Log in
X

Company Name

UBO Consulting

Phone Number

38225582

Company Place

Prishtinë

Anketues

Anketues

Information

Publish Date

02.08.2018

End Date

10.08.2018

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Rreth kompanisë

UBO Consulting është themeluar ne vitin 2001 dhe është një prej kompanive lidere në tregun e hulumtimeve të tregut dhe hulumtimeve sociale në Kosovë. Kompania ka mbi 30 persona të punësuar me orar të plotë si dhe mbi 15 ekspertë të jashtëm.

Vendet e lira të punës

UBO Consulting është në kërkim të anketuesve për punë me orar të plotë (40 orë në javë). Varësisht prej vendbanimit të tyre, anketuesit do të jenë përgjegjës për realizimin e anketave në një prej 7 qendrave kryesore të Kosovës (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë) dhe komunave përreth. Përpos realizimit të anketave, anketusit do të jenë përgjegjës edhe për koordinim të aktiviteteve tjera të kompanisë në regjionet ku ata punojnë.

PËRGJEGJËSITË - Të punësuarit do të jenë përgjigjes për të mëposhtmet:

  • Pilotimi i instrumenteve (pyetësorëve/udhëzuesve) të hulumtimeve
  • Pjesëmarrja në trajnim të anketuesve (të organizuar në Prishtinë)
  • Rekrutimi i pjesëmarrësve për fokus grupe
  • Administrimi i pyetësorëve/realizimi i anketave me qytetarë, biznese dhe institucione në komuna të ndryshme përmes metodës të kompjuterizuar CAPI (me tablet) apo PAPI (me letër)
  • Komunikimi i rregullt me mbikëqyrësit
  • Bashkëpunimi me mbikëqyrësit për kontrollë të anketave të realizuara
  • Organizimi logjistik i fokus grupeve

KUALIFIKIMI - Aftësitë e nevojshme:

  • T’i ketë studimet Bachelor të përfunduara apo të jetë student/e i/e vitit të fundit
  • Posedimi i patentë shoferit (kategoria B)
  • Preferohet eksperiencë e mëhershme me hulumtime
  • Të mos jetë anëtar/e e ndonjë partie politike
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Gatishmëri për të udhëtuar dhe punuar në vise rurale (fshatra)
  • Njohuria e gjuhës serbe dhe/apo turke preferohet

BENEFITET:

Përpos pagës fikse mujore si punëtorë me orar të plotë, UBO Consulting do të investoj edhe në ngritjen e kapaciteteve të të punësuarve në fushat e mëposhtme:

  • Menaxhimi i projekteve
  • Metodologjitë për mbledhje të të dhënave
  • Operimi në terren
  • Konceptet e pastrimit dhe analizës të të dhënave, etj.

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaj me titull “Aplikim për anketues/e” në email adresën recruitment@uboconsulting.com deri me datën 10 Gusht, 2018.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook