Log in
X

Company Name

ARSEKO Construction sh.p.k

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Menaxher i Projektit/ Udhehqës Kryesor i Projektit

Menaxher i Projektit/ Udhehqës Kryesor i Projektit

Information

Publish Date

07.05.2018

End Date

18.05.2018

Categories

Inxhinier | Ndërtimtari

Job Places

Prishtinë

Job Description

K O N K U R S   P U N E

ARSEKO sh.p.k. kërkon Menaxher Projektesh-Inxhinierë të talentuar të cilët kanë eksperiencë, pasion dhe krativitet në punë, nëse ju i posedoni të gjitha këto, kjo pozitë është për ju.

ARSEKO sh.p.k. është kompani ndërtimore dhe gjithashtu Investitor i kompleksit Arseko, kompleks ky në realizim e sipër. Stafi profesional dhe vizioni i qartë, kanë berë që Arseko të hyjë fuqishëm në tregun Kosovar. Bashkohu me ne për një karrier të suksesshme! 

Vëndi i lirë i punës :

Pozita: Menagjer i Projektit/ Udhehqës Kryesor i Projektit

Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Përgjithshëm, kryen keto punë:

DETYRAT E PUNËS:

  • Është përgjegjës për realizimin e Projektit, kryen të gjitha veprimet e nevojshme për realizimin e projektit sipas standardeve të ndërtimit dhe dinamikës së paraparë
  • Zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të Inxhinierisë, në përputhje të plotë me rregulloren dhe detyrat e punes;
  • Organizimin dhe kryrjen e te gjitha obligimeve qe kanë te bejne me Departamentin e Inxhinjeringut;
  • Drejton dhe menaxhon stafin e Inxhinierik të Projektit për zbatimin e punimeve, drejton dhe kontrollon aktivitetet e punimeve të nënkontraktorëve, furnitorëve dhe palëve tjera të përfshira në projekt;
  • Përgatitë raport ditor, javore si dhe mujore ku regjistron te gjithë problematiken e zhvillimit te punimeve ne punishte për Drejtorin dhe Investirorët;
  • Hartimin e propozim-planit/planit dinamik javor/mujor per mbarvajtjen e zhvillimit te punimeve ne punishtë dhe merr masa për zbatimin e tij sipas planifikit të aprovuar;
  • Ndihmon ne përzgjedhjen dhe kërkesat për materiale ne kantier;
  • Është përgjegjës për gjithë dokumentacionin tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, librezë masash, situacione, akte piketime e kontrolli etj;
  • Mbikëqyr kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në punishte, si dhe sigurohet se te gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores se kompanisë, ligjit të ndërtimit dhe ligjit mbi masat mbrojtese ne punë për të gjithë pjesmarrësit në projekt;
  • Përgatite raporte te detajuara, si dhe detyrat tjera qe do ti ngarkohen, koordinon aktivitetet me të gjitha palët e përfshira në projekt etj.

KUALIFIKIMET: Së paku, Inxhinier i diplomuar ose Master i Ndertimtarisë/Arkitektures

EKPERIENCA: Së paku, 7 vite eksperience në fushen përkatëse, veqanërisht në udhëheqje të projekteve Banesore afarsite,

KRITERET E PËRZGJEDHJES:

Aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimi, njohës i/e mirë i menaxhmentit inxhinierik dhe të projekteve i gatshëm të marrë përgjegjesi, të shtyejë proceset përpara, të marrë vendime në situata të caktuara, të jetë i besueshëm, bashkëpunues dhe korrekt.

Njohja e gjuhës Angleze, Serbo-Kroate është përparësi

Patentë shoferi, kategoria B.

APLIKIMI:

-  Kandidatet e interesuar për aplikim duhet të dorëzojnë:

  • CV_in (bashklidhur edhe një foto);
  • Letër motivuse;
  • Së paku dy referenca;
  • Dëshmi të përfundimit të studimeve. 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

-  Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur;

-  Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'u nënshtrohen testimit dhe intervistimit;

-  Aplikimi pranohet vetëm për mes email_it:  arseko.shpk@gmail.com ; dhe kontaktit: 049-879 600

Data e fundit per aplikim është (e premte), 18/05/2018.

Expired

Advertising
Advertising
Facebook