Log in
X

Company Name

Institucioni Parashkollor 'Shkronjat

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Motër edukatore për moshën 0-3 vjeç (zëvendësim)

Motër edukatore për moshën 0-3 vjeç (zëvendësim)

Information

Publish Date

02.08.2018

End Date

17.08.2018

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), IP “Shkronjat” – Prishtinë shpall;

KONKURS I JASHTËZAKONSHËM PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Pozita: Motër edukatore për moshën 0-3 vjeç (zëvendësim)

Orarë i plotë.

I. Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:
- Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Institucion Parashkollor, lagjia Arbëria, afer Komunës së re)

- Rezymeja personale (CV).

- Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).

- Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri. Diploma ose certifikata duhet te përcaktojë qartë notën mesatare.

II. Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kadidateve:

Kriteret e kualifikimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT, përkatësisht UA. nr. 06/2015, neni 3, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm

- Fakulteti i edukimit-programi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç

- Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi infermiere edukatore

- Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi i pediatrisë

- Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi mami

- Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme

Kandidatët e pakualifikuar sipas këtij UA. nuk do të merren në shqyrtim.

Në rast të plotësimit kushteve dhe kritereve ligjore nga ana e kandidatëve prej 3 e më shumë, të renditura sipas prioriteteve të bazuara në II të këtij konkursi, nuk do të vazhdohet me kandidatë të tjerë për zhvillimin e procedurave të mëtutjeshme.

Sqarime shtesë:

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Për intervistë do të ftohet kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore dhe kriteret e përcaktuara si më lartë.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit me: 02.08.2018 deri më datën 17.08.2018

Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit, duke filluar nga data e publikimit me : 02.08.2018 deri me datë 17.08.2018

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Institucion Parashkollor 'Shkronjat", nga ora 09:00 - 15:00.

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Adresa:

Rr. Radovan Zogoviq nr.10
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook