa TVSH (duke u bazuar në tabelën Anex A)

- Aplikimet (propozimet teknike dhe financiare se bashku me mostrat e produkteve) pranohen vetëm në formë fizike përmes postës.

Treguesit e performancës për vlerësimin e rezultateve do të bazohen në Kriteret si në vijim:

A)    KRITERET THEMELORE:Të gjithë ofertuesit duhet t’i përmbushin kriteret themelore

Kriteret

Po/Jo

  • Propozimi teknik i ofertuesit për metodologjinë e zhvillimit dhe para-testimit të materialeve

 

  • Oferta financiare e ofertuesit dhe konfirmimi i përshtatshmërisë së Ofertuesit me Kushtet e Tenderit (nën Përgjigjja e Tenderuesit ndaj Tenderit)

 

  • Regjistrimi i ofertuesit në shtet / Përshtatshmëria profesionale

Ofroni: 1. Kopjen e Certifikatës se Regjistrimit, përfshirë edhe informatat për biznesin;

             2: Kopjen e Certifikatës së Numrit Fiskal

             3: Kopjen e Certifikatës TVSH

 

     Ofroni: Minimum 3 referenca. Përvoja e mëparshme me organizatat ndërkombëtare /OJQ-të është një përparësi.

 

  • Përvoja e stafit në zhvillimin e spoteve televizive, radio porosive, porosive në Facebook, projektimin, paraqitjen dhe shtypjen e produkteve në versione të shumë gjuhëve - M&V të mbulimit të popullatës
  • Ofruesi i Shërbimeve duhet të propozojë strukturën dhe përbërjen e ekipit që do t'i dedikohet fushatës "Ndalimi i Ndëshkimit Trupor", si dhe CV-të.

 

 B)    KRITERET E PREFERUARA dhe KOMERCIALE

Kriteret

Pikët

  • CV të udhëheqësit të ekipit dhe stafit me eksperiencë që do të angazhohen

5

  • Metodologjia e planit të monitorimit

5

  • Propozimi teknik i ofertuesit për metodologjinë e zhvillimit të fushatës. Subjekti i fushatës duhet të jetë ngritja e vetëdijes për ndalimin e ndëshkimit trupor dhe krijimi i një mjedisi për zero tolerancë.

10

  • Cilësia e dizajnit, paraqitjes dhe shtypjes së produkteve

(ofroni një minimum prej 3 produkteve të mostrës - TV Spot (në CD), broshura, posterë dhe/ose raporte) Vërejtje: Ofrimi i më shumë se një shembulli është një përparësi

20

  • Çmimet e ofertuesit

    60

 

Oferta duhet të dërgohen përmes postës:

OJQ “Syri i Vizionit”, Adresa: Isa Demaj 14, 30000 Pejë-Kosovë, NRF 600238077, NRB 5101044-2, Nr TVSH 330148892.

Afati i fundit për aplikim, datë 20 Gusht 2018 ( E Hënë), ora:17:00.

Vetëm Agjencia/Kompania e marketingut e suksesshëm do të ftohen.

Për informata shtesë mbi procedurat e aplikimit mund të na kontaktoni përmes e-mail në: info@syriivizionit.org, ose vlora.latifi@syriivizionit.org; apo ne tel. 039 423 240.

Share

Advertising
Advertising
Facebook