Log in
X

Company Name

N.T Liridoni

Phone Number

+381 38 600 501

Company Place

Prishtinë

Merchandaiser, Promotere

Merchandaiser, Promotere

Information

Publish Date

02.08.2018

End Date

16.08.2018

Categories

Shitje

Job Places

Prishtinë

Job Description

N.T Liridoni shpallë konkurs për pozitën: (1) Merchandaiser Prishtinë (1) Promotere-Prishtinë

Detyrat kryesore Merchandaiser:

  • Përgjegjës për ekspozimin dominues të produkteve të caktuara, dukshmërinë maksimale, hapësirën e produkteve në rafte, mbajtjen e kontakteve të rregullta me blerësit, mbajtjen e kontakteve me klientë, etj;
  • Përgjegjës për kontrollimin e stokut, dhe datat e skadimit të produkteve;
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet, mban freskinë e produkteve, duke aplikuar rotacion strikt dhe i përmbahet standardeve të temperaturës.
  • Të arrijë ekspozim dominues për produktet e brendit duke maksimizuar dukshmërinë dhe hapësirën e produkteve në rafte;
  • Të stimuloj vëmendjen e konsumatorëve për produktet e brendit, brenda territorit të definuar përmes pozicionimit të përshtatshëm dhe ekspozimit të produkteve;
  • Zhvillimi i vazhdueshëm i aftësive personale dhe teknikave të prezantimit;
  • Krijon raporte profesionale me punëtorët në pikat e shitjes;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme. Diploma universitare në fushën e Marketingut është përparësi;
  • E preferuar 1 vit përvojë pune në shitje/merchandising në industrinë ushqimore;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të ketë njohuri bazë të brendeve të kompanisë;
  • Të ketë imazh profesional, dhe sjellje korrekte;
  • Të jetë i/e gatshme të punojë në presion, dhe me orar fleksibil.
  • Kandidatet e gjinisë femërore kanë përparësi.

Detyrat kryesorePromotere:

  • Prezantimi i produkteve gjatë aktiviteteve promocionale;
  • Promovimi dhe shitja e produkteve te ndryshme për firmën;
  • Të informojë konsumatorët rreth fushatës së promocionit;
  • Të informojë konsumatorët për produktet, përmbajtjen, cilësinë;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • E preferuar 1 vit përvojë pune në promocion/shitje në industrinë ushqimore;
  • Të ketë njohuri bazë të brendeve të kompanisë;
  • Të ketë imazh profesional, dhe sjellje korrekte;
  • Të jetë i/e gatshme të punojë në presion, dhe me orar fleksibil.

CV-të tuaja mund t’i dorëzoni në këtë adresë: hr@liridoni-kos.com , të ceket ne Cv pozita dhe vendi për të cilin aplikoni.

Konkursi do jetë i hapur deri më datën 16.08.2018 Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Expired

Share

Advertising