Log in
X

Company Name

APPK - Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë

Phone Number

+38338243474

Company Place

Prishtinë

Asistent/e i/e projekteve

Asistent/e i/e projekteve

Information

Publish Date

30.07.2018

End Date

13.08.2018

Categories

| Administratë

Job Places

Prishtinë

Job Description

APPK-Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë është Organizatë Joqeveritare, lidere në fushën e integrimit socio-ekonomik dhe ngritjes së kapaciteteve të grupeve të ndryshme synuese, duke siguruar qëndrueshmërinë e tyre socio-ekonomike dhe avancimin profesional, me qëllim të ndikimit në zhvillimin ekonomik dhe stabilizimin e përgjithshëm të komunitetit.

APPK është në fazën e implementimit të disa projekteve që kanë të bëjnë me përkrahjen e riintegrimit ekonomik të grupeve të caktuara, si të kthyerit, apo në kudër të mobiltetit të fuqisë së kualifikuar punëtore. Për këtë qëllim, APPK shpallë konkurs për:

Asistent/e i/e Projekteve

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Mbështet koordinatorët dhe zyrtarët e projekteve gjatë implementimit të projekteve me qëllim të arritjes së rezultateve (komunikim me donatorët, partnerët dhe përfituesit e projekteve; përgatitjen e kontratave dhe marrëveshjeve si dhe monitorimi i zbatimit të tyre, organizim i aktiviteteve si dhe punë tjera administrative);
  • Bënë aranzhimet logjistike me qëllim të zbatimit të shpejtë dhe efektiv të aktiviteteve të projekteve;
  • Mban minutat e takimeve dhe aktiviteteve të projekteve;
  • Mbështet arkivimin e dokumenteve të financave, prokurimit dhe dokumenteve tjera administrative të projekteve;
  • Është përgjegjës/e për përcjelljen e vazhdueshme të implementimit të aktiviteteve, çështjeve administrative në përgjithësi, të tilla si regjistrimi i dosjeve dhe mirëmbajtja e të dhënave dhe dosjeve të projekteve;
  • Mbështet koordinatorët e projekteve në përgatitjen e raporteve narrative dhe financiare.

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Diplomë e nivelit Bachelor në Ekonomik, Shkenca Sociale apo të ngjashme;
  • Së paku tri vite përvojë pune në asistimin e realizimeve të projekteve për integrim ekonomik, përkrahjes së punësimit, kualifikimeve, trajnimeve si dhe zhvillimit të resurseve njerëzore;
  • Përvojë në komunikim me palë të ndryshme të interesit;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe prezantimit;
  • Gatishmëri për punë në ekip, angazhime të herëpashershme edhe në teren si dhe për punë nën presion të kohës dhe afateve që kërkohen nga projektet;
  • Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës Shqipe dhe Angleze në të folur dhe në të shkruar. Njohja e gjuhës Gjermane është e dëshirueshme.
  • Njohje e mirë e punës me kompjuter, veçanërisht e pakos së MS Office (Power point, Word dhe Excel)

Ju mirëpret

Një staf me përvojë shumëvjeçare, një atmosferë e shkëlqyeshme pune, kolegijialitet dhe respekt, kushte të mira pune, të ardhura mbi mesataren aktuale në Kosovë, me fillim nga data 01.09.2018, punë provuese tremujore dhe një angazhim të definuar dy vjeçar me mundësi vazhdimi.

Aplikimi

Aplikimi bëhet përmes postës elektronike në adresën hr@appk.org, me subjekt “Asistent/e i/e Projekteve” më së largu deri me 13.08.2018, në ora 16.00, duke dorëzuar në formatin PDF: CV-në (formati Europass), letrën motivuese dhe dokumentet tjera shtesë të cilat e kompletojnë profilin e juaj profesional.

Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Expired

Share

Advertising