Log in
X

Company Name

APPK - Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë

Phone Number

+38338243474

Company Place

Prishtinë

Këshilltar/e Profesional/e për Riintegrim Ekonomik

Këshilltar/e Profesional/e për Riintegrim Ekonomik

Information

Publish Date

30.07.2018

End Date

13.08.2018

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

APPK-Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë është Organizatë Joqeveritare, është lidere në fushën e integrimit socio-ekonomik dhe ngritjes së kapaciteteve të grupeve të ndryshme synuese, duke siguruar qëndrueshmërinë e tyre socio-ekonomike dhe avancimin profesional, me qëllim të ndikimit në zhvillimin ekonomik dhe stabilizimin e përgjithshëm të komunitetit.

APPK, gjendet në fazën e përgatitjes për të filluar implementimin e një projekti për komponentën e riintegrimit ekonomik të kthyerve, në porosi nga CaCH(Caritasi Zviceran) dhe DRPR (Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar). Me qëllim të realizimet të këtij projekti, APPK shpallë konkurs për:

Këshilltar/e Profesional/e për Riintegrim Ekonomik

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Këshillimi dhe profilizimi i punëkërkuesve nga grupi i të kthyerve;
  • Analiza e tregut të punës, në kontekst të integrimit ekonomik të kthyerve;
  • Ndërmjetësimi dhe aplikim i MAP (Masave Aktive të Punësimit);
  • Zhvillimi, funksionalizimi dhe monitorimi i marrëveshjeve me palët e interesit në projekt, në kontekst të MAP-it.
  • Koordinimi i aktiviteteve në raport me ekipin e projektit, përfituesit, partnerët dhe donatorin.
  • Regjistrimi i të gjitha aktivitete përkatëse në format që i kërkon projekti, si baza e të dhënave dhe format tjera.
  • Raportimi te koordinatori i projektit për të gjitha aktivitetet dhe implementimin e projektit;

Kualifikimi, përvoja dhe të tjerat:

  • Diplomë e nivelit Bachelor në Ekonomik, Shkenca Sociale apo të ngjashme;
  • Së paku tri vite përvojë pune në këshillim, implementim të projekteve të natyrës së integrimit ekonomik, përkrahjes së punësimit, kualifikimeve, trajnimeve si dhe zhvillimit të resurseve njerëzore;
  • Përvojë në komunikim me palë të ndryshme të interesit;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe prezantimit;
  • Gatishmëri për punë në ekip, angazhim të vazhdueshëm në teren si dhe për punë nën presion të kohës dhe afateve që kërkohen nga projekti;
  • Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës Shqipe dhe Angleze në të folur dhe në të shkruar. Njohja e gjuhës Gjermane është e dëshirueshme.
  • Posedim i patentë shoferit, Kategoria B;
  • Posedim i automjetit personal për përdorim në operativën e projektit, me shpenzime tërësishtë të mbuluara nga projekti.

Ju mirëpret

Një staf me përvojë shumëvjeçare, një atmosferë e shkëlqyeshme pune, kolegijialitet dhe respekt, kushte të mira pune, të ardhura mbi mesataren aktuale në Kosovë, me fillim nga data 01.09.2018, punë provuese tremujore, një angazhim të definuar dy vjeçar me mundësi vazhdimi.

Aplikimi

Aplikimi bëhet përmes postës elektronike në adresën hr@appk.org, me subjekt “Këshilltar/e Profesional/e për Riintegrim Ekonomik” më së largu deri me 13.08.2018, në ora 16.00, duke dorëzuar në formatin PDF: CV-në (formati Europass), letrën motivuese dhe dokumentet tjera shtesë të cilat e kompletojnë profilin e juaj profesional.

Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Expired

Share

Advertising